Author: almakos

Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë. Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”. Një verifikim i bërë në…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (IRZ), organizon seminar dyditor për këshilltarët e Gjykatës që punojnë rreth lëndëve. Në fokus është tema për ankesën kushtetuese dhe praktikën gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Seminarin, me fjalime hyrëse sot e hapën sekretarja e përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese, Violeta Gjorgjievska dhe Shtefan Pirner, drejtues i projektit për Ballkanin Perëndimor në IRZ. Siç informojnë sot nga Gjykata Kushtetuese, sesioni i parë i dedikohet bazave të ankesës kushtretuese, me diskutime për thelbin e saj dhe rolin në mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore, si dhe…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka përfshirë sot zonën e Qafës së Butrintit, duke rrezikuar një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera të parkut. Në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëses, i cili po punon për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkakun e rënies së tij. [embedded content]

Lexo më Shumë

Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë online”. B.T., një punonjëse e Bashkisë Divjakë në sektorin e Turizmit, ka investuar shumën prej 1.000 USD në këtë platformë dhe ka ndarë eksperiencën e saj për mënyrën sesi u përfshi në këtë sistem mashtrimi. Ajo ka rrëfyer se ka njohur platformën XUEX përmes reklamave në rrjetin social Facebook. Pas klikimit në një reklamë dhe regjistrimit në platformë, ajo u ftuar në një grup të udhëhequr nga administratori i platformës, një person që identifikohej si Joanna. Ajo gjithashtu u këshillua të kontaktonte…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të nënshkruajnë protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, u bë e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu. Ministria tha se përcaktimi i përmbajtjes së dokumentit është në fazën përfundimtare dhe u diskutua në takimin e sotëm midis ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadorit turk në Shkup Fatih Ulusoy. “Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të përfunduar procesin deri në fund të vitit ndërsa nënshkrimi i protokollit do të forcojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të sigurojë bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Aldo Bare, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë zyrtare për uljen e dënimit me 45 ditë. Kërkesa mbështetet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, i cili lejon reduktimin e dënimit në rast sjelljeje të mirë dhe mosshkeljeje të rregullave gjatë qëndrimit në burg. Avokati i tij, Oligert Kume, ka paraqitur më parë kërkesa të ngjashme për ulje dënimi me 45 ditë, duke iu referuar edhe ligjit të amnistisë së vitit 2014, ku sipas tij Bare ka të drejtë të përfitojë. Dosja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni në Gjykatën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka deklaruar se do të ketë hetim të thellë lidhur me zjarrin në Trubarevë dhe se patjetër do të ketë përgjegjësi për rastin. Ai theksoi se katër persona janë marrë në pyetje dhe se disa prej tyre janë nën masa të propozuara nga Prokuroria Publike. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Do të ngrihen akuza përkatëse kundër kujtdo që ka prova për pjesëmarrje në këtë lloj krimi. Qytetarët meritojnë një Maqedoni të sigurt dhe të pastër. Hetimi do të shkojë sa më thellë që të jetë e mundur dhe ftoj të gjitha institucionet, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Ambasada amerikane në Kosovë ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mike e afërt e popullit të Kosovës, duke shprehur angazhimin e tyre për stabilitetin rajonal. Në një deklaratë për Tëvë1, ambasada ka theksuar rëndësinë e një partneri që e kupton domosdoshmërinë për t’i shmangur veprimet destabilizuese, duke nënvizuar se stabiliteti është thelbësor për të ardhmen e Kosovës. E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati ka pasur takime të rregullta me Kryeministrin në detyrë Kurti, duke treguar kështu angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur qeverinë në detyrë. “Shtetet e Bashkuara do të…

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Altin Dumani priti sot në një takim zyrtar homologun e tij nga Serbia, Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Mladen Nenadić. Takimi, i zhvilluar në ambientet e SPAK në Tiranë, kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Të dy drejtuesit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës profesionale si element kyç për rritjen e efektivitetit në ndjekjen penale dhe forcimin e sigurisë rajonale. Takimi u zhvillua me mbështetjen e Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust, dhe shënon një…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga të gjitha departamentet e ministrisë së punëve të brendshme në rrugët e të gjithë territorit të vendit janë gjogitur 1549 persona. Më shumë se gjysma e tyre, ose më saktë 844, ishin për shkelje të trafikut që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se 148 shkelje kanë qenë për parkim të papërshtatshëm, të ndjekura nga 145 shkelje për shoferët që drejtonin automjetin pa leje, si dhe 76 shkelje për shoferët që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. MINISTRIA E PUNËVE TË…

Lexo më Shumë

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 52-vjeçar në Kamzë. Përparim Mehmeti raportohet se është mbajtur peng për disa orë brenda një banese. Sipas informacioneve, dy autorët e pengmarrjes me iniciale E. Z., dhe E. N., të moshës 28-vjeç, kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit. Vijon…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se kanë vashduar me punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.“Pas vendosjes së rrethojave rreth lumit Shkumbin, po vazhdojmë me ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.Ky projekt përfshin rregullimin e trotuarit në gjatësi rreth 300 metra, duke krijuar hapësirë më të sigurt dhe funksionale për këmbësorët.Kjo rrugë, përveçse do të lehtësojë qarkullimin lirë të banorëve të lagjes, do të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që frekuentojnë banjën e qytetit.Me këto investime, po e bëjmë qytetin tonë më të rregullt, më të bukur…

Lexo më Shumë