Author: almakos

Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”. Seanca u ndoq edhe nga babai i viktimës, Qazim Rasha. Dëshmia Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar në dëshminë e tij pas ngjarjes se u kërcënua nga Klodian Rasha. “Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.456 teste të kryera janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar, kurse 5.435 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 439 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 107 në Kumanovë. – Advertisements…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese i jep kohë për provat shtesë Presidencës për t’i paraqitur për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit. Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja. Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces. Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor…

Lexo më Shumë

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev sot ka komentuar bllokimin e Ligjit për Shtetësi nga “E Majta” dhe VMRO-DPMNE-ja. Zaev tha se nëse këto dy parti vazhdojnë të shtyhen për të bllokuar institucionet, rezultatin do ta marrin në zgjedhje. “Nuk e kuptoj logjikën e “Të Majtës”. Nëse shtyhen me VMRO-DPMNE-në se kush më tepër do të bllokëjë ligje, rezultatet do ti marrin në zgjedhje. Ligji për Shtetësinë është për të gjithë qytetarët tanë” Ndryshe, “E Majta”  dje njoftoi se përmes fjalimeve maratonë do ta bllokojë pr/ligjin për shtetësi. Në vend të debatit mbi amendamentet edhe VMRO-ja zvarriti punën e Komisionit për…

Lexo më Shumë

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale në Shkup, nga 11 qershori 2021 (e premte) duke filluar nga ora 16:00, deri më 15 qershor 2021 (e martë – gjatë tërë ditës së punës deri në orën 20:00), sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferit) në Shkup nuk do të funksionojë. Për atë arsye, qytetarët nga zona e qytetit të Shkupit të cilët kanë caktuar termin për të aplikuar për dokument identifikimi më 11 qershor 2021 pas orës 16, kërkohet që të shkojnë në ambientet ku…

Lexo më Shumë

Mjeket e spitalit të Fierit kanë dalë sërish sot në protestë, e dyta brenda pak ditëve. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klima, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka shkuar dje në poliklinikën duke mos i lejuar të ushtrojnë profesionin e tyre, i ka fyer dhe kërcënuar. Sipas mjekëve personi në fjalë është futur në spital dhe ka kërkuar shërbim për të atin në shtëpi, çka nuk ofrohet nga mjekët e spitalit, por ata të poliklinikës. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se mjekët deklarojnë se nëse nuk merren masa nga policia për ndalimin e këtij…

Lexo më Shumë

Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit palë e përfshirë në procesin për ligjin e Teatrit Kombëtar pas padisë së Presidentit të Republikës ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe. Më herët ishte përfaqeësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishi që kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është bërë pagesa e mjeteve për bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin qershor, respektivisht shfrytëzuesit e bursave të MASH-it – bursa për nxënësit e shkollave të mesme, për studentët e regjistruar në studimet bachelor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për studentët e regjistruar në njërin nga universitetet më të mira botërore sipas rang listës së Shangait.

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Lushnjë, ku një 57-vjeçar qëlloi për vdekje me automatik bashkëfshatarin e tij dhe i plagosi djalin. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i dyshuar i krimit, Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Po ashtu mësohet se Shani…

Lexo më Shumë

Një rrëfim tronditës vjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë ku një 42-vjeçar u vra me breshëri armësh. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”. ‘BalkanWeb’ ka siguruar dëshminë enjë prej fqinjëve të viktimës, Shkëlzen Velaj. Gruaja ka rrëfyer bisedën e fundit që 42-vjeçari pati me nënën, ku i kishte kërkuar asaj që të hapte derën. Por sipas saj, nëna e moshuar nuk kishte arritur që të hapte derën, pasi kishte dëgjuar zhurma dhe ishte traumatizuar. “Unë jam gjitone. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë për vdekjen…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjitha institucionet shëndetësore në territorin e Maqedonisë së Veriut gjithsej trajtohen 141 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Në Manastir po trajtohen tetë pacientë të dyshuar apo të diagnostikuar me koronavirus, në Shtip 9, në Tetovë 6, Veles 8, Kumanovë 21, Ohër 11, Prilep 6, Gostivar 3, Strugë 3. Në Spitalin e Strumicës ka 6 pacientë me Covid-19, në Kërçovë 2. Në spitalet e Shkupit ka gjithsej 58 pacientë që trajtohen për koronavirus. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në të gjithë vendin ka rreth 430 krevate të lira për pacientë…

Lexo më Shumë