Author: almakos

Alsat 2020-07-07T09:29:49+02:00 Gjatë natës së kaluar (06/07.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 444 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek qytetarët që ti respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. Foto: MIA

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-07T08:57:17+02:00 Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duhet të jemi të vetëdijshëm, absolutisht të gjithë, se nëse nuk iu përmbahemi masave dhe ka transmision të rritur të virusit dhe numër më të madh të pacientëve, sërish do të vendosen masat restriktive. Sa më shumë t’i respektojmë masat dhe sa më shumë qytetarë mbajnë maska, siç thekson Filipçe, reduktohet në minimum rreziku nga bartja e virusit. Vjeshta është periudhë absolutisht e rrezikshme, jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha vendet. Më tepër: Koronavirusi, 3199 të shëruar dhe 3579 raste aktive “Muajt e vjeshtës, personalisht konsideroj se do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T18:57:12+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan MIckovski, ka deklaruar se vendi ndodhet në situatë të vështirë ku bëhet luftë mes të mirës dhe të keqes. Ai tha se vendit i duhet zhvillim. Premtoi se programi i tyre është zhvillimor dhe parashikon që në 100 ditët e para të qeverisjes tre investime të huaja. Në këtë projekt “ripërtëritja” do të gjeni tatim më të ulët në Evropë prej 8%, 0% tatim për të rinjtë deri më 29 vjet për ata punëdhënës që do të punësojnë, masa dhe metodologji që të mund të ndiqni të gjithë, si deri tek papunësia  9%, atje…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T18:40:07+02:00 Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vlerëson se i është bërë padrejtësi në caktimin e anëtarëve të këshillave zgjedhor dhe anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore si përfaqësues të partive politike. Sipas tyre, anëtari i dytë i opozitës duhet të ishte nga radhët e tyre dhe jo nga radhët e Lëvizjes Besa.  “LSDM-ja dhe BESA tani janë së bashku, janë një koalicion dhe është e palogjikshme që në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime, një koalicion të ketë dy anëtarë kurse partia pas Besës pas zgjedhjeve të mos ketë asnjë anëtarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime.”- deklaroi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T15:47:43+02:00 Pesë “bomba” të reja edhe sot janë publikuar në kanalin Youtube, për të cilat pohohet se janë për sekretarin e përgjithshëm të VMRO DPMNE-së, Igor Janushev dhe ish ministrin Mile Janakieski. Në incizime dëgjohet se si ata merren vesh për rezervim të disa avionëve nga jashtë vendit që të sjellin votues nga diaspora, sipas të gjitha gjasave, në periudhën e vitit 2015. Të njëjtët, gjoja më tej merren vesh se si të shkatërrohen dokumentet lidhur me udhëtimet. Paralelisht me këtë, në Youtube u publikua edhe video- incizim për të cilin thuhet se ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska është…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T15:43:46+02:00 Komuna e Tetovës me rrethinë sot ka regjistruar 9 raste të reja me virus korona, nga të cilat 6 në Tetovë, 1 në Bogovinë dhe 2 në Zhelinë. Edhe pse dy ditët e fundit kjo komunë ka numër një shifrorë të të infektuarve, e njëjta vazhdon të renditet e dyta në listë, menjëherë pas Shkupit për nga numri i rasteve aktive, respektivisht 391. Qytetarët, shifrat e dy ditëve të fundit i shohin si sinjal pozitiv, mirëpo apelojnë që edhe ata më pak të disiplinuar të fillojnë të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën. “Unë e shoh që i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T15:30:49+02:00 Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vlerëson se i është bërë padrejtësi në caktimin e anëtarëve të këshillave zgjedhor dhe anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore si përfaqësues të partive politike. Sipas tyre, anëtari i dytë i opozitës duhet të ishte nga radhët e tyre dhe jo nga radhët e Lëvizjes Besa. LSDM-ja dhe BESA tani janë së bashku, janë një koalicion dhe është e palogjikshme që në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime, një koalicion të ketë dy anëtarë kurse partia pas Besës pas zgjedhjeve të mos ketë asnjë anëtarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime -tha…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T14:57:10+02:00 Radhë të gjata të qytetarëve të cilët me orë presin para bankave, pa e respektuar distancën ndërsa disa madje edhe pa maska mbrojtëse. Pagat, pensionet, pagesa e faturave, ndihma sociale dhe marrja e kartelës pagesore kanë shkaktuar kaos para bankave. Qytetarët thonë se nuk mund të presin shumë dhe se nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç duke ardhur në ndonjërën prej ekspoziturave. “Presim si të gjithë. A pritni shumë? Jo”. “6,7 minuta. Për çfarë po pritni? Për kartelë”. “Jemi për pagesë, jo për kartelë. Tani erdha”. “15 deri 20 minuta. Pres të marrë ndihmë sociale”. Nga Asociacioni bankar i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T14:25:22+02:00 Sa u përket kufijve, në Komisionin për Sëmundje Infektive kemi biseduar gjatë uikendit por edhe gjatë ditës së sotme, nuk përjashtohet mundësia që këtyre ditëve të propozojmë disa masa. Kjo do të varet nga mundësia e rrezikut nga Kosova dhe Serbia, u shpreh ministri Filipçe. “Rreth kufijve, intensivisht kemi shqyrtuar informacionet gjatë fundjavës por edhe mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive, kemi biseduar edhe me përfaqësues, epidemiologë nga Qendrat për Shëndet Publik në shumë qytete në pjesën jugore të Serbisë dhe po presim edhe disa informacione shtesë. Dua të them se është absolutisht është e mundur…

Lexo më Shumë

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve, kanë bërë të ditur nga Zyra e presidentit francez. Siç raporton AFP, kjo lëvizje po ndodh pasi që ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Specialja ka propozuar ngritjen e një aktakuze për krime lufte. Kjo ka bërë që edhe takimi i shumëpërfolur në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar të shtyhet, pasi ishte paraparë të mbahet më 27 qershor. Në anën tjetër, zëdhënësi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-06T13:25:46+02:00 78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3579 raste aktive me Covid-19.

Lexo më Shumë