Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit dhe se shërbimet e saj janë të përgatitura të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre. “E informojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Shërbimet e Ministrisë janë të gatshme të veprojnë me kohë në kuadër të kompetencave të tyre, në varësi të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve”, bëri të ditur Ministria. Siç bëri të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH),…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, avokati Eugen Beçi, ka komentuar ngjarjen e fundit në Shkodër, ku në një atentat humbën jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa dyshohet për një larje hesapesh mes fiseve Bajri dhe Lici. Beçi shprehet se fiset Bajri dhe Lici janë me mbi 20 vjet jetëgjatësi kriminale dhe janë futur fuqishëm në krimin e organizuar, ndërsa tashmë po tentojnë sipas tij, të futen edhe në politikë. Ai theksoi se grupi i Bajrave ka krijuar rezistencë ndaj hetimeve dhe arrestimeve për rreth 20 vite dhe për këtë arsye janë bërë grupe që krijojnë dominancë dhe…

Lexo më Shumë

Në Kosovë, më 13 shtator, nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, një ngjarje që pritet me interes të madh nga qytetarët. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët për kryetarë të komunave dhe për kuvendet lokale do të prezantojnë programet e tyre, duke u përpjekur të bindin qytetarët për të votuar për ta. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë dhe ata që dëshirojnë të shohin ndryshime në qeverisjen lokale. Rrjeti i organizatave që mbikëqyrin procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV), ka bërë thirrje për një garë zgjedhore të ndershme dhe të përgjegjshme. Ata theksojnë rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj një takimi të pretenduar midis kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe disa pjesëtarëve të policisë nga Çairi, Saraji dhe Buteli, takim i cili, sipas BDI-së, përbën shkelje të rëndë ligjore dhe përdorim të institucioneve shtetërore për qëllime politike. Sipas deklaratës së BDI-së, vetë Mexhiti e ka pranuar publikisht mbajtjen e këtij takimi, që sipas tyre është zhvilluar në ambientet e Këshillit të Komunës së Çairit dhe në prani të ndihmësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Koka, i cili gjithashtu është i afërm familjar i Mexhitit. “Ky është…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Zelanden e Re, ku një grua ka thyer një rekord botëror duke vrapuar zbathur mbi tulla Lego. Ajo arriti të përfundojë distancën prej 100 metrash në vetëm 24.75 sekonda, duke treguar forcën dhe qëndresën e saj të jashtëzakonshme. , emri i saj, ka bërë histori duke u bërë mbajtëse e rekordit Guinness për 100 metrat më të shpejtë këmbëzbathur mbi tulla Lego. Ky rekord është një dëshmi e vullnetit të saj të fortë dhe pasionit për sfidat e reja. Pista e garës ishte e mbuluar me tulla Lego të dhuruara nga Imagination Station,…

Lexo më Shumë

Nesër pritet mot më i freskët në vend, njoftojnë nga enti për punë hidrometeorologjike. Ata bëjnë të ditur se nga nesër pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. “Moti nesër pasdite, gjatë natës dhe të hënën në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Të hënën do të fryjë erë e fortë veriore gjatë gjithë ditës (lokalisht mbi 60 kilometra në orë) ndërsa nga e marta moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë. MARKETING

Lexo më Shumë

Një zjarr ka shpërthzer në kompaninë “Zero Mbeturina” në Turbarevë, ndërsa në shuarjen e tij janë përfshirë disa ekipe nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit, që paraprakisht kanë ndërhyrë edhe në shuarjen e zjarrit në Fabrikën e vjetër të Çimentos në rrugën “Gornovranovska” në Lisiçe të Epërme, konfirmuan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Qytetit të Shkupit. MARKETING

Lexo më Shumë

Sot në orën 18:00, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, kandidati për Çair, Bujar Osmani, dhe arkitekti botërisht i njohur Michel Rojkind do të prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, një plan, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, gjithëpërfshirës, guximtar dhe transformues për zhvillimin e Çairit. “Për herë të parë në histori, Çairi merr një vizion të qartë dhe afatgjatë, një strategji dhe një plan zhvillimi që vendos në radhë të parë nevojat e qytetarëve. Plani parashikon infrastrukturë moderne të komunikacionit, sheshe të reja, parqe të gjelbra, hapësira publike dhe ambiente të sigurta për jetesë, lëvizje dhe shoqërim. Çairi fiton një të ardhme…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi një vizitë pune në Departamentin e MPB-së në Strugë dhe në Stacionin e Policisë Kufitare në Qafë Thanë. Gjatë takimeve me punonjësit e policisë, ai theksoi rëndësinë e masave të sigurisë në prag të zgjedhjeve lokale. “Në pritje të zgjedhjeve të ardhshme lokale, tashmë janë ndërmarrë aktivitete operative për të siguruar një proces zgjedhor paqësor dhe të sigurt”, deklaroi ministri Toshkovski. Ai gjithashtu vuri në dukje rritjen e dukshme të qarkullimit kufitar gjatë sezonit veror mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në veçanti, në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar një…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vizituar sot familjen e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krim i ndodhur më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku dy adoleshentët arsimoheshin.. Ai e cilëson ngjarjen një dramë të rëndë që ka lënë plagë të thella në shoqërinë shqiptare dhe një kambanë alarmi për të gjithë. “Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pas një konflikti në shkollë ishte një dramë e rëndë që tronditi opinionin dhe trembi çdo familje. Ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë,” shkruan Salianji, duke…

Lexo më Shumë

Banorët e Valbonës po përballen me aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, që i kanë ndërtuar me mund e me djersë. [embedded content] Një i moshuar, i cili ngriti banesën para zgjedhjeve, u shpreh se policia pasi kishte parë punimet i tha që “Ja pafshi hajrin”. I moshuari shtoi se ka 30 vite që ia jep votën Edi Ramës, duke shtuar se ” të më pushkatosh tani është gjynah”. “Policja tha ‘A ke ngatërresë me dikë? Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi bërë, 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës, dhe…

Lexo më Shumë

Qytetarët sot janë më të përgatitur teknologjikisht se kurrë më parë, që është bazë dhe detyrim për pjesëmarrje më të madhe dixhitale në sistemin shëndetësor, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në panelin mbi dixhitalizimin dhe teknologjitë e reja në kujdesin shëndetësor, i cili mbahet në kuadër të Kongresit të 21-të të Mjekëve, në organizim të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se paneli theksoi nevojën për ndërveprim të plotë të sistemeve dhe shkëmbim të të dhënave, përdorim më të madh të mjeteve ekzistuese për analiza dhe parashikime të nevojave, krijimin e një rrjeti kombëtar radiologjik (PACS)…

Lexo më Shumë