Author: almakos

Abortet te të miturat në Shqipëri po shënojnë një rritje shqetësuese, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi shëndetin riprodhues dhe edukimin seksual. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), fenomeni i abortit mbetet i pranishëm, pavarësisht një rënieje të lehtë në shifra absolute. Gjatë vitit 2024, Shqipëria regjistroi 180 aborte për çdo 1.000 lindje, një shifër që tregon se problemi i abortit është ende i pranishëm në shoqërinë tonë. Ky fenomen është veçanërisht i theksuar tek gratë e grupmoshës 20–34 vjeç, që përbën periudhën më aktive të riprodhimit, duke sugjeruar se nevojitet një qasje më e thellë…

Lexo më Shumë

Pa garanca të Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, kryeministrit Hristijan Mickoskit as nuk i bie ndërmend të mendoj për ndryshime kushtetuese, të cilat sipas rezolutës së LSDM-së, kërkohen të miratohen në shkurt të vitit që vjen. Kur të shohim gatshmëtri nga pala tjetër thekson Mickoski do të ulen dhe të bisedojnë bisedojnë për këtë çështje. Ndërsa për rezolutën, u shpreh se do të flasin pas zgjedhjeve. Hristijan Mickoski, kryeministër “Pozicioni ynë është i qartë. Ne nuk i injorojmë detyrimet që qeveria e kaluar i ka pranuar, për fat të keq. Por, gjithashtu nuk shohim që fqiu jonë lindor po bën…

Lexo më Shumë

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski është në anën e kardiologut Sashko Kedev, i cili pati thënë se ka raste që në spitale private janë kryer intervenime të panevojshme , me qëllim fitimin. Sipas Mickoskit nëse një ekspert botëror si Kedevi thotë diçka të tillë, sigurisht se ka diçka në prapavijë. Hristijan Mickoski, kryeminstër “E di që Ministria ka formuar komisione, ato po punojnë, mesa jam i informuar në 8 raste. Kështu që, nuk do t’i lëmë asgjë rastësisë, secili që është pasuruar në korriz të qytetarëve, posaqërisht në shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarëve, do të përgjigjet”. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu…

Lexo më Shumë

26 shtatori, dita e jetëndërrimit të Apostullit Joan, është edhe dita e emrit në të cilin festoon Kreypiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, imzot, Joani. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u zhvillua Luturgjia Hyjnore me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve nga mbarë vendi, dhe jo vetëm. Liturgjia u drejtua nga Kryepiskop Joani, në bashkëmeshim me Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili, si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës, Hirësi Anastasi, dhe klerikë nga të gjitha Mitropolitë. Pas kremtimit në…

Lexo më Shumë

Panorama.al, ka siguruar fotografinë e Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, personit që dyshohet se ka porositur për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait në Britaninë e Madhe. Një hetim i SPAK bazuar në të dhënat e aplikacionit të koduar Sky ECC ka hedhur dritë mbi rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Klevis Lleshit në gusht të 2020, eshtrat e të cilit u zbulua rastësisht nga një banor në një fshat të Kurbinit. Aurel Hoxha alias Kolaveri, pronar i disa kompanive dhe lokal Monopol në zonën…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit, Gjesti. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë. Mësohet se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash. Nga hetimet rezulton se anëtarët e grupit kriminal kishin organizuar dhe kryer vrasje me pagesë, përfshirë raste për gjakmarrje, duke përdorur armë zjarri dhe duke fshehur trupat e viktimave. Një ndër rastet më të rënda është vrasja e Klevis Lleshit më 5 gusht 2020 në Burrel, ku trupi i tij u gjet i groposur në zonën e Shpërdhetit, Kurbin, disa muaj më vonë. Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh. Veprimet e kundraligjshme të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me paralajmërimin për rritjen vjeshtore të pensioneve dhe se kur pritet pagesa e tyre, deklaroi: “Po, nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, ajo rritje lineare. Pastaj do të vijojë edhe në pranverë, me ç’rast do të përmbyllet ai cikël investues dhe rritja e pensioneve për pensionistët, në mënyrë lineare në shumë të përgjithshme për çdo pensionist prej 7.000 denarësh. Kjo praktikisht i tejkalon ato 5.000 për të cilat folëm gjatë fushatës.” MARKETING

Lexo më Shumë

Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të jetë vend nikoqir i Samitit digjital, ku mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në ngjarjen e i cila do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor. Tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe qytetarët,…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë. Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar. “Panorama” ka siguruar pjesë nga dosja dhe bisedat e zbardhura nga SPAK, teksa bie në sy fakti se…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një mesazh iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se prioriteti i tij i ri, përkushtimi i plotë dhe energjia janë të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve të kësaj komune të Shkupit. “Më thonë, kur ishe ministër i Punëve të Jashtme, nuk ishe mjaftueshëm i pranishëm mes qytetarëve. Po, sepse atëherë misioni im ishte Brukseli dhe Uashingtoni, aty zhvillohej beteja për të ardhmen e shtetit. Por sot, Brukseli im është Çairi, Uashingtoni im është Çairi”, theksoi Osmani, duke porositur se gjithë dijeninë, përvojën dhe kohën e tij po i vë në shërbim…

Lexo më Shumë