Author: almakos

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që ka paralizuar shtetin. Ai thekson se sjelljet e partive parlamentare janë të papërgjegjshme dhe kanë kontribuar në krijimin e një situate të paqëndrueshme. “Gjendja është llugë. Rrugëdalja me këso sjellje të grupeve parlamentare nuk shihet,” ka thënë Vllasi, duke theksuar se partitë politike kanë krijuar një paralizë të panevojshme në institucionet shtetërore. Kjo situatë ka shkaktuar një ndarje të thellë mes grupeve politike dhe ka vështirësuar procesin e vendimmarrjes. Vllasi e akuzon…

Lexo më Shumë

Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos. 43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë. “Në atë moment”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”. Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.

Lexo më Shumë

Mesditën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Një shirit i shpejtë për trajtimin e rasteve në të cilat duhet të kryhet mbikëqyrje inspektuese në fushën e energjetikës është qëllimi i Memorandumit të bashkëpunimit që sot nënshkruan Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të ujit dhe Shërbime të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE) dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT). “Me Memorandumin e bashkëpunimit po krijohet një platformë për trajtimin prioritar të rasteve që lidhen me fushën e energjetikës. KRRE dhe ISHP drejtohen me kompetencë ndaj njëri-tjetrit brenda fushëveprimit të tyre të punës. Çdo herë që kemi indikacione për sjellje të pazakonta nga kompanitë në sektorët që rregullojmë, apelojmë deri…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçari, i cili goditi me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I arrestuari me iniciale E. M., ka goditur me thikë vëllëzërit e tij me iniciale Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. 2 të rinjtë e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë…

Lexo më Shumë

Po kujdesej për hashashin e mbjellë në parcelën publike në zonën e Malësisë së Madhe, kapet në flagrancë 54-vjeçari. Aksioni është kryer në fshatin Jubicë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, teksa u zbuluan dhe asgjësuan të kultivuara 137 bimë narkotike kanabis sativa. Aksioni është koduar “Koordinata” dhe në pranga ka rënë I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë. “Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Policinë Shkodër, dyshohet se ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u…

Lexo më Shumë

Një shtetas është arrestuar nga policia në Kukës, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohet për ndërtim të paligjshëm në territorin e Bashkisë Tropojë. Në oborrin e banesës së tij janë konstatuar 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër, të gjitha pa leje ndërtimi. Shtetasi me inicialet R.Gj. u vu në pranga në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509, datë 08.09.2025, i regjistruar pas referimit nga Policia e Shtetit. Në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, në fshatin Llugjaj, Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë, u zbuluan objekte ndërtimi të ngritura brenda rrethimit të banesës së tij. Sipas burimeve…

Lexo më Shumë

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë. Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale vjedhje dhe dhunë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. 35-vjeçari u kap nga policia kufitare në Kakavijë, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën,…

Lexo më Shumë

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat. Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka reaguar ashpër ndaj ndotjes së shkaktuar nga deponia e Drisllës, pas daljes së tymit të zi gjatë ditës së sotme. Ai e cilësoi këtë ngjarje si “dëshminë më të qartë të papërgjegjësisë institucionale të qytetit të Shkupit” dhe një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së veprimeve serioze nga udhëheqësit lokalë gjatë tri dekadave të fundit. Sipas Bislimit, mbi 10 mijë banorë të Batincës dhe zonave përreth janë të ekspozuar përditë ndaj ndotjes nga kjo deponi, e cila — siç theksoi ai — nuk i plotëson as standardet…

Lexo më Shumë