Author: almakos

Kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga vrasja e Bujar Nasufit në zonën e Selitës në Tiranë janë konfirmuar edhe dy emrat, të cilët kanë porositur ekzekutimin. Bëhet fjalë për vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone. Ndërkohë vëllezërit Xhani janë emra të njohur për autoritetet, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i pyetur lidhur me kandidatët e Levicës në komunat me shumicë shqiptare, tha se këto kandidatura janë bërë në koordinim mes Levicës dhe BDI-së.“Nuk mund të them suksesshëm se është udhëheqësia më e keqe që e njeh historia e Shkupit. Por si koalicion ata funksionojnë, kanë ndarë pushtet, drejtoritë, pra Apasiev, Ahmeti dhe Danella kanë funksionuar deri tash dhe nuk kam aspak dilemë se kjo është në koordinim kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare në funksion dhe në interes si dhe në bashkëpunim me BDI-në”, deklaroi Mexhiti, raporton…

Lexo më Shumë

Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive, ndërsa dy janë nën kontroll.Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrazhallë të komunës së Zelenikovës. MARKETING

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të qindra bimë narkotike në fshatin Karinë të Peqinit. Gjatë operacionit ‘Syri i natës’ u vendosën në pranga Qemal e Qazim Kaseja, Erges Juba dhe Altin e Ali Haskasa.Blutë asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave” dhe sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore e armë të ftohta. “Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat…

Lexo më Shumë

22:18 | 17 Shtator 2025Q LKy peshk me fytyrë kaq të adhurueshme dhe me sy të mëdhenj është specia më e re që shkencëtarët kanë zbuluar. Njihuni me peshkun kërmill me gunga, krijesa që jeton më shumë se 10 mijë metra nën sipërfaqen e oqeanit. Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Akuariumit të Gjirit Monterey e zbuluan peshkun pranë brigjeve të Kalifornisë që në vitin 2019, por pamjet u publikuan vetëm tani. Peshku kërmill jeton në thellësi të oqeanit dhe ka një ngjyrë rozë të veçantë, sy të mëdhenj, një trup si larvë të mbuluar me gunga, kokë të madhe…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte është takuar me komunitetin e artistëve nga qyteti i Tetovës. Në këtë bashkëbisedim Rexhepi ka thënë se detyrë e tyre në programin zgjedhor do të jetë rilindja kulturore në Tetovën e Re. Postimi i plotë i Rexhepit: Është gjithmonë kënaqësi të jesh mes krijuesve. Sonte u takova me komunitetin e artistëve të Tetovës. Fatkeqësisht, gjatë këtyre katër viteve qyteti ynë ka përjetuar një atrofim në aspektin kulturor dhe artistik. Biseduam për shumë çështje që lidhen me rilindjen kulturore të Tetovës, të cilat do t’i përfshijmë…

Lexo më Shumë

Aktivistja Xheni Karaj, nga Aleanca LGBT+, ka komentuar projektligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, i cili pritet të votohet në Kuvend. I ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ajo theksoi se projektligji nuk është propozuar nga Aleanca LGBT+, por organizata ka qenë pjesë e procesit të konsultimit publik, ku kanë marrë pjesë edhe grupe të tjera interesi. Sipas saj, ky ligj nuk ka lidhje me komunitetin LGBT+, por trajton konceptin e barazisë gjinore dhe ndalimin e diskriminimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. “Është përhapur një keqinformim se ky ligj hap rrugën për 99…

Lexo më Shumë

Mirela Arqimandriti, eksperte për çështjet gjinore, teksa ka komentuar projektligjin e ri “Për barazinë gjinore”, ka theksuar rëndësinë e përdorimit të termit “gjini” në legjislacionin shqiptar. E ftuar në emisionin “LOG.” në News24, ajo u shpreh se përfshirja e këtij termi nuk ndryshon asgjë në lidhje me konceptet tradicionale të burrit dhe gruas, por krijon hapësirë ligjore për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve që ndihen ndryshe. “Termi gjini, nuk mohon binaritetin tradicional mashkull dhe femër, përkundrazi, e zgjeron këtë me identitete të ndryshme gjinorë.Gjithashtu ndihmon ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, i cili krijohet për shkak të patriarkalizmit dhe pabarazive gjinore dhe dhunës…”, tha ajo.…

Lexo më Shumë

“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre,” shkruan organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias. Kryetari i AGSH, Isa Myzyraj, i tha BIRN se sipas informacioneve që ai kishte, plani i kufizimeve është bërë i ditur në një takim informal të thirrur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla me disa gazetarë…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është takuar me pronarët e bizneseve të vogla në rrugën “Cvetan Dimov” të cilëve u ka shpjeguar projektin për ndërtimin e këtij bulevardi.“Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të ÇairitNë lagjen Jahja Pashë u takova me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të vogla, ku ua prezantova projektin e ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov”. Ky është një projekt që do ta ndryshojë rrënjësisht pamjen e lagjes sonë, dhe do të hapë horizonte të reja për zhvillim ekonomik e shoqëror.Gjatë bashkëbisedimit, u shpalosa të gjitha beneficionet…

Lexo më Shumë

Veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar. Kështu Komuna e Likovës e konsideron urdhëresën e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për mbylljen e deponisë komunale në Nakushtak, ndërkohë që nuk ka gjetur lokacion tjetër, ndërsa thonë se Urdhëresa është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe me Planin dhe Programin për Menaxhimin me Mbeturinat dhe deponitë regjionale, ku parashihet ndërtimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Reagimi i plotë i Komunës së Likovës: Në lidhje me…

Lexo më Shumë

Dogana e Kosovës ka dal me njoftim për ndalimin e reperit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në njoftim thuhet se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro. Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”…

Lexo më Shumë