Author: almakos

Stanet e kosovarëve në Mal të Zi mund të rrënohen për t`u ndërtuar një qendër skijimi. Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum deri të premten banorëve të këtyre staneve që janë kosovarë që t’i rrënojnë, në të kundërtën do t’i rrënojnë me ekskavator. E kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, derisa ka thënë se janë duke diskutuar me autoritet malazeze për të gjetur një zgjidhje.Trashëguan stanet nga stërgjyshërit e tyre. Vitet e fundit edhe i rinovuan në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe. Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden…

Lexo më Shumë

Vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi nënkupton paralajmërimin e Washington për praninë më të madhe në Ballkan. Kështu kanë deklaruar në Shkup presidentet e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Milo Djukanovic, transmeton Gazeta Metro.“Mendoj se vizita është shumë e mirë në disa aspekte. Vizita e fundit e një niveli kaq të lartë amerikan ka ndodhur para 19 vjetëve nga ana e ish-sekretarit, Colin Powell. Kjo nuk është një vizitë kurtuazie. Bazuar në shtetet ku do të qëndrojë, në Itali, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Greqi, nënkuptohet se…

Lexo më Shumë

“Nëse fitoj unë, fitojnë edhe punonjësit e mi. Fitimi im është edhe i tyre, kurse fati i tyre është edhe i imi”, thotë Hamdi Ulukaya, një bari i varfër kurd i lindur në Turqi që emigroi në SHBA, kurse tani është pronar i brendit “Chobani” që vlerësohet se kap shumën e pesë miliardë dollarëve.Hamdi Ulukaya është yll në SHBA, jo për faktin se i ka të gjitha por që i ka fituar të gjitha me djersë dhe i vetëm, dhe që ka ndërruar rregullat e kapitalizmi duke dëshmuar se metodat e tij janë me efikase, transmeton Telegrafi. “Është koha të…

Lexo më Shumë

Një hetim i the Guardian tregon se shumë prej njerëzve që i drejtohen vendit të pasur me shpresën e një pune, përballen me atë që e përditshmja britanike e quan “stresi i nxehtësisë“.Këtë verë, emigrantët u munduan nga temperatura që mbërrinin deri në 45 gradë celcius, dhe iu duhej të punonin gati 10 orë në ditë në kushte të tilla, ndërsa bumi i ndërtimeve në këtë vend ka mbërritur kulmin përpara Kupës së Botës 2022. Autoritetet e Katarit, ashtu si dhe vende të tjera të Gjirit, janë zotuar t`i mbrojnë punëtorët nga dëmtimet që lidhen me nxehtësinë përmes një rregulloreje…

Lexo më Shumë

Komiteti i Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve miratoi një masë për të ulur numrin e parlamentarëve të Italisë me 345, nga 945 në 600.Partitë e shumicës votuan pro, ndërsa partia “Forza Italia” e Silvio Berluskonit, votoi kundër. Deputetët e djathtë të partive “Lidhja” dhe “Vëllezërit e Italisë” munguan në votim. Një mandat tjetër u aprovua për relatorin e ri, Giuseppe Brescia, i cili është kryetar i trupit gjykues. Kjo masë u mbështet gjithashtu edhe nga partnerët qeveritarë të partisë “Lëvizja 5 Yjet”, “Partia Demokratike” e qendrës së majtë (PD) dhe partia “Italia Viva”. 

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Londër ka vendosur që 35 milionë funte (42 milionë dollarë) të mbajtura në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar duhet të shkojnë tek pasardhësit e një mbreti indian, dhe jo në Pakistan.Mosmarrëveshja filloi në vitin 1948 kur Nizami (mbreti) i fundit i Hyderabad depozitoi 1 milion £ në llogari në Mbretërinë e Bashkuar, të mbajtur nga komisari i atëhershëm i Pakistanit. Me interes, shuma ka arritur në 35 milionë. Gjykatësi vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet e Pakistanit për paratë. Origjina e mosmarrëveshjes nis me ndarjen e vitit 1947 të Indisë Britanike. Hyderabad,…

Lexo më Shumë

Spitalet funksionojnë me personel sigurie,  mjetet e shërbimit publik kanë funksionuar vetëm për disa orë,  tragetet që lidhin Pireun me ishujt grekë kanë qëndruar të ankoruar , në grevë janë  arsimtarët, nëpunësit e bankave, ndërtuesit.Edhe televizionet dhe radiot janë në grevë, e nuk do të dalin as numrat e nesërm të gazetave. Greva u iniciua nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve me pjesëmarrjen edhe të Konfederatës së Administratës së Përgjithshme të Greqisë. Sindikatat kundërshtojnë projektligjin  për punësim dhe sindikalizëm që  sipas tyre, do të vështirësojë organizimin  e grevave, madje ka  edhe  dispozita të pafavorshme për negociatat kolektive, përfaqësimin e sindikatave,…

Lexo më Shumë

Përfshirja e Matt Whitakerit në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e portalit amerikan të lajmeve, “VICE News”.“Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”, e ka titulluar shkrimin e tij ky portal informativ. “VICE News” ka raportuar se si tubimi i PDK’së në lindje të Kosovës është karakterizuar nga thirrjet “SHBA, SHBA”, dhe “Trump, Trump”. Portali amerikan ka përmendur një varg skandalesh në të cilat është përfshirë Whitaker – pa harruar dyshimin për mashtrimin e miliona veteranëve. Në shkrimin e saj ka raportuar edhe për fotografinë e Veselit me Whitakerin në një pikë…

Lexo më Shumë

Një mot i lig që zgjati për dy orë në Itali është përhapur në veri të Adriatikut dhe 20,000 rrufe u regjistruan vetëm në det tek Istria në Slloveni.Stuhia po shkon drejt zonës më të gjerë bregdetare dhe për këtë arsye pritet një stuhi e vërtetë në Kroaci që vjen nga Perëndimi, njoftoi Istramet. Një alarm i verdhë i motit është lëshuar në të gjithë vendin, duke treguar një gjendje të jashtëzakonshme për rreziqe të mundshme.

Lexo më Shumë

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtëUdhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dusseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aeroport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch. I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai…

Lexo më Shumë

Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Europiane e Statistikës (Eurostat).Sipas kësaj, 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro. Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë. Vendi i parë që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se mërgimtarët turq gjithnjë e më shumë përballen me politika diskriminuese dhe racizëm sistematik në Evropën Perëndimore.“Ne jemi të shqetësuar për diskriminimin në rritje me të cilin përballet komuniteti turk në Evropën Perëndimore”, tha Çavuşoğlu gjatë një takimi në qytetin gjerman Dusseldorf, duke theksuar se politikat diskriminuese dhe raciste po bëhen gjithnjë e më sistematike dhe mbështeten nga zyrtarë në nivele të ndryshme në ato vende. Çavuşoğlu u takua me diplomatët turq që shërbenin në qytete evropiane në një mbledhje të posaçme për të diskutuar problemet e ndryshme me…

Lexo më Shumë