Author: almakos

Një person nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja. – Advertisements – Bëhet fjalë për një 32-vjeçar i cili rastin e sulmit fizik e ka paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme. Sipas dëshmisë, ai në shtëpinë familjare është sulmuar nga 33-vjeçarja I.K nga Shkupi. Policia njofton se është duke punuar në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Mediat italiane shkruajnë se trupi i pajetë i një shqiptari është gjendur në Empoli të Italisë. Një 36-vjeçar nga Shqipëria mësohet se është gjetur i vdekur pranë ish-fabrikës së qelqit, ndërsa ka dyshime se është vrarë. Ende nuk ka një rezultat zyrtar se pse ka ndodhur vdekja, kurse pritetet edhe përgjigja nga autoritetet në lidhje me shkaqet e ngjarjes së rëndë. Autoritetet e vendit fqinj po hetojnë në dy pista e ata janë ajo natyrale, si dhe e vrasjes. Si u zbulua trupi i pajetë i 36-vjeçarit Trupi i të riut shqiptar në Empoli kishte nisur të dekompozohej, ndërsa vëllai…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojnë që pas 15 qershorit, ora policore të fillojë prej orës 01:00 dhe të zgjasë deri në orën 04:00 të mëngjesit. Sipas disa raportimeve, ky propozim pritet që të dorëzohet deri tek Qeveria për miratim. Kujtojmë se ditë më parë Qeveria e RMV-së, ka marr vendim që të lejohen dasmat në ambiente të hapura, derisa tashmë është bërë i ditur edhe protokolli për to.

Lexo më Shumë

Albiona Koka, drejtuesja e “Lëvizja “NDAL ABUZIMIT””, i ka dërguar një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit, duke ngritur alarmin për një fenomen me të miturt në vend. Në shkresë thuhet se disa kohë më parë, nëna e një të miture, vetëm 14 vjeç, kishte denoncuar një agjensi të ashtuquajtur modelingu. Sipas nënës të së miturës, një i ri nga Kosova, Shpejtim Zeneli u premtonte të miturave se do t’i bënte modele, por kishte si qëllim për t’i dërguar në klubet e natës në Kosovë. “Ai mblidhte vajza nga 13 vjeçe e lart, kryesisht për t’i dërguar në klubet e natës…

Lexo më Shumë

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë. Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Edhe pse tashmë kemi hyrë në stinën e verës parashikimi i motit thotë të kundërtën. Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Më konkretisht java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intervale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e…

Lexo më Shumë

Lajm i mirë nga spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja dhe fatmirësisht asnjë humbje jete nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,074 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 146 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej…

Lexo më Shumë

Në vitin 2021 Klinika e pediatrisë në Çair duhej të ishte gati. Ky premtim parazgjedhor i kreut të Çairit Visar Ganiu nuk u bë realitet. Procedurat për ndërtimin e këtij institucioni shëndetësor ende nuk kanë përfunduar. Ky premtim parazgjedhor i “Kontratës” së Ganiut fillimisht duhej të ndërtohej në lokacionin që funksionon si qendër e emigrantëve. Për shkak të procedurave të pazgjidhura administrative  spitali tani parashihet të ndërtohet sipër Poliklinikës aktuale të Çairit. Gjegjësisht të bëhet mbindërtim. Projekti gjatë fushatës zgjedhore ishte prezantuar në mënyrë pompoze në formën tredimensionale, por pa bërë studime paraprake nëse i përmbush ose jo standardet e…

Lexo më Shumë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e nesërme operacionin për prishjen e objekteve pa leje përgjatë zonave bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30. Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj është shprehur i prerë se nuk do të ketë tolerime. “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa reagojnë ndaj vendimit që ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski nga burgu i Shutkës të qëndrojë në arrest shtëpiak. Nga partia e Mickoskit  thonë se Rashkovski është dërguar në shtëpi që mos të tregojë për bizneset e Zaevit dhe vëllait të tij, Vice Zaev. Nga kjo parti thonë se, qëndrimi i kryeministrit i cili tërë kohën pohon se Rashkovski ka punuar në mënyrë ligjore, paraqet presion të hapur ndaj gjyqësorit. – Advertisements – “Zaevi guxoi të ndikojë ndaj procedurës sepse e din që Rashkovski është vasali i tij i drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë

Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e fundjavës. Gjatë së premtes dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë. Po ashtu, gjatë kësaj…

Lexo më Shumë