Author: almakos

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, deklaroi se pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të rezultojnë me formimin e një qeverie të re dhe një përbërje të re të institucioneve në të gjitha nivelet.“Menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të pasojnë zgjedhjet parlamentare. Në qytetin e Shkupit, sipas sondazheve, raporti është pothuajse tetë me dy në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim kundrejt VLEN-it. Po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të ketë qeveri të re në mars…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Shkodrës i ka sekuestruar apartamentin një të dënuari në SHBA dhe Itali për vepra të ndryshme penale. Apartamenti i sekuestruar me sipërfaqe 103.4 m² ndodhet në lagjen “Vasil Shanto”, dhe është në pronësi të shtetasit me iniciale L. M (alias L. K alias L.K alias L.M). Në bashkëpunim me shtetasen me iniciale J. N, dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Sipas organit të akuzës, shtetasi me iniciale L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se përjashton mundësinë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.“Kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë, për më shumë se 600 mijë qytetarë kanë votuar për këtë Qeveri në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kuptoj se ka parti politike që përveç ndarjeve dhe çështjeve nacionaliste nuk kanë programe tjera, e për ti mobilizuar strukturat dhe votuesit e tyre, për çështjen e vetme që aktualisht mund të bisedojnë është që të përsërisin termin, zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Agjencia gjermane e inteligjencës, BND, ka lëshuar një alarm të rëndësishëm për rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, duke theksuar se një përballje e tillë mund të ndodhë para vitit 2029. Martin Jäger, presidenti i BND-së, theksoi se Rusia ka ambicie të qarta për të zgjeruar influencën e saj në Evropë, duke e bërë atë të varur ekonomikisht nga Moska. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni në kontinentin evropian, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e tij. Jäger, gjatë një seance dëgjimore në Bundestag, shprehu frikën se Rusia mund të mos hezitojë të përdorë forcën ushtarake për…

Lexo më Shumë

Shfaqja e një ishulli të ri në një liqen në Alaskë ka zbuluar pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike në planetin tonë, kurse shkencëtarët dhe NASA po japin alarmin për rreziqe të reja. Formimi i Ishullit Prow Knob në peizazhin e izoluar të Alaskës është një tjetër demonstrim i qartë i shkrirjes së akullnajave të Arktikut dhe ndryshimeve klimatike në përgjithësi. Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Observatori i Tokës i NASA-s, ishulli u shkëput plotësisht nga akullnaja Alsek midis korrikut dhe gushtit 2025, pas dekadash shkrirjeje graduale. Prow Knob ndodhet në një lartësi prej gati 300 metrash…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka dy televizione të mëdha që ndajnë mes tyre pjesën më të madhe të audiencës dhe të ardhurave nga reklamat, ndërsa të gjitha ekranet e tjera bashkë ndajnë atë që mbetet, duke u përpjekur për mbijetesë. Problemet e medias sonë janë të shumta, duke nisur nga qëllimi për të cilin funksionojnë: për informim, edukim, argëtim apo përfitim për pronarët si mjet propagande dhe sulmi në shërbim të pushtetit apo opozitës. Përgjigjja është se ekzistojnë kryesisht për përfitime, të cilat janë më të lehta se zgjedhja tjetër – logjika e tregut – ku media private është biznes që duhet të…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhitit, ka deklaruar sot se filozofia e tyre e qeverisjes tregon se në Çair nuk ka dallime dhe se ka mundësi për të gjithë.“Prandaj, në programin tonë për arsimin, kemi paraparë masa të qarta për të lehtësuar barrën e familjeve dhe për të siguruar kushte të barabarta për çdo fëmijë.Në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë, nxënësit do të kenë uniforma, të financuara plotësisht nga buxheti i Komunës së Çairit. Asnjë familje nuk do të ketë barrë shtesë. Me këtë synojmë të krijojmë mundësi të barabarta, dhe forcon ndjenjën e përkatësisë mes fëmijëve…

Lexo më Shumë

Çfarë e bën grimin kaq magjik? Një nga sekretet më të njohura të grimerëve është truku për të theksuar harkun e Kupidit, i cili mund të transformojë plotësisht pamjen e buzëve tuaja. A e dini se si mund ta provoni këtë teknikë për të arritur buzë më të plota dhe më tërheqëse? Me kalimin e kohës, fytyra jonë kalon ndryshime të shumta, veçanërisht në zonën e buzëve. Këto ndryshime shpesh lidhen me humbjen e kolagjenit dhe yndyrës, duke e bërë lëkurën të duket më pak e plotë. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë është humbja e yndyrës, e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup.“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme pritet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i shtetasit, Amar alias Dritan Shkëmbi, i arrestuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Amar alias Dritan Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të…

Lexo më Shumë

Dje, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u angazhuan në një proces të rëndësishëm demokratik, duke votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Asambletë Komunale dhe kryetarët e komunave. Numërimi i votave për kryetarët e komunave është në fazat përfundimtare, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon intensivisht për përditësimin e të dhënave të nevojshme. Ky proces është thelbësor për të siguruar transparencën dhe besueshmërinë e zgjedhjeve. Sot, gjithashtu, fillon numërimi i votave për mbi 4 mijë kandidatë që garojnë për pozitat në Asambletë Komunale. Ky është një moment kritik për të gjithë ata që shpresojnë të kontribuojnë në…

Lexo më Shumë

Pos Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe Hanin e Elezit pa balotazh Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh garën për kryetar në Ferizaj me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin. Në Ferizaj, Agim Aliu ka fituar pa balotazh mandatin e dytë. Me 56.47 % të votave, tash kur janë numëruar 95 të votave. Kurse Sami Lushtaku në Skenderaj ka marrë 83.45 për qind, ndërsa janë numëruar 95 për qind të votave. Ndërsa, në han të Elezit, Mehmet Ballazhi e ka fituar edhe një mandat duke marrë 50.94 për qind të…

Lexo më Shumë