Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetimet e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, për akuzën e “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në dëm të turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar.Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi, informon gazetarja Klodiana Lala. Kushova, një zhytës profesionist që është arrestuar edhe në Norvegji për trafik droge…
Author: almakos
Vetëm 1 paciente, banore e Trubarevës është e hospitalizuar në klinikën e toksikologjisë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Aliu tha se tre pacientë të tjerë janë trajtuar në ambulantë dhe tani janë lëshuar në shtëpi. Aliu bëri të ditur se 3 pacientët e lëshuar njëri është pjesëtar i ushtrisë, njëri drejtor i qendrës për menaxhim me kriza dhe njëri oficer policie. AZIR ALIU MINISTËR I SHËNDETËSISË “Ministria e shëndetësisë dje për shkak të situatës në fshatin Trubarevë krijoi një institut për menaxhimin e krizës, ku janë të kyqura disa institucione. Në klinikë kishte 4 pacientë njëri është i…
Pavarësisht nëse besoni në fuqitë parashikuese të individëve si Baba Vanga dhe Nostradamus, është e pamundur të injoroni saktësinë e disa prej parashikimeve të tyre. Ajo që i lidh këta dy figura të njohura është një parashikim i ngjashëm për vitin 2025, që ngjall frikë dhe kuriozitet në të njëjtën kohë. Baba Vanga, e njohur si mistikja e verbër nga Bullgaria, ka bërë disa parashikime të frikshme për të ardhmen. Ajo besohet se ka parashikuar ngjarje të rëndësishme historike, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana dhe sulmet e 11 Shtatorit. Por, parashikimi i saj për vitin 2025 është një nga…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se raste si zjarri në Trubarevë do të vazhdojnë të ndodhin, sepse, siç thotë ai, “dikush ka interes”. Mickoksit ha se sipas informacioneve që kanë zjarri është shkaktuar qëllimisht dhe se momentalisht 4 persona janë arestuar për këtë çështje. HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR “Dua të them se gjëra të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen. Sepse ka qendra pushteti që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses. Ata do të vazhdojnë të shkaktojnë ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe në fund do të fitojmë. Dua t’u theksoj të gjithë qytetarëve…
Ish-Ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka bërë një deklaratë të fortë në protestën e fundit kundër Gjykatës Speciale, duke pranuar se vendimi për krijimin e saj ishte një gabim i madh. Ai theksoi se presioni i bërë ndaj Kosovës për të formuar këtë gjykatë ishte i padrejtë dhe se pasojat e këtij veprimi janë të ndjeshme. Bosch, gjatë fjalës së tij, ndau disa mendime dhe përvoja personale nga koha e tij në Kosovë, ku shërbeu nga viti 2010 deri në vitin 2015. Ai theksoi se kishte pasur shumë kontakte me qeverinë e atëhershme të Hashim Thaçit dhe se ishte nën…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili pësoi një infarkt më herët gjatë një vizite private në Voskopojë ka mbërritur me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar. [embedded content] Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një mjek i spitalit rajonal të Korçës. Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e ambasadorit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht nuk paraqet rrezik për jetën. Edhe pamjet e momentit të transportimit tregojnë se ambasadori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mbetet nën kujdesin e mjekëve në kryeqytet. Ambasadori nuk ndodhej në një vizitë zyrtare apo takim pune në qarkun e…
Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë. Sipas njoftimit një prokuror publik veçmë po punon për vërtetimin e fakteve të rëndësishme për sigurimin e dëshmive për procedurën e mëtejme.Prokurori ka dërguar kërkesë për mbështetje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për përfshirjen e Njësisë për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, e cila me instrumente të posaçme bërit matjen dhe detektimin e helmimit kimik në ajër nga gazrat dhe grimcat, që lirohen nga zjarri. Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për sigurimin e dokumentacionit të plotë për punën e kompanisë në Trubarevë.…
Protestat masive në Serbi kanë arritur një pikë kulmore, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi stabilitetin e vendit. Sreqko Gjukiq, ish-diplomat dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thekson se regjimi aktual është në një kurth dhe se situata po përshkallëzohet drejt një faze të re, potencialisht të dhunshme. Gjukiq thekson se qeveria në Beograd është e vetëdijshme për tensionet në rritje dhe se po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti. Ai paralajmëron se protestat, që kanë vazhduar për muaj me radhë, nuk janë thjesht një reagim momental, por një reflektim i një konflikti të thellë që ka filluar…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në zonë së bashku me bashkëshorten. Menjëherë pas shqetësimeve shëndetësore, ambasadori është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është aktualisht e qëndrueshme, por për trajtim më të specializuar pritet të transferohet në një spital në Tiranë. Burime nga policia lokale konfirmojnë se ambasadori nuk ndodhej në një vizitë zyrtare apo…
Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal në Selanik, i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri dhe për trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi. Të arrestuarit janë Gentian Cipi, 39 vjeç, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli, 30 vjeç, dhe Kleo Topa, 23 vjeç, të tre me origjinë nga Korça. Sipas autoriteteve greke, në orët e para të 3 shtatorit, në zonën Pilaias të Selanikut, këta persona kanë qëlluar me armë zjarri jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek. Viktima mbeti rëndë i plagosur, duke marrë plagë…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti mbrëmë e ka vizituar vendin e zjarrit në Trubarevë, në objektin për riciklimin e baterive dhe mbeturinave elektronike. “Me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët. Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14:00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po…
Ngjyra e verdhë në Kinën perandorake kishte një rëndësi të veçantë, duke u ndaluar për të tjerët përveç Perandorit dhe familjes së tij. Kjo masë e rreptë ishte një simbol i pushtetit absolut dhe lidhjes me qiellin, duke e bërë atë një ngjyrë të shenjtë dhe ekskluzive. Ngjyrat në kulturën kineze janë të mbushura me kuptime dhe simbolika të thella. E verdha, përveç se përfaqësonte Diellin, ishte gjithashtu një shenjë e dritës dhe forcës. Në traditën aziatike, ajo simbolizonte gjithashtu respektin dhe autoritetin, duke e bërë ngjyrën të paprekshme për ata që nuk ishin pjesë e elitës mbretërore. Gjatë dinastisë…

