Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka kritikuar kryetarin aktual dhe kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, duke e akuzuar atë për mungesë të qasjes efektive në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore të kryeqytetit. Gjatë debatit në Debat Plus, Çeku ka thënë se Rama po kërkon një mandat të dytë duke përdorur të njëjtin arsyetim për mossukseset gjatë qeverisjes: “bllokimet”. “Një kryetar komune që në përfundim të mandatit, për projekte madhore me të cilat e ka fituar besimin e qytetarëve, thotë më kanë bllokuar. Tash po e lyp edhe një mandat, kush e…
Author: almakos
Në debatin zgjedhor për kryeqytetin në Debat Plus, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, lidhur me ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Çeku ka pretenduar se ndërtimi i këtij sheshi përfshin shkelje ligjore. “Kontrata për sheshin duhet ta kalojë testin e ligjshmërisë”, ka thënë Çeku. Por Rama është përgjigjur duke hedhur poshtë këto akuza dhe duke akuzuar kundërshtarin e tij për hipokrizi. “Ky që thirret në ligj, ky djali që thirret në ligj bën gjëra jashtëligjore”, ka thënë Rama.
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës si autorë të dyshuar të dhunimi të 61-vjeçarit Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri; dhe shtetasi me iniciale K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata për motive të dobët kanë dhunuar fizikisht me sende të forta 61-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar…
Analisti Edi Kulluri, ka komentuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, ku e cilësoi këtë si një çështje të qartë kushtetuese, por që është keqpërdorur me vetëdije. Edvin Kulluri: Nga pikëpamja kushtetuese kjo është normale, u mor një vendim i gabuar, u rrëzua. Por nuk jemi në këto kushte. Qeveria nuk është nocion abstrakt, ka njerëz aty. Këtu e para punës, ka një lajthitje të Presidentit, sepse nuk ka ndonjë paqartësi për të lexuar nenin 105 , është i qartë. Nëse ka ankimin, nuk…
Edhe pse ndonjëherë nuk e pranojnë, shumica e grave janë tërhequr nga cilësitë mashkullore që shprehin forcë, ndjeshmëri dhe qëndrim pozitiv. Cilat janë ato karakteristika që krijojnë një magnetizëm të pakontestueshëm? Këtu janë 11 cilësi që gratë i vlerësojnë te burrat, shpesh pa e kuptuar se pse janë tërhequr kaq shumë. Një nga cilësitë më të rëndësishme është ndjeshmëria emocionale. Gratë janë tërhequr nga burrat që nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre. Kjo hapje ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të thellë dhe autentike, duke e bërë marrëdhënien më të fortë. Ndjeshmëria është një shenjë e forcës,…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 70-vjeçar është sulmuar brutalisht në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, ku Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar. Kukli u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, ai ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë dhe rrezikon humbje të shikimit. Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur prej tij dhe…
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo theksoi se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë. “Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni, por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve evropiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollon në Kosovë ka ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij është “shumë i vogël për të kërcënuar Turqinë” pas deklaratave të tij mbi dërgesën e dronëve të Turqisë në Kosovë, duke e përshkruar atë si fuqinë e dytë më të madhe ushtarake të NATO-s. Duke folur në një konferencë për shtyp, Vuçiq foli për dërgesën e fundit të dronëve kamikaze Skydagger nga Turqia në Kosovë dhe komentoi mbi gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Ankarasë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ndërsa duke iu përgjigjur akuzave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se ai kishte kërcënuar Turqinë, Vuçiq përsëriti se…
Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja. Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës. Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës. Përfundimet…
Gjatë Luftës së Ftohtë, një histori intriguese ka qarkulluar për mënyrën se si agjentët e CIA-s përdornin lidhëset e këpucëve si një mjet komunikimi sekret. Por sa e vërtetë është kjo narrativë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut? Një serë dokumentesh të deklasifikuara në vitin 2009 zbuluan ekzistencën e “The Official CIA Manual of Trickery and Deception”, i hartuar nga magjistari amerikan John Mulholland në vitet 1950. Ky manual kishte për qëllim të mësonte agjentët si të maskonin veprimet e tyre dhe të dërgonin sinjale të fshehta pa u vënë re, duke përfshirë përdorimin e sendeve të zakonshme si…
54 % e të rinjëve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash. Por, vetëm 8% e të rinjëve besojnë se institucionet luftojnë kundër korrupsionit. Këto rezultate kanë dalë nga hulumtimi i projektit “Të rinjët në RMV. Hallka kryesore në ndërtimin e shoqërisë pa korrupsion”, që e kanë realizuar Analitika Tink Tenk, Organizata e Grave nga Strumica dhe Iniciativa për integrim qytetar Gostivar. ANETA FILIPOSKA, PËRFAQËSUESE E INICIATIVËS PËR INTEGRIME QYTETARE “Hulumtimi i rreth 500 të rinjëve nga rajonet e Shkupit, Pollogut dhe Juglindor, konkretisht komunat, Shkup, Gostivar dhe…
Të gjitha produktet e porositur nga jasht vlera totale e të cilave ishte 22 euro dhe që ishin të liruara nga TVSH-ja, do të shtrenjtohen për 18 %, aq sa është shkalla aktuale e Tatimit të Vlerës së Shtuar. Kjo parashihet në ndryshimet e Ligjit për TVSH, që Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend. Qëllimi është të largohet përjashtimi nga TVSH-ja për importin e dërgesave me vlerë të ulët të dërguara nga jashtë vendit te marrësit në vend, vlera totale e të cilëve për dërgesë nuk e tejkalon shumën prej 22 eurosh në ekuivalent në denarë. PROPOZIM-LIGJI PËR TVSH “Kur…

