Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të veçantë me banorët e lagjes së vjetër të Çairit në konakun mikpritës të familjes së njohur Avdiraman Kovaqi. Ky vendtakim simbolik, i mbushur me histori e traditë, u kthye në një ambient të ngrohtë, vëllazëror dhe plot shpresë për të ardhmen. Konaku ishte i mbushur me gjenerata të tëra – fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër – të gjithë të bashkuar rreth vizionit për një Çair më të mirë. Banorët falënderuan z. Mexhiti për investimet dhe përkushtimin që tashmë po shihet në lagje, duke shprehur një mbështetje…
Author: almakos
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, kur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u transferua me urgjencë nga qelia drejt spitalit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Klodiana Lala: Nuredin Dumani është ndjerë keq për disa orë me radhë dhe mjeket e burgut në bashkëpunim me strukturat e tjera është vendosur për shkak se ai kishte rrahje të forta të zemrës dhe probleme me frymëmarrjen që kishte çuar në gjendje të fikti. Duke u ndodhur në një situatë të tillë mjekët kanë vendosur që ai të transferohet, sepse për…
Nehat Mustafa nga Fondi Pensional, në një reagim me shkrim, është drejtuar medieve, ku ka demantuar komunikatën e ASH-së “Skandaloze: Kuadri i VLEN-it, nënshkruan marrëveshje me Republikën Sërpska”. Në demantin e tij, Mustafa, thotë se ai nuk është kuadër partiak dhe nuk është i emëruar nga ndonjë subjekt politik. Ja dhe demanti i tij i plotë: Lidhur me lajmin e publikuar në portalin tuaj me titull “SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me Republikën Srpska”, ndjej obligim të sqaroj opinionin publik për disa çështje të rëndësishme: Unë, Nehat Mustafa, nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë…
Gazetari Poli Hoxha komentoi në Log. News24 mbrëmjen e sotme, masakrën e Shkodrës ku u vranë 2 vetë dhe u plagosën dy të tjerë mëngjesin e së hënës Gazetari thekson fillimisht se vrasje të tilla në ambjente publike si kafenetë duhet të hyjnë tek aktet terroriste në kodin penal. “Na trondit dhe na rikthen disa lloj ngjarjesh të egra. Pë veten time po të kisha në dorë diçka ligjore do i fusja te terrorizmit. Të qëllosh në një kafe në mëngjes, apo ato ngjarje në autostrada ku ka shumë njerëz, pa qenë profesionist, vetëm ideja që nisesh të vrasësh në…
Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga 30 persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione, ndërsa 14 persona të tjerë u shpallën në kërkim. [embedded content] Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Në pranga ranë persona nga zona të ndryshme të qarkut, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Gramshin, Cërrikun, Peqinin, Belshin dhe Prrenjasin, të cilët vepronin…
Integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës është një çështje komplekse dhe e diskutueshme, e cila duket se do të vazhdojë të jetë një temë e nxehtë për vitet në vijim. Nenad Rashiq, deputet nga radhët e komunitetit serb, thekson se ky proces është i pashmangshëm, por nuk pritet të ndodhë në afatin e parashikuar. Aktualisht, këto institucione funksionojnë nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Serbisë, duke krijuar një situatë të paqartë për të ardhmen e tyre. Rashiq shpreh shqetësimin se, pa një plan të qartë dhe përfshirje të komunitetit serb, integrimi mund të hasë shumë…
LG Electronics, një lider global në teknologjinë e ftohjes, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me DATAVOLT për të zhvilluar zgjidhje inovative për ftohjen e qendrave të dhënave me inteligjencë artificiale në Arabinë Saudite. Ky projekt ambicioz do të realizohet në Oxagon, një qendër industriale që është pjesë e iniciativës NEOM City, e cila synon të transformojë peizazhin ekonomik të Arabisë Saudite. Kjo qendër do të jetë një nga më të mëdhatë dhe më të avancuara në rajon. Sipas marrëveshjes, LG do të ofrojë teknologji të menaxhimit termik, duke përfshirë sisteme të avancuara për ftohjen e qendrave të dhënave. Këto…
Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në taracën e një ndërtese që shërben si shtëpi funerali në fshatin Kameras, pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë. Granata është zbuluar nga pronari i godinës, Arber Sala, i cili kishte hipur në çati për të vendosur disa shkronja reklamuese, kur ka vënë re objektin e dyshimtë. Menjëherë pas zbulimit, ai ka njoftuar policinë Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere të RENEA-s, të cilët aktualisht po merren me çmontimin dhe neutralizimin e granatës. Arber Sala, sipas burimeve lokale, nuk njihet si person problematik…
Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në qytetin Ubrique, në provincën Kadiz të Spanjës, pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional “Toro del Gayumbo”. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur dy demë u lanë të lirë në rrugët e qytetit si pjesë e spektaklit festiv. Sipas raportimeve, viktima u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh metalik, por rrëshqiti dhe ra përtokë, ku më pas u godit me brirë nga demi me emrin Mosquetero. Burri pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë gjatë transportit drejt qendrës shëndetësore, sipas burimeve të Daily Mail. Një ditë zie…
Lenovo ka bërë një hap të rëndësishëm në botën e lojërave me lançimin e konsolës së saj të re Legion Go 2, e cila u prezantua në IFA Berlin. Ajo sjell përmirësime të dukshme dhe teknologji të avancuar që e bëjnë atë një opsion tërheqës për lojtarët e pasionuar. Legion Go 2, e cila duket e ngjashme me modelin e saj paraardhës, ofron një përmirësim të ndjeshëm në performancë. Me një procesor të ri AMD Ryzen Z2 ose Z2 Extreme, ajo është e dizajnuar për të përballuar lojërat më të kërkuara dhe për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore që lidh kryqëzimin e Mavrovës me qytetin e Gostivarit. Në aksident janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete personale. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, si pasojë e përplasjes janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Për shkak të aksidentit, trafiku në këtë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht, ndërsa automjetet janë devijuar përmes rrugëve dytësore lokale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. MARKETING
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

