Alsat 2020-07-05T09:36:30+02:00 Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Me këtë marrëveshje u arrit të ndërpritet konflikti, që përfundoi me të ashtuquajturën marrëveshje të Ohrit të nënshkruar më 13 gusht në Ohër tashmë të Maqedonisë së Veriut. Shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike asokohe. Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat, në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik. Si rezultat i këtij tranzicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse…
Author: almakos
Alsat 2020-07-05T08:52:13+02:00 Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të jetë mot i ndryshueshëm, më vranësira dhe jostabil në më shumë vende, madje me shira të rrëmbyeshëm, bubullimë dhe erë e përforcuar, lokalisht në formë të motit të ligë me shira të rrëmbyeshëm dhe kushte të paraqitjes së breshrit. Temperatura minimale do të jetë prej 12 deri ne 21, ajo maksimale prej 25 deri në 33 gradë Celsius. UV= 7. Në Shkup, paradite do të jetë mot me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullimë dhe erë e…
Alsat 2020-07-04T22:00:46+02:00 Shiu i rrëmbyeshëm sonte ka përmbysur rrugët në disa lokacione në qytetin e Manastirit. Reshjet e shiut të shoqëruara me breshër janë ndaluar për kohë të shkurtër por kanë shkaktuar bllokim të trafikut. Edhe gjatë ditës së djeshme në Manastir kishte reshje të shumta të shiut të cilat kishin dëmtuar fushat bujqësore për të cilat vetëqeverisja lokale pas inspektimit dhe vlerësimit do të realizojë kompensim të dëmeve.
Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19. Për gjashtë viktima është njoftuar se kanë vdekur në 24 orët e fundit. Burime të Express brenda Klinikës Infektive kanë treguar se edhe 6 të vdekurit e fundit kishin pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. “Të gjashtë të vdekurit janë deri në orën 17”, ka thënë njëri prej mjekëve aty. Lajmi është konfirmuar edhe nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë. “Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri…
Alsat 2020-07-04T17:50:09+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me…
Alsat 2020-07-04T17:50:09+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me…
Alsat 2020-07-04T16:50:49+02:00 Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut partitë e vënë fokusin më shumë tek kundërshtarët politik sesa tek qytetarët, duke përdorur një gjuhë të ashpër e armiqësore. Sipas ekspertëve fokusimi i partive në të kaluarën, qoftë në konfliktin e 2001-shit, në periudhën e Ilindenit apo momente tjera që interpretohen si humbje apo ngritje të dinjitetit kombëtar, pasqyrojnë nivelin e ulët të kulturës politike të të gjitha partive që kërkojnë besimin e qytetarëve. Jemi të stërngopur me premtimet parazgjedhore, madje këtë herë ka shumë premtime qesharake, shumë joreale, punë që jo për 5, as 10 por as për…
Alsat 2020-07-04T15:33:06+02:00 Një 70-vjçar nga Negotina ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga përmbysja e traktorit.rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20 ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi S.R. 70 vjeç nga fshati Timjanik. “Gj.V. (52) nga fshati Timjanik ka raportuar se në vendin “Beli Brest” në afërsi të vreshtave nën pronësi të tij, bashkëfshatari i tij J.M. ka gjetur pa shenja jete gjyshin e tij dhe traktorin e përmbysur”, thonë nga MPB. MPB njofton se ekipet mjekësore në vendngjarje kanë konstatuar se 70-vjeçari ka ndërruar jetë pas plagëve që ka marrë nga shtypja e mjetit të përmbysur. Për…
Alsat 2020-07-04T15:10:34+02:00 Një 57 vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga skelet për punime të ndërtimtarisë. Policia e Tetovës njofton se ngjarja është raportuar sot rreth orës 07:35 ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhelinë të Tetovës. Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetasin R.A, 57 vjeç nga fshati Gllogjë.
Alsat 2020-07-04T14:03:07+02:00 Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev pranon se policia është duke punuar për zbardhjen e rasteve ku nëpunësit policorë angazhohen politikisht në parti apo shtabe zgjedhore në kohë të fushatës. Sipas tij, kjo paraqet shkelje të integritetit të policisë dhe rastet e tilla do të sanksionohen me automatizëm. “Kemi informacione sepse raste të tilla kishim në Shkup dhe Kumanovë. Kundër tyre janë duke u zbatuar masa në përputhje me ligjin, përfshi edhe kolegun nga Kumanova. Bëhet fjalë për shkelje të rëndë dhe sigurisht do të merren edhe masat dhe dënimet më të rënda disiplinore si largim nga puna. Unë…
Alsat 2020-07-04T11:13:00+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione shtesë në lidhje me trupin e pajetë që u gjet dje pasdite në bregun “Maqedonia” në Liqenin e Ohrit. MPB njofton se 49-vjeçari S.J. ka qenë nën ndikim të alkoolit. “Ekipi mjekësorë ka ekzaminuar dhe ka tentuar të reanimojë 49-vjeçarin, por pa sukses, pas çka është konstatuar vdekja e tij. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria Publike. Vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB-Ohër, të cilët kanë konstatuar se S.J. ka qenë nën ndikim të alkoolit. 49-vjeçari rreth orës 14.00 së bashku me tre persona të tjerë është futur…
Gjatë natës së kaluar (03/04.07.2020) në gjithë territorin e vendit MPB-ja ka regjistruar 478 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet që ja miratuar Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

