Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe vizitën që kishte bërë në SHBA, bashkë me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin. “Kam shkuar në Washngton me Albnin dhe Shpendin”, ka thënë Krasniqi. “Ajo ishte hera e parë, pas 20 vjet angazhimi politik, që u ndjeva krenar që jam shqiptar. Bisedat që i kanë bërë me lider. Të gjitha ato. Të gjithë liderët e Kosovës kur shkojnë nuk thonë asgjë, vetëm faleminderit që na keni ndihmuar dhe asgjë tjetër” “Kur kanë ardhur…
Author: almakos
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për Pressing në T7, ka treguar se si është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe çfarë raportesh kishte me liderin e VV’së, Albin Kurti.Krasniqi thotë se po e deklaron për herë të parë se e ka financuar Vetëvendosjen për rreth tri vjet para se ajo të hynte në Kuvendin e Kosovës. “Për cdo muaj për dy vjet e gjysmë i kam dhënë para Vetëvendosjes, para kyçje time në VV”, ka thënë Krasniqi. Ish-deputeti i VV ka treguar pse e ndihmoi dhe e financoi Lëvizjen e Albin Kurtit. “I shihja që duhet…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, e ka goditur figurën e presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçi.Krasniqi, i cili kishte ndihmuar që të grumbullohej armatim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për luftën çlirimtare në Kosovë, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi s’ka tipare udhëheqësi. “S’ka lidership Thaçi”, ka deklaruar Krasniqi, teksa ka vazhduar t’i numërojë ato që ai i sheh si të këqija të Thaçit: “Ai fol për dikë me rrotulla…”. “Është sherr budallë i katundit”, është shprehur Krasniqi në T7. “Vetëm i është dhënë rasti të vijë aty…
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, biznesmeni nga Amerika, Florin Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për Pressing, ka treguar përvojat e tij gjatë luftës në Kosovë, kur ai e ka financuar dhe i ka dërguar armë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Krasniqi thotë se UCK’ja nuk ka qenë aspak e organizuar dhe ka qenë shumë amatore, ndërsa thotë se disa komandantë as nuk kanë bërë luftë. Ai e ka përmendur Xhavit Halitin, për të cilin ka thënë se në tri vjet të luftës ka qëndruar më shumë në hotele. “Në vitet ’96, ’97, ’98, Xhavit Haliti, sabah e aksham rrike në hotel. Çfarë lufte është…
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është rikthyer në Kosovë, në kohën kur në vend po zhvillohet fushatë zgjedhore.Krasniqi, i cili është parë në tubime të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ai është pyetur, ndër të tjera, se pse kishte vendosur t’i hynte politikës. “Hyra në politikë që t’i mbroja ata që frikësoheshin nga SHIK’u”, ka deklaruar Krasniqi, duke iu referuar Shërbimit Informativ të Kosovës, që udhëhiqej nga Kadri Veseli. /Express/ [embedded content]
Modelja Candice van der Merwe, kishte 5 mijë dollarë të deklaruara vitin e shkuar, por krejt rastësisht këtë vit bleu një nga vilat më luksoze në Cape Town.Kjo nuk iu shpëtoi autoriteteve afrikane të cilët nisën hetimet mbi modelen. Fillimisht autoritetet dyshuan se modelja po pastronte paratë e të atit, i cili kishte pasur më parë probleme me drejtësinë por pista ra shpejt poshtë pasi u zbulua një lidhje dashurie. “Të adhuroj Saad!”, shkruhej në mesazhin që “tradhtoi” modelen. Krahas fjalëve të ëmbla, Candice i dërgonte të dashurit dhe numrin e llogarisë së saj bankare, ku u transferuan jo pak…
Në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, “lidhjet me Amerikën” po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e adresimeve publike të disa udhëheqësve politikë.Për to veçanërisht flet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër. Ai thotë se qytetarët, më 6 tetor, do të zgjedhin midis forcimit të bashkëpunimit me Amerikën, me një qeveri të udhëhequr nga ai, ose izolimit dhe korrupsionit më të madh, me një qeveri të udhëhequr nga rivalët e tij politikë. Veseli thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, është mik i madh i Kosovës, se Amerika është aleatja më e madhe e…
Meghan dhe Harry i janë kundërvënë shtypit britanik. Dukesha e Sussex në fakt, ka paditur tabloidin Mail on Sunday, dhe princi e ka mbështetur.“Meghan vuan ashtu si mamaja ime para saj dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme”, ka shpjeguar Herri. Çështjet familjare të Meghan kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Por, në shkurt, gazeta britanike ka kaluar caqet duke publikuar një letër private që dukesha i kishte shkruar të atit, Thomas Markle, pak pas dasmës mbretërore. “Kam humbur nënën time dhe tani shikoj edhe bashkëshorten time viktimë të të njëjtave fuqi”, ka deklaruar princi. Mail on Sunday është…
Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Europian në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve.Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajtore Airbus dhe kompaninë rivale amerikan, Beoing. Kjo nënkupton vënie të tarifave në mallra nga aeroplanët deri të butakët. Komisioni Evropian ka thënë se tarifat nuk do të kenë efekt të kundërt. Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), e cila ka mbikëqyrur mosmarrëveshjet tregtare. Ajo ka zvogëluar shkallën e tarifave nga 11 miliardë…
Partia e Pavarur Liberale Serbe (SLS), ka reaguar lidhur me ftesën e Aleksandar Vuçiqit drejtuar serbëve që të votojnë Listën Serbe. Partia e Pavarur Liberale Serbe nëpër një njoftim për media, shprehet e habitur me ftesën e Aleksandar Vuçiqit për serbët nga Kosova, për të votuar për Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit. Në komunikatën për media, ky subjekt thotë se personat që po lobojnë për Listën Serbe, si Marko Gjuriq dhe Aleksadar Vulin kanë interesa personale që ndërlidhen me korrupsionin dhe aspak nuk kanë për qëllim që të zgjedhin njerëz për të mirën e serbëve Në komunikatën e SLS…
Alsat 2019-10-02T19:04:51+02:00 Qeveria mbështet ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Idrizovë. Qeveri i dha detyrime konkrete komunës së Gazi Babës që të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projektit për ndërrimin e shkollës së re dhe me këtë të jepet rrugë-zgjidhje fatit të nxënësve shqiptarë të këtij fshati. [embedded content] Qeveria Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për nevojën e ndërtimit të një shkolle të re fillore në Idrizovë të Gazi Babës si dhe miratoi vendim me të cilin i rekomandon komunës së Gazi Babës që ti ndërmerr të gjitha aktivitet dhe të dorëzojë…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër të pandehurit S.A., për shkak të veprës penale, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, veprën penale “Mashtrimi”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.Tutje thuhet se i pandehuri S.A., më 12.07.2018, nga posta e Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës i ka dërguar një pako të dëmtuarit, R.R., në të cilën pako gjendej një pistoletë e tipit…

