Prokuroria e Posaçme ka finalizuar hetimet për dosjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe dhjetëra të tjerë, duke e çuar çështjen për gjykim në GJKKO. Në listën e të akuzuarve janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të cilët akuzohen për “korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal. Po ashtu, pjesë e dosjes është edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Sipas SPAK, ajo akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, bazuar në nenin 301…
Author: almakos
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën “Bajram Shabani” në Gazi Babë, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës. Projekti, me vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një gypi të ri uji me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues. Kjo ndërhyrje pritet të eliminojë ndërprerjet e shpeshta dhe presionin e ulët, duke garantuar një furnizim stabil dhe të pandërprerë me ujë të pijshëm. Punimet realizohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve: Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; 2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, deklaroi sot se reformat në sistemin gjyqësor përbëjnë bazën e procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen në bazë të rezultateve konkrete, jo vetëm përmes dokumenteve formale. “Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm një çështje formale – përkundrazi, është një garanci se reformat do të maten me rezultate reale, jo vetëm me dokumente,” u shpreh ministri Murtezani. Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.…
Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim (AZ) të cilët kanë një certifikatë sigurie do ta vizitojnë ASK-në dhe do të shqyrtojnë dokumentet që do t’u dorëzohen atyre. Kjo u vendos sot nga Komisioni amë i Kuvendit. MARKETING
Avokati Besart Logu ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që SPAK lëshoi sot ndaj tij. Logu dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm pasi akuzohet se i mori një klienti 8 mijë euro. Sakaq ai ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke thënë se është i gatshëm të përballet me akuzat. Reagimi Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, tek po çoja vajzën në kopësht e për të nisur më pas rutinën ditore, jam ndaluar në hyrjen e pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë…
Në vitin 2011, një grua 52-vjeçare mbërriti në një klinikë psikiatrike në Hagë të Holandës, duke përballur një çrregullim të pazakontë që e bënte të përjetonte fytyrat e njerëzve si dragonj. Çfarë ndodh kur realiteti perceptohet në një mënyrë kaq të çuditshme? Kjo është historia e saj e jashtëzakonshme. Studimet e publikuara në The Lancet zbulojnë se, pavarësisht se ajo arrinte të njihte fytyrat, ato shndërroheshin në figura monstruoze brenda pak minutash. Simptomat përfshinin fytyra që nxiheshin, me veshë të gjatë dhe të mprehtë, duke u shndërruar në lëkurë zvarraniku me sy të mëdhenj në ngjyra të ndryshme, duke e…
Liridon Masurica, 33-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, është deklaruar fajtor për komplot dhe mashtrim me akses në pajisje elektronike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masurica ishte administratori kryesor i faqes kriminale BlackDB.ç, e cila funksiononte në mënyrë ilegale nga viti 2018 deri në 2025. Përmes kësaj platforme, janë shitur kredenciale të vjedhura, të dhëna personale dhe informacione të kartave të kreditit, të cilat janë përdorur për mashtrim tatimor dhe vjedhje identiteti. Ai u arrestua më 12 dhjetor 2024 në Kosovë dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg federal. Hetimet…
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jo stabil, me shi lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e izoluar të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër (mbi 15 l/m2) dhe erë të fortë (mbi 60 km/h), njoftoi DPHM-ja. Të premten do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën do të ketë shfaqje izoluara të paqëndrueshmërisë. Të dielën përsëri në disa vende do të jetë jo stabile me shi dhe bubullima…
Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që ka paralizuar shtetin. Ai thekson se sjelljet e partive parlamentare janë të papërgjegjshme dhe kanë kontribuar në krijimin e një situate të paqëndrueshme. “Gjendja është llugë. Rrugëdalja me këso sjellje të grupeve parlamentare nuk shihet,” ka thënë Vllasi, duke theksuar se partitë politike kanë krijuar një paralizë të panevojshme në institucionet shtetërore. Kjo situatë ka shkaktuar një ndarje të thellë mes grupeve politike dhe ka vështirësuar procesin e vendimmarrjes. Vllasi e akuzon…
Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos. 43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë. “Në atë moment”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”. Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.
Mesditën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dhjetëra të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.Ata janë sjellë nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim…

