Author: almakos

Katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët ishin viktima të një aksidenti në Kosovë janë varrosur sot në Shtime. Familja e dëmtuar ia ka falur gjakun asaj Musliu, pjesë e së cilës ishte shoferi që shkaktoi aksidentin. Ndërmjetës për faljen e gjaqeve ishin dy kryekomunarët Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes. Ndërkohë në koma vijon të jetë një tjetër e aksidentuar, edhe ajo pjesë e familjes Ramadani e cila u shua tragjikisht.

Lexo më Shumë

Situata e COVID-19 në Greqi është disi më e qëndrueshme. Të dhënat e fundit të raportuara nga autoritetet greke, tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 808 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 24 qytetarë. Sa i përket personave që ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv, ato janë 392. Më së shumti rastet e raportuara mbulohen nga 51 % prej burrave, ndërsa sa i përket moshës mesatare të viktimave, ajo është mbi 70 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit ka reaguar për publikimin në rrjete sociale të testit së Gjuhë-Letërsisë gjatë provimit të maturës shtetërore. Sipas MASR, autori do të kallëzohet penalisht së bashku me ata që fotografuan tezën dhe e dërguan jashtë qendrave të provimit. Ministria hedh akuza se ky rast është orkestruar qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht. Në njoftim qartësohet se pavarësisht publikimit të tezës, nuk është cënuar mbarëvajtja e provimit të maturës. Ditën e sotme maturantët shqiptarë zhvilluan provimin e Gjuhë-Letërsisë. Në kohën kur po zhvillohej provimi në rrjete sociale qarkulloi testi. REAGIM I MASR Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR)…

Lexo më Shumë

Sali Ramadani, xhaxhai i katër anëtarëve të familjes, që humbën jetën dje në aksidentin që ndodhi në Koshare të Ferizajt, deklaroi i prekur se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë. Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, ndonëse as viktimat nuk kanë pasur asnjë faj. “Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lëre më katër…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Kurti është paraqitur për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Në fakt, Kurti dozën e parë të vaksinës e mori më 29 mars, kurse të dytën më shumë se 2 muaj më vonë. Kryeministri ishte personi i parë që u vaksinua brenda Kosovës me një vaksinë ndaj COVID-19 një ditë pas ardhjes së dozave të para.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shënuar rastin e parë me variantin indian të COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pacienti ku u zbulua varianti indian ishte kthyer nga Iraku. Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë dhe më pas kur u kthye në Maqedoninë e Veriut u dërgua me urgjencë në spital privat. Filipçe do të kërkojë zgjatjen e masave aktuale kufizuese deri në 15 qershor në gjithë vendin. Ai thekson se nuk ka premisa që të shtohen rastet dhe shtrimet në spital.

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”. Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në Tik-Tok, ku shfaqej duke bërë “sfilatë” në zyrën në gjykatë. Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet. “Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit…

Lexo më Shumë

Derisa Qeveria ta vendos në shqyrtim publik “udhërrëfyesin” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, VMRO-DPMNE do të protestojë çdo ditë nga ora 15.00 deri në ora 17.00, në tre lokacione në kryeqytet- në udhëkryqin përballë qendrës tregtare “Mavrovësja”, para Kuvendit, te godina e ish “Nova Makedonisë” dhe në dhjetë qytete të tjera. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski thotë se ka informata që udhërrëfyesi i cili mbahet sekret nga Qeveria, vendos në negociata identitetin dhe gjuhën maqedonase. – Advertisements –  “Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat,…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë publikuar të dhënat e përditësuara të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 10 qytetarë, ndërsa fatmirësisht në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi. Lajmi i mirë është, që janë shpallur 134 qytetarë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive, aktualisht në Kosovë është 1.074. Njoftimi i plotë: 07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej…

Lexo më Shumë

Përderisa po numërohen ditët e fundit të këtij viti shkollor, mbetet pezull vendimi për kthimin në normalitet të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Nga Ministria e Arsimit thonë se ende nuk dihet nëse nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund t’u kthehen bankave shkollore nga viti i ri shkollor. Ministrja Milla Carovska tha se si ajo ashtu edhe drejtorët e shkollave, arsimtarët, prindërit e nxënësit janë të një mendimi që mësimi tradicional duhet të nisë nga shtatori. Por ajo shtoi se vendimi varet nga situata epidemiologjike. – Advertisements –    “Duke u prirë nga këto informacione dhe gjendjen…

Lexo më Shumë

Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari kanë dalë sot para gjykatës Penale të Tiranës ku është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të tyre dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Sot para gjykatës, fëmijët e çiftit kanë rrëfyer për situatën e rëndë që përjetonin prej muajsh me të ëmën. Vajza e Kudretit dhe Dhuratës ka treguar në gjykatë edhe shenjat e dhunës në trup dhe kërcënimet e njëpasnjëshme se në rast se do të tregonte për mesazhet që e ëma kishte me burra të tjerë, atëherë ajo do i mbyste me litar ose do i…

Lexo më Shumë