Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” kur po zhvillohej ndeshja Kosovë – Mali i Zi.Për ta parë këtë ndeshje ai nuk ka shkuar tek tribuna e VIP-ave dhe për këtë veprim ai e ka treguar arsyen. I pyetur nga një tifoz se përse nuk ka shkuar ta shoh lojën nga tribuna e VIP-ave, Kurti është përgjigjur “se kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”. Kurti: Nuk shkova tek VIP-at se atje mund ta vjedhin kuletën Kurti: Nuk shkova tek VIP-at se atje mund ta vjedhin kuletën
Author: almakos
Alsat 2019-10-21T13:21:53+02:00 Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Igor Janushev në një konferencë për shtyp nga selia e partisë tha se qeveria e Zoran Zaevit më në fund shkoj në histori dje. Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin, Radmilla Sheqerninskën, Oliver Spasovskin dhe të tjerë eksponentë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme. Ai tha se Zaevi është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se vet Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit. Janushev tha se Zoran Zaevi ka…
Alsat 2019-10-21T13:21:25+02:00 Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një bisede telefonike kanë këmbyer mendime për vendimin e BE-së që të anuloj fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Zaev me këtë rast i ka përcjell Sekretarit gjeneral të NATO-s dispononim e qytetarëve të vendit pas siç thuhet në njoftim “gabimit historik të BE-së”, që të mos lejoj hapjen e negociatave të shumëpritura për anëtarësim të plotë, si dëshpëruese përkundër faktit që Republika e Maqedonisë së Veriut ka plotësuar të gjitha kushtet. Zaev ka informuar Stoltenbergun edhe për rezultatet nga takimi i…
Sindikata Profesioniste e Telekomit të Kosovës kanë thënë se gjendja e kompanisë është shumë e keqe ndërsa punëtorët nuk duhet të paguajnë për keqmenaxhim nga ana e menaxhmentit të Telekomit.Në reagim thuhet se Sindikata po përcjell të gjitha zhvillimet e fundit në kompani. “Veprimet muajve të fundit dhe këto ditëve që lamë pas, vetëm sa shtojnë dyshimet, skepticizmin se është duke u punuar diçka në dobi të Telekomit. Kur kësaj i shton gjendjen politike në vend dhe mungesa e vendimmarrjes institucionale (Qeverisë – Aksionarit), ne si Sindikatë nuk do të lejojmë me asnjë çmim që punëtorët tanë ta paguajnë keqmenaxhimin…
Kompania ajrore “Qantas” ka realizuar me sukses fluturimin komercial më të gjatë të historisë që ka lidhur New York-in me Sidney-n e Australisë, i cili fluturim ka zgjatur 20 orë.Aeroplani “Boing 787-9” me 40 pasagjerë ka kaluar 16.000 kilometra pa ndërpreje. Para fluturimit ekuipazhi dhe pasagjerët janë detyruar t’i nënshtrohetn testeve të veçanta të qëndrueshmërisë mendore dhe fizike. Në këtë fluturuim studiuesit kanë hulumtuar se si ka ndikuar fluturimi 20 orësh tek pasagjerët. Kompania “Qantas” këtë vit planifikon të realizoj edhe dy fluturime të tilla. Numri i pasagjerëve nga New York-i deri në Sidney ka qenë i kufizuar me qëllim…
Ka filluar para pak momentesh protesta e paralajmëruar para gjykatës së Kërçovë kundër dënimit të El Chekës. Disa dhjetëra mbështetës ndodhen para gjykatës së Kërçovës me parulla në duar “Mos i dënoni denoncuesit e krimit”. Në vijim… The post Protesta para gjykatës së Kërçovës kundër dënimit të EL Chekës appeared first on ALSAT-M.
Lufta në Siri po merr tone gjithnjë e më dramatike. Kurdët njihen për luftëtaret e tyre femra, të cilat luftojnë në mënyrë të barabartë me meshkujt.Para disa dite ato i bënë thirrje gjithë botës për ndihmë duke u shprehur: “Ne si gra jemi të vendosura të luftojnë derisa të arrijmë fitore e paqe, liri e drejtësi”, thonë ato. Ndërsa, një vogëlushe kurde ka ardhur me një mesazh të qartë nga zona e konfliktit: “Ju lutem, ju lutem ndaleni këtë luftë”, thotë ajo gjatë një prononcimi për “Kurdistan24’”. Video e saj po shpërndahet ne masë të madhe në rrjetet sociale. ‘Please…
Alsat 2019-10-21T12:32:52+02:00 Ministri Federal gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjetika, Peter Altmaier kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së, ndërkohë që është i zhgënjyer nga refuzimi i hapjes së negociatave me këto vende. Pak para vizitës së tij në Ballkan, ministri Altmaier kritikoi refuzimin e fillimit të negociatave të pranimit të këtyre dy vendeve në BE, javën e kaluar. ”Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE”, theksoi politikani i CDU-së. “Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci…
Mbrojtja e dy ish-drejtorëve të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitqi dhe Zenel Ahmetaj, ka kërkuar që të hudhet poshtë aktakuza ndaj tyre, e cila i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.Një kërkesë të tillë, mbrojtësit e dy të akuzuarve e kanë bërë në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku ata akuzohen se kanë lidhur kontrata të kundërligjshme me televizionet lokale, TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, me ç’rast Komunës së Prizrenit i kanë shkaktuar dëm prej mbi 22 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtësi i ish-ushtruesit të…
Portali serb “Blic” ka publikuar një analizë të detyrave me të cilat mund të merret i dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.Emërimi i të dërguarit special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ambasador i tanishëm i SHBA-së në Gjermani, ka krijuar dy tema – se SHBA dëshiron që më parë të arrijë një zgjidhje për Kosovën dhe se korrigjimi i kufijve përsëri mund të kthehet në tavolinën e bisedimeve, shkruan “Blic”. Edhe pse për…
Alsat 2019-10-21T12:15:53+02:00 Rreth orës 12:00 ka mbërritur në selinë blu Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Norman është duke zhvilluar aktualisht takimin me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky takim vjen vetëm pak minuta pasi Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme, si reagim ndaj mos hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Kryeopozitari kërkoi sot nga kryeministri Edi Rama që të ndjekë shembullin e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, t’i kthejë mandatin popullit. Loading…
Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Han të Elezit i cili dyshohet se ka dërguar kundërligjshëm persona në Turqi, në këmbim të paraveRasti ka ndodhur pasditen e së dielës në pikën kufitare në Han të Elezit ku i dyshuari shtetas turk është ndalur nga policia pasi në veturë kishte katër pasagjerë po ashtu shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore. Policia bën të ditur se viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të…

