Alsat 2019-10-21T12:32:52+02:00
Ministri Federal gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjetika, Peter Altmaier kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë pjesë e BE-së, ndërkohë që është i zhgënjyer nga refuzimi i hapjes së negociatave me këto vende.
Pak para vizitës së tij në Ballkan, ministri Altmaier kritikoi refuzimin e fillimit të negociatave të pranimit të këtyre dy vendeve në BE, javën e kaluar.
”Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE”, theksoi politikani i CDU-së.
“Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Shpresoj që bisedimet për pranimin të fillojnë shumë shpejt”, tha Altmaier, i cili do të zhvillojë një tur vizitash në Kroaci, Malin e Zi dhe Serbi.
Loading…