Policia e Shqipërisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.Gent Mulla, zëdhënës i policisë në Shqipëi i ka thënë Express-it se nëm aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e Kurtit ka pasur vetëm dëme materiale, derisa asnjë person nuk ka pranuar tretman mjekësor. “Nuk ka pësuar aksident z.Albin Kurti, makina e eksortës është goditur me një makinë tjetër, ka vetëm dëme materiale dhe asnjë lloj problemi tjetër”, ka thënë Mullai. Vetura me të cilën Kurti po shkonte në Shqipëri për të festuar fitoren…
Author: almakos
Alsat 2019-10-21T11:12:26+02:00 Presidenti francez Emanuel Makron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm. Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende. Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv. Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se…
Alsat 2019-10-21T11:07:03+02:00 Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika Mogerini, vlerësoi se prolongimi i vendimit të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është vetëm shans i humbur, por edhe gabim historik. Duke i grumbulluar rezultatet e takimeve të javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Mogerini në bllogun e saj të titulluar “Dy vendime, një gabim”, thekson se shefat e shteteve dhe qeverive e prolonguan vendimin për negociata edhe krahas progresit të jashtëzakonshëm të cilin e arritën të dyja vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni…
Sipas një raporti, furnizimi botëror me energji të ripërtëritshme në nivel botëror do të rritet për 50 për qind në pesë vjetët e ardhshëm. Kjo do të arrihet kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë diellore.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raportoi se projektet për prodhimin e energjisë diellore, energjisë së erës dhe energjisë së prodhuar nga hidrocentralet janë duke u zhvilluar në nivelin më të lartë në katër vjetët e fundit. Bazuar në raportin më të ri të kësaj agjencie, kapaciteti i energjisë diellore në botë deri në vitin 2024 do të rritet për 600 gigavatë. Në përgjithësi, prodhimi…
Alsat 2019-10-21T10:55:11+02:00 Politika evropiane vijon të krijojë Këshillin e Evropës, i cili me kundërshtimin e Francës, Holandës dhe Danimarkës, nuk hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një zë kritik ndaj këtij vendimi është edhe ministri për Ekonominë dhe Energjetikën në Gjermani, Peter Altmaier, i cili shprehet i zhgënjyer me rezultatin e Samitit të BE. “Jam i zhgënjyer me vendimin e Samitit të BE. Ishte në interesin tonë që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke njohur përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit të dy vendeve duhet të fillojnë sa…
Dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjendja shëndetësore, në momentin kur i kemi liruar pacientët, ka qenë e mirë. Ne i kemi përjashtuar sëmundjet apo shkaktarët infektivë. Me të tjerat…
Alsat 2019-10-21T10:46:05+02:00 Dy shoferë, një bashkudhëtar dhe një këmbësor ishin lënduar rëndë në katër prej gjithsej 30 aksidenteve që fundjavën e kaluar ndodhën në rajonin e SPB Shkup. Në 16 aksidente më lehtë ishin lënduar 24 persona, ndërsa në 10 ishte shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e trafikut ka sanksionuar 69 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 37 shoferë të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 48 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe pesë fillestarë, si dhe 36…
Protestat e dhunshme kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në Kili, pavarësisht vendimit të presidentit për ta anuluar rritjen e çmimit të transportit hekurudhor, e cila ka qenë arsye për nisjen e kryengritjes.Zyrtarët në kryeqytetin e Kilit, Santiago, thanë se tre persona kanë vdekur nga zjarri në dy dyqane në orët e hershme të ditës së diel. Pesë njerëz të tjerë u gjetën më vonë të vdekur në dyshemenë e një depoje. Së paku dy kompani ajrore i kanë anuluar fluturimet drejt kryeqytetit, duke bërë që 1400 udhëtarë të mbesin pa udhëtuar të dielën dhe të hënën. “Jemi në…
Ajo për të cilën pajtohen të gjithë në Zvicër, “rrëshqitja e gjelbër” tashmë ka ndodhur. Partia e Gjelbër e Zvicrës (GPS) dhe ajo e Gjelbër Liberale (GLP), janë fitueset e vërteta në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 20 tetor.Ndonëse as tani këto parti nuk përbëjnë forcën më të madhe në parlament (as veç e veç dhe as të bashkuara) rezultati i tyre kufizohet me senzacionin. GPS nga 11 vende sa i kishte, ka fituar edhe 17 vende shtesë në parlament, shkruan albinfo.ch. Tani, me 28 deputetë, që është pothuajse trefishim i forcës së saj, ajo është partia e katërt…
Protestat më masive në Liban në 14 vjetët e fundit pritet ta bllokojnë këtë vend të hënën si shenjë revolte kundër një qeverie të dobët, shërbimeve të pakënaqshme dhe krizës ekonomike.Protestuesit i pushtuan rrugët e shumicës së qendrave urbane të dielën për t’i kundërshtuar politikanët që thonë se po i parandalojnë reformat e nevojshme që do t’ia zbraznin xhepat atyre që janë në elitën politike. Tubimet filluan të enjten pasi shteti vendosi taksa të reja, përfshirë edhe një taksë prej 6 dollarësh në muaj për përdorimin e aplikacionit “WhatsApp”. Tensionet u rritën të premten kur protestuesit i thyen dyqanet në…
Alsat 2019-10-21T09:47:12+02:00 Dy shoferë, një bashkudhëtar dhe një këmbësor ishin lënduar rëndë në katër prej gjithsej 30 aksidenteve që fundjavën e kaluar ndodhën në rajonin e SPB Shkup. Në 16 aksidente më lehtë ishin lënduar 24 persona, ndërsa në 10 ishte shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e trafikut ka sanksionuar 69 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 37 shoferë të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 48 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe pesë fillestarë, si dhe 36…
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka reaguar pas publikimit të fotos së një shkolle në Prizren.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka reaguar ashpër ndaj rastit, i cili është paraqitur në media, ku shihet një person i rritur, që besohet të jetë mësimdhënës, dhe disa fëmijë në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake. “Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim. MASHT po ashtu…

