Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari. Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak. Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe…
Author: almakos
Pakistani dhe Izraeli zhvilluan debat të ashpër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ku po diskutohej sulmi izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar, transmeton Anadolu. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar për sulmin e Izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar nën titullin “Situata në Lindjen e Mesme”. Në takim, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon mbrojti sulmin e Izraelit në Doha duke e krahasuar atë me sulmin e SHBA-së ndaj udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, dhe pasi nënkuptoi se Pakistani po ofronte strehim për terrorizmin,…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin. “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri…
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin CONTEXT në ATV, duke kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit. Ai e akuzon Bashën për fyerje të rëndë ndaj historisë së Kosovës, duke e quajtur të papranueshme që ai të mbajë një post të tillë. Limaj theksoi se individët që kërkojnë të shërbejnë në poste publike duhet të kenë një të kaluar të pastër dhe të mos kenë sulmuar vlerat kombëtare. Ai e konsideron të papranueshme që një person me një histori të tillë të jetë në krye të Kuvendit, duke…
Me moton e një fillimi të ri për Çairin, Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Këshillim Vendor “Luan Haradinaj”. Sipas tij ngjarja shënoi një tjetër hap drejt konsolidimit të vizionit për një komunë moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarit. Më poshtë njoftimi i plotë i Osmanit: Hapja e shtabit në KV Luan Haradinaj! Çdo ditë që kalon, vizioni ynë për një Çair të ri po merr gjithnjë e më shumë kuptim. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kush duhet t’i prijë kësaj komune, kush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe…
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2025 do të fillojë dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 16.09.2025, dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, përkatësisht: Dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 12.09.2025 (e premte) dhe më 13.09.2025 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit. Dezinsektimi tokësor i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, do të zhvillohet nga 16.09.2025 (e martë) deri më…
FBI ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarë për këdo që jep informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk. Sipas njoftimit zyrtar, publiku inkurajohet të japë informacion, duke kontaktuar përmes një numri telefoni ose duke dorëzuar foto dhe video online. Më herët autoritetet raportuan se kishin pranuar 130 informacione nga qytetarët deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet nënvizojnë rëndësinë e kontributit të publikut për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Në orët e vona të pasdites, rreth orës 15:15, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin zhvilloi inspektim të jashtëzakonshëm për shkak të zjarrit që shpërtheu në deponinë e mëparshme të mbeturinave komunale “Drislla”, pas një njoftimi nga Stacioni Policor Gazi Baba. “Në vendngjarje po punohet për shuarjen e pjesës së djegur me mekanizëm dhe mjete të vetë N.P. “Drislla”, si dhe me disa automjete zjarrfikëse dhe automjete të N.P. “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup. Inspektimi u krye nga inspektorë të autorizuar nga SPB Shkup, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i N.P. “Drislla”, personi përgjegjës për mjedisin dhe punonjës të tjerë të…
EMISIONI VETTING Ndërhyrja e kompanisë “KAYO” u realizua me ndihmën e Policisë së Shtetit, e cila nuk kishte një shkresë zyrtare, një urdhër apo një vendim gjykate për të ndërhyrë te studiot e “News24” dhe Panorama Group. “Futja e vrullshme e policisë dhe ushtrisë në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin ka sjellë pasoja që janë tjetërsuar sendet dhe materialet e televizionit të gazetarëve që kishin materiale personale, qoftë pajisje, laptopë, dokumenta, të cilat i përkisnin atyre”, tha avokati Redi Ramaj. “Vetting” i bëri një kërkesë për informacion Policisë së Shtetit për t’i vendosur në dispozicion një kopje të urdhrit…
EMISIONI VETTING Në 13 mars 2025, Këshilli i Ministrave me firmën e zv.kryeministres Belinda Balluku do të transferonte truallin e ish-uzinës në Shkozë në pronësi të Bashkisë Tiranë drejt kompanisë publike “KAYO” sha, e cila është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Por Këshilli Bashkiak Tiranë nuk do të miratonte këtë kalim, duke pasqyruar shkëndija nga përplasjet, të cilat tregojnë se brenda mazhorancës ka një luftë të heshtur brenda llojit. Sipas anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ky vendim është antikushtetues. “Nuk është kaluar në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë, është cënuar pavarësia e pushtetit vendor”, tha për “Vetting” Dorian Teliti.…
Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të Sistemit të Menaxhimit të Krizave, në mbledhjen e 7-të të sotme, i propozoi Qeverisë, e cila dhe miratoi vendimet e mëposhtme: ndalim të lëvizjes në territorin e deponisë „Vardarishte“ si masë urgjente për përballimin e zjarrit në këtë deponi në komunën e Gazi Babës. Për zbatimin e kësaj konkluze është caktuar zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Vendimet u morën pas diskutimeve mbi situatën me zjarret në deponinë „Vardarishte“ në komunën e Gazi Babës, ku anëtarët e Komitetit, për shkak të rrezikut të shtuar për…

