Nisma e Qytetarëve “Stop për Vardarishten”, sot në mëgjes në ora 07:30 ka mbajtur një protestë tek ura “Binjakët” që lidh komunën e Aerodromit dhe atë të Gazi Babës. “Ne po e ndërmarrim këtë hap për shkak të veshit të shurdhër të autoriteteve për kërkesat tona dhe helmimit në rritje të kësaj popullate”, thuhet në njoftimi i nismës “Stop për Vardarishten”, e cila ka organizuar protesta në të njëjtin vend ditëve të fundit.Ata kërkojnë zgjidhje për problemin e deponive të paligjshme, rehabilitimin e deponisë së Vardarishtës, një metodë të përshtatshme për asgjësimin e mbeturinave dhe modernizimin e deponisë së Drisllës.…
Author: almakos
Dy të rinj janë ekstraduar përkatësisht nga Italia dhe Gjermania drejt vendit tonë. Policia e Shtetit bën të ditur se nga Italia është ekstraduar një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Policia sqaron se gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Ndërsa nga Gjermania një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet. Njoftimi: ✅Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar…
Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima. Sipas Institutit Hidrometrologjik të Kosovës, fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperendimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë. Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, temperaturat minimale: 14 – 18°C, temperaturat maksimale: 25-27 Të marten moti po ashtu do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.…
“Focus Media News” ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e znj.Dhurata Çupi si drejtoreshë e përgjithshme të këtij institucioni mediatik. Ky emërim shënon jo vetëm një hap strategjik për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të zërit të pavarur të medias, por edhe një rikthim të një figure me integritet të lartë profesional dhe përvojë të thellë në fushën e komunikimit publik, administrimit dhe politikës. – NJË PROFIL I KONSOLIDUAR PROFESIONAL Dhurata Çupi ka ndërtuar një karrierë solide ndër vite, duke u afirmuar si një ndër zërat më të qartë dhe të angazhuar në jetën publike shqiptare. Ajo ka mbajtur funksione të…
23:12 | 14 Shtator 2025E.HNë kodrat e thata të Perusë, arkeologët kanë zbuluar një qytet 3 mijë e 800-vjeçar që mund të ndryshojë kuptimin tonë për djepin e qytetërimit në Amerikë. Katër orë në veri të Limës, shpatet okër të luginës Supe duken të pabanueshme: fusha të rrahura nga era, mure të rrënuara prej qerpiçi dhe avull nxehtësie që ngrihet nga shkretëtira. Vështirë të imagjinohet se këto pjerrësi të thata dikur mbështesnin një nga qytetërimet e para të mëdha të botës, dhe se, i varrosur dikur nën këtë shkretëtirë, një zbulim i ri po rishkruan historinë e Amerikave. Në korrik…
Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte ka qëndruar në lagjen Teqe të Tetovës, ku para banorëve dha mesazhe për të ardhmen e Tetovës së re. Postimi i plotë i Rexhepit: Sonte lagjja Teqe ishte zjarr!Qindra qytetarë dhanë mesazhim e qartë për një të ardhme të re për Tetovën. Përkrahja që po marrim, për çdo ditë e më shumë jep mesazhin e zëshëm se Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet. #BashkëPërTetovën ✅ [embedded content] MARKETING
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë në këshillat komunalë dhe në Qytetin e Shkupit. Sipas KSHZ-së, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, te komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar gjithsej 312 lista kandidatësh për kryetarë dhe 575 lista kandidatësh për këshilltarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.Në këto shifra përfshihen listat e kandidatëve nga partitë politike dhe listat e dorëzuara nga grupet e zgjedhësve.Numri më i madh i listave për kryetarë dhe këshilltarë është dorëzuar për Qytetin e Shkupit – gjithsej 18 lista për…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës. Diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar, kur filloi të shfaqte shqetësime kardiake. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku iu dha ndihma e parë, ndërsa më pas u soll me helikopter në Tiranë, për trajtim të specializuar. Shukrov i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale tek Spitali Amerikan gjatë pasdites së kësaj të diele. Spitali ka bërë njoftimin e parë ku thekson se operacioni ka përfunduar me sukses. [embedded content]Njoftimi Trajtim…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi në shkollat fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociq”” dhe “Naum Naumovski Borçe” në Komunën e Gazi Babës, nga e hëna, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por online.Ky vendim vjen për shkak të zjarrit në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor. Në një seancë urgjente të Qeverisë u miratua një Konkluzioni që mësimi në katër shkollat fillore përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete komunikimi elektronik. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat…
Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj BDI-së për ndotjen e ajrit. Sipas tyre, pikërisht BDI për 20 vitet e shkatërroi sistemin.Ata thonë se BDI, e cila dy dekada me radhë i helmonte qytetarët me korrupsion, sot paska gjetur guxim të flasë për ajrin e Shkupit.“Hipokrizia nuk ka kufij. Po ku ishit kur Shkupi çdo vit dilte në listat e qyteteve më të ndotura në botë me disa ministra tuaj të Ambientit Jetësor?Ku ishit kur qytetarët protestonin për ajër të pastër dhe kundër deponive të egra, ndërsa ju bënit matematikë se kush sa përqind do të marrë nga tenderët?Sa i përket…
Publicisti Agon Maliqi ka theksuar se SHBA-ja dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kanë vendosur vija të kuqe për Listën Serbe, duke e bërë të qartë se çdo provokim do të ketë pasoja serioze. Në një analizë të fundit, Maliqi ka komentuar fushatën e Listës Serbe për zgjedhjet lokale, e cila ka përfshirë mesazhe mbështetëse për Milan Radoiçiqin, një figurë e njohur për përfshirjen e tij në aktivitete kriminale. Ai thekson se Radoiçiq nuk do të ketë mundësi të shkelë në Kosovë sa të jetë gjallë. Maliqi e përshkruan Radoiçiqin si një person të rrezikshëm, duke e quajtur atë një “bandit”…
Një ngjarje e rëndë dhe misterioze ka tronditur qytetin e Çikagos të shtunën (13 shtator), pasi brenda pak orësh u gjetën në ujërat e liqenit Michigan tre trupa të pajetë, përkatësisht një grua dhe dy fëmijë të vegjël. Sipas autoriteteve, rreth orës 14:30, në zonën South Hayes Drive, u gjetën trupat e një gruaje 31-vjeçare dhe të një djali 6-vjeçar. Ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e tyre në vendngjarje. Më herët gjatë ditës, rreth orës 11:30 të paradites, në një tjetër pjesë të liqenit, është zbuluar trupi i një foshnje, që sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për një vajzë të…

