Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se në furnizimin me uniforma të reja për Policinë, janë duke vepruar sipas ligjit. Sa i përket kritikave për zbatimin e gjuhës shqipe në uniforma, Toshkovski tha se BDI ka pasur mundësi që ta zbarojë rregullore deri sa ka qenë në pushtet.“Ai ligj është nga viti 2018. BDI kishte mundësi në të kaluarën të tregonin zbatimin e tij. Ajo që po merren hapa nga ana jonë, plotësisht veprojmë sipas ligjit dhe sipas rregulloreve që vlejnë, që sërish do të them, kjo Rregullore është miratuar në kohën kur pushtet në Maqedoni ishin…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përballi një situatë të papritur gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku diskutoi për krizën në Palestinë. Gjatë fjalimit të tij, Erdogan theksoi dhunën dhe masakrat që po ndodhin në Gaza, por papritur, mikrofonin e tij e ndaloi audio. Kjo situatë shkaktoi reagime të forta në mediat turke, të cilat e përshkruan si një “sabotim të qëllimshëm” ndaj fjalës së presidentit. Mediet turke raportuan se ndërprerja e audios ndodhi për shkak të duartrokitjeve të shumta nga audienca, por drejtoria e OKB-së sqaroi se mikrofoni u fik automatikisht pas pesë minutash, sipas…
Po kthehej në Shqipëri nga jashtë vendit, prangoset në aeroportin e Rinasit vlonjati i kërkuar prej pesë vitesh nga SPAK dhe GJKKO. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njoftoi sot (23 shtator) se në hyrje të vendit identifikoi dhe arrestoi të kërkuarin me masë sigurie “arrest në burg”, Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22 qershor 2020, i ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, për 5 veprat penale “trafikimi…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i pyetur lidhur me uniformat e reja policore, që do të jetë vetëm në gjuhën maqedonase, ka siguruar se këto uniforma do të jenë edhe në gjuhën shqipe, aty, ku parashihet me ligj.Ai tha se vlerëson se bëhet fjalë për furnizim publik të përgjegjshëm, dhe se më pas do të përcaktohen detajet.“Jemi në komunikim me MPB-në. Ajo që mund të garantojmë, që edhe në këtë rast, do të respektohet ligji dhe aty ku uniformat në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht do të jenë edhe…
Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025.Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç.“Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS.Në korrik 2025, krahasuar me korrikun…
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin sot gjatë seancës gjyqësore në GJKKO. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alibej tha në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”. “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej. Nuredin Dumani reagoi ashpër duke thënë: “Kjo është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndoqi” ku autori dhe i plagosuri punonin.Dashamir Çajka Raportohet se mjeku radiolog, i cili ndodhet në arrati, është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës. Ndërkohë 32-vjeçari Mikel Osmani ka marrë plagë me gërshërë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta. “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet…
Pak pas aksidentit me pasojë vdekjen në Durrës mëngjesin e sotëm, Policia Rrugore ka arrestuar në gjendje spitalore shoferin 19-vjeçar që mbeti i plagosur nga përplasja e mjeteve. Teksa drejtonte makinën “Volkswagen”, adoleshenti me iniciale F. R., banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues 26-vjeçarin me iniciale G. K., banues në Sukth. “Pas aksidentit rrugor te vendi i quajtur “4 rrugët e Shijakut”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “shkelja e rregullave të…
Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, është shpallur në kërkim pasi goditi me mjet prerës kolegun e tij brenda ambienteve në spitalin shtetëror “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 32-vjeçari Dashamir Çajka ka goditur infermierin Mikel Osmani, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë pas ngjares Çajka është arratisur dhe po punohet për kapjen e radiologut të arratisur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç,…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski duke u kthyer në dialogun strategjik me SHBA-në, duke theksuar se ai nënkupton një sërë masash konkrete që synojnë avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Në takimin në maj me sekretarin shtetëror Marko Rubio definuam prioritetet e përbashkëta në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe multilaterale, si dhe me dinamikën e përforcuar tregtare dhe ekonomike. Hap pas hapi shohim se si ato prioritete po realizohen. Në kuadër të dialogut do të hapim më shumë tema, mes të cilave edhe lehtësimin e vizave – nuk premtojmë se kjo do të ndodh…
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kërcënuar një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se 23-vjeçarja kallëzoi në polici se 25-vjeçari, Brandi Kasmi, i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para. Për pasojë policia vendosi në pranga autorin e dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel. Në 2 celularët që iu sekuestruan…

