Një gjykatë në Londër ka vendosur që 35 milionë funte (42 milionë dollarë) të mbajtura në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar duhet të shkojnë tek pasardhësit e një mbreti indian, dhe jo në Pakistan.
Mosmarrëveshja filloi në vitin 1948 kur Nizami (mbreti) i fundit i Hyderabad depozitoi 1 milion £ në llogari në Mbretërinë e Bashkuar, të mbajtur nga komisari i atëhershëm i Pakistanit. Me interes, shuma ka arritur në 35 milionë.
Gjykatësi vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet e Pakistanit për paratë.
Origjina e mosmarrëveshjes nis me ndarjen e vitit 1947 të Indisë Britanike.
Hyderabad, i cili ishte një shtet mbretëror, ishte aneksuar nga India në 1948 në një operacion ushtarak, ndërsa transferimi i parave të gatshme ishte bërë pak para kësaj.
Nizami, Mir Osman Ali Khan, nuk kishte arritur të vendosë nëse shteti i tij duhet të ishte në Pakistan apo Indi.
Pasardhësit e tij pretenduan se ai kishte kërkuar që paratë të ktheheshin disa javë pas se të ndodhte aneksimi nga India, por më pas Pakistani nuk pranoi t’ia kthejë.
National Westminster Bank, në të cilën paratë ishin depozituar, refuzoi të lëshojë fondet për secilën palë derisa çështja të zgjidhej nga gjykatat.
Pakistani argumentoi se ishin dhënë para për të blerë armë, por gjykata përcaktoi se kishte të drejtë të sundonte në këtë rast, duke pasur parasysh që paratë ishin depozituar në një llogari bankare britanike.
Avokati Paul Hewitt, përfaqësues ligjor për një nga nipat e mbretit të ndjerë, tha se për BBC, se çështja, e cila kishte filluar kur klienti i tij ishte fëmijë, më në fund po zgjidhej kur ai është rreth 80 vjeç.
“Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë me të drejtë pretendimin e Pakistanit. Familja e ka pritur prej kohësh këtë gjykim.”
Ministria e Jashtme e Indisë gjithashtu mirëpriti vendimin në një deklaratë për shtyp.
Pakistani mund të kërkojë të apelojë, por përndryshe paratë do të jepen për nipat e Nizamit dhe shtetin e Indisë.




