Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se sot Joe Biden ka vendosur që në emër të SHBA t’i dhurojë një numër të konsiderueshëm vaksinash vendit të saj. Në fakt ishte Osmani ajo që i kërkoi më 19 mars me anë të një letre Biden-it që të ndihmonte me vaksina Kosovën, teksa vetë Presidenti i SHBA ka deklaruar më parë se do të ndihmojë vendet e botës me vaksina. Ajo e quan Biden-in një mik të Kosovës teksa e falenderon në emër të qytetarëve. STATUSI NGA VJOSA OSMANI PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN Më 19 mars 2021, i kam shkruar…
Author: almakos
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e dy kërkesave të Presidentit të Republikës për të shfuqizuar si antikushtetues Ligjin Special Fusha, vendimin e qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe çdo akti tjetër në vazhdim të tyre. Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese më 24 korrik të vitit 2019 dhe më 14 maj 2020 se këto ligje dhe vendime duhen shfuqizuar si antikushtetues dhe të shmangej shembja e Teatrit Kombëtar. Por tre ditë pasi presidenti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar u krye më 17 maj, nga forca të shumta policore dhe…
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash në fshatin Shelegar të Sarandës. Mësohet se ai ka pësuar fraktura të rënda në kokë e trup. 17-vjeçari është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve të para, gjendja e tij është kritike për jetën.
Erjon Skëndaj Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga 15 shtete të Europës, si dhe Izraeli. Urdhri i lëshuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Miklva Ekonomi, “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës avariare me patogjenitet të lartë të shpendëve”, mban datën 23 prill 2021 dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të datës 29 prill. Vendimi argumentohet me rrezikun e importimit të të ashtuquajturit grip të shpendëve, që rezulton të jetë i përhapur gjerësisht në shtetet më kryesore të Europës, si në Gjermani, Francë, Itali, Kroaci,…
Në Kosovë vijon të jetë e qëndrueshme situata me infektimet me Covid-19. Edhe ditën e sotme nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të virusit covid-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 2 676 testime nga të cilët janë infektuar 12 qytetarë. Njoftimi i Plotë 03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës. Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë…
Testet e detyrueshme gjatë udhëtimit jashtë shtetit përmes fluturimeve ajrore mbeten barrë për udhëtarët edhe pse i kanë marrë vaksinat. Sikur shtetasit tanë rezident që shkojnë në vizitë në vendet e BE-së ashtu edhe mërgimtarët tanë që kthehen në vendqëndrimet e tyre hasin në vështirësi gjatë pritjeve për të bërë testet e shpejta apo PCR testet. Ky shtetas thotë se karta e marrjes së vaksinave nuk i mbaron punë andaj duhet të bëj PCR test për 200 euro si dhe koston shtesë të sigurimit shëndetësor. “Këto problemet ekstra që na dalin për udhëtime unë erdha nga Amerika nuk kisha asnjë…
Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani, në moshën 89-vjeçare. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore dhe pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. “LAMTUMIRË USTA! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkruan Rama.
Propozim Ligji i Qeverisë për Evidencën Amë që parasheh ndryshimin e gjinisë vetëm me letërnjoftim, u zhduk nga rendi i ditës në seancën e Komisionit për Sistem Politik. Gazetarët nuk kishin mundësi që të dëgjojnë arsyet për tërheqjen e ligjit. Deputetët e mazhorancës nuk ishin të gatshëm të flasin se çfarë planifikojnë të bëjnë me këtë propozim ligj, për të cilin opozita zëshëm e konteston. Pas tentimeve për të biseduar me përfaqësuesit e LSDM-së, zëvendës koordinatori Dime Vellkovski tha se propozim ligji nuk është tërhequr, por nuk është vendosur në rend dite në seancën e sotme për sistem politik. Nga…
Për herë të parë që nga shpallja e pandemisë, gjatë 24 orëve të fundit në Spitale e Klinikat e vendit nuk është shtruar asnjë pacientë si pasojë e koronavirusit, madje as në Klinikën Infektive në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce deklaroi se nëse ky trend i të shtruarve në spitale dhe i rasteve të reja vazhdon edhe ditëve në vijim, pas 15 Qershorit do të hiqet ora policore si dhe do të ketë lehtësime shtesë në organizimin e ngjarjeve të ndryshme. – Advertisements – “Derisa vazhdojnë këta numra, ky trend, pas 15 Qershorit mund të pritet lehtësime shtesë të…
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit e operacionit “Binomi” që u kapën me një sasi tritoli, armë e granata. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata vendosi “arrest me burg” për Barim Florën, 42 vjeç, Ardjan Gjokën, 33 vjeç dhe Jemin Florën, 33 vjeç. Përveç 4. 6 kg tritol atyre u janë sekuestruar edhe armatime, 3 granata luftarake, municion, 5 kapsolla detonatorë 4 celulare etj.
Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij. Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani. KUSH ISHTE PIRRO MANI Piro Mani për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit…
–Nëse vazhdojnë trendet e njëjta pozitive në lidhje me situatën me Covid-19, pas 15 qershorit mund të pritet heqja e orës policore si dhe lejimi i organizimit të evenimenteve tjera siç janë koncertet. Në ndërkohë, po përgatiten protokolle. Këto paralajmërime i dha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke thënë se është lajm i shkëlqyer raporti brenda 24 orëve për Shkupin, ku nuk është pranuar asnjë pacient me Covid-19 për trajtim spitalor. “Trendi është i njëjtë edhe në qytetet e tjera të vendit, nuk ka më presion në repartet për sëmundje infektive. Takimi i ardhshëm i Komisionit për Sëmundjet Infektive do të…

