Sot bëhen saktësisht gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken Pulse në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj. Me këtë rast, prindërit e të vdekurve po organizojnë “Marsh për Engjëjt”.Marshimi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të ndjekë itinerarin e përcaktuar tashmë – ndërtesa komunale, Drejtoria e të Ardhurave Publike, policia, gjykata e Koçanit dhe zyra e prokurorit, dhe do të përfundojë përsëri në “Parkun e Revolucionit”.Ndryshe, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuza për personat që dyshohen se janë përgjegjës për tragjedinë në Koçan. MARKETING
Author: almakos
Një projekt për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve për furnizmin e një HEC-i ka ngritur sërish në këmbë banorët e Martaneshit, të cilët kërkojnë që uji të mos preket. Banorët e njësisë administrative të Martaneshit në Bulqizë protestuan të dielën kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”. Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten edhe disa HEC-e që shfrytëzojnë rrjedhën aktuale. Protestuesit e krahasuan devijimin e ujit me…
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka qëndruar në KV “Faik Konica”, ku në bashkëbisedim me qytetarët u fol për situatën politike në të cilën është vendi ynë. Gjatë bashkëbisedimit Osmani ka thënë se “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë të jenë më qiraxhinj në shtëpinë e tyre”. Postimi i plotë i Osmanit: #Bashkë në KV “Faik Konica”. Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit, por po barazisë dhe drejtësisë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë të jenë më qiraxhinj në shtëpinë e…
Varianti i ri i Covid, i njohur si Stratus ose XFG, po përhapet me një shpejtësi alarmante dhe sjell një simptomë fillestare që mund të kalojë lehtësisht nën radarët e shumicës së njerëzve. A e dini se ngjirja e zërit mund të jetë një shenjë e hershme e këtij varianti? Kjo simptomë e dukshme, por shpesh e injoruar, mund të jetë një paralajmërim për infeksionin që po përhapet në komunitetet tona. Varianti Stratus po përhapet në heshtje, duke shkaktuar simptoma që janë të lehta për t’u injoruar. Zyrtarët e shëndetësisë në Irlandë kanë raportuar një rritje të ndjeshme të infeksioneve,…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier‑Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Një automjet tip Renault, pas përplasjes me një tjetër mjet tip Golf, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit “Renault” ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e makinës nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot ka prezantuar listën e kandidatëve për këshilltarë komunal. Ramadani ka theksuar se kjo listë është besëlidhje e ndershme me qytetarët, një përfaqësim i brezave, i profesionalizmit dhe i dinjitetit tonë.Më 19 Tetor, Saraji nuk voton vetëm për një listë, por për një të ardhme të barabartë. Postimi i plotë i Blerant Ramadanit nga AKI: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup, djep i historisë, i traditës dhe i vizionit për të ardhmen.Sot, prezantojmë listën fituese të Aleancës Kombëtare për Integrim, me bartës kryetarin…
Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka shpallur një plan ambicioz për ndërtimin e një vendbanimi të ri luksoze për oficerët e policisë izraelite në afërsi të Rripit të Gazës. Ky projekt ka si qëllim të transformojë kushtet e jetesës për punonjësit e sigurisë dhe të forcojë masat e sigurisë në një rajon të ndjeshëm. Gjatë një takimi të rëndësishëm me zyrtarë të lartë të policisë, Ben Gvir theksoi se ky projekt është një përparësi kombëtare. Ai nënvizoi se krijimi i kushteve optimale për stafin e sigurisë është esencial për ruajtjen e rendit dhe stabilitetit në këtë…
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë, i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Në shkresë, Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës. Sipas tyre, ka dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pengim të drejtësisë. “Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon nga Prokuroria e Posaçme…
Pasdite në një shtëpi familjare në rrugën “Koço Racin” në Veles u zhvillua një dramë e përgjakshme familjare, kur një ish-partner ka vrarë ish-partneren dhe babanë e saj me një send të mprehtë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje, gjithashtu me plagë nga një send i mprehtë, informoi sot pasdite nga SPB Veles zëdhënësja Biljana Gjakovska. “Dy persona, një femër dhe një mashkull, u sollën në Qendrën e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit këtë pasdite pas orës 16:00. Së pari, mjekët kujdestar, specialistë të sëmundjeve kirurgjikale, pritën një person femër të plagosur me thikë në disa vende të…
Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë. Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”. Një verifikim i bërë në…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (IRZ), organizon seminar dyditor për këshilltarët e Gjykatës që punojnë rreth lëndëve. Në fokus është tema për ankesën kushtetuese dhe praktikën gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Seminarin, me fjalime hyrëse sot e hapën sekretarja e përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese, Violeta Gjorgjievska dhe Shtefan Pirner, drejtues i projektit për Ballkanin Perëndimor në IRZ. Siç informojnë sot nga Gjykata Kushtetuese, sesioni i parë i dedikohet bazave të ankesës kushtretuese, me diskutime për thelbin e saj dhe rolin në mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore, si dhe…
Një zjarr ka përfshirë sot zonën e Qafës së Butrintit, duke rrezikuar një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera të parkut. Në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëses, i cili po punon për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkakun e rënies së tij. [embedded content]

