Author: almakos

Pasojat mbi shoqërinë dhe institucionet Qytetarët reagojnë me një përzierje habie dhe shqetësimi. Për ta, News24 nuk është thjesht një televizion, është një mik, një informator i besueshëm, një dritare drejt realitetit. Çdo ndërprerje e këtij zëri përbën një thirrje alarmi për shoqërinë. Ndërprerja e sinjalit të medias prek institucionet, mendimin publik dhe strukturën demokratike. Liria e medias nuk është një dhuratë, ajo është një betejë e përditshme. Disa e perceptojnë ndërprerjen si një sulm shtetëror ndaj mediave të pavarura. Pa një media të pavarur, vendi rrezikon të kthehet në një diktaturë të heshtjes dhe të frikës. “Po nuk pate…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten më 18 shtator vendosjen nën akuzë të shtatë zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, të cilët dyshohet se merrnin ryshfet për kolaudimin e automjeteve me defekte teknike. Tre persona të tjerë janë nën hetim për veprën penale të “korrupsionit aktiv”. Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtatë specialistët e kontrollit teknik, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, e kanë shpërdoruar detyrën më shumë se një herë. Në një rast dyshohet se dy shtetas u kanë dhënë punonjësve të DRSHTRr Fier shumën 2000 lekë për të nxjerrë kalues mjetin e…

Lexo më Shumë

Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar pasditen e sotme në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, pasi dyshohet se kanë konsumuar karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash. Gjendja e tyre shëndetësore është nën monitorim nga mjekët, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit e shpalli ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, Lidija Dimova, fajtore për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar dhe e dënoi atë me dy vjet burg. Dimova duhet të paguajë gjithashtu një tarifë gjyqësore prej 10 mijë denarësh dhe të mbulojë shpenzimet gjyqësore, si dhe të kompensojë Agjencinë Kombëtare për dëmet prej 22.7 milionë denarësh brenda gjashtë muajve.Gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska e liroi Dimovan në pjesën e “mashtrimit”, si dhe të akuzuarën e tretë, Ana Pavlidu, nga akuzat për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”. Gjykimin e drejtoi gjykatësja…

Lexo më Shumë

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin. Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u diskutua në takim edhe vizita e Dumanit pak kohë më parë në SHBA ku u u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë. [embedded content]Postimi i Ambasadës së SHBA-së: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzime penale kundër 11 personave të cilët akuzohen për vepra të shumta penale që lidhen me mashtrimin në regjistrimin e automjeteve të përdorura me targa të huaja në vend. Kallëzimi penal, siç u paditën këtë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, është ngritur në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përkatësisht, personi i parë i denoncuar në këtë rast, M.P. (43), është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Departamenti…

Lexo më Shumë

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane”.  Kështu ka theksuar kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Rruga jonë drejt Bashkimit Europian është më shumë se harmonizim i ligjeve – është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane. Këto trajnime janë dëshmi që nuk presim të na thuhet se çfarë të bëjmë. Ne jemi gjenerata që ka marrë iniciativën dhe dëshiron të sjellë Evropën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në malësinë e Kelmendit, Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua në një terren të thepisur. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:15, në zonën e quajtur “Kozhnje”. Viktima është identifikuar si M.Ç., banues në fshatin Fushë-Grudë. Sipas policisë, dyshohet se ai po ecte në një terren të rrezikshëm malor, ku humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. “Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur ‘Kozhnje’, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, pasi u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal si dhe për drejtim të këtij grupi. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca. Sipas dosjes gjyqësore, Sefa rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes së një arsenali të armëve në veri të vendit. Sipas Sveçlës, në pronën e Nemanja Radivojeviq i njohur ndryshe si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake dhe policore, si dhe veshje kamuflazhi – që, sipas tij, përforcojnë akuzat se ky person ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. “Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq – i njohur si ‘Gandi’, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin lidhur me rastin e e abuzimit seksual të një 16-vjeçareje në Përmet. Përmes një reagimi publik, Policia e Gjirokastrës, bën me dije se ka rënë në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi K. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu biznesmenin italian, Davide Pecorelli, i cili ishte dënuar në Shqipëri pasi kishte inskenuar vdekjen e tij. Sipas burimeve për News24, Apeli arsyetoi se Pecorelli e kishte kryer dënimin gjatë kohës së paraburgimit. Gjithashtu, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën e mashtrimit, duke ndryshuar kualifikimin nga “shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda” në “shkatërrim prone me zjarr”. Kujtojmë se rasti i Pecorellit bëri bujë në vitin 2021, kur ai u raportua fillimisht i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte simuluar vdekjen e tij, duke hapur hetime…

Lexo më Shumë