Author: almakos

Një i afërm i pronarit grek të kampingut të vrarë në Finikounda së bashku e mikun e tij shqiptar, u paraqit në polici mëngjesin e sotëm (14 Tetor). Sipas burimeve policore, i riu mbërriti në polici së bashku me avokatin e tij, pa u dhënë më shumë informacion në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij. Ende nuk është sqaruar nëse ai është përfshirë në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 5 Tetor dhe që mbetet ende mister. Autori i vrasjes së pronarit grek dhe shqiptarit ende s’është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe një bashkëpunëtor. Sipas protothema.gr, policia ka në…

Lexo më Shumë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ka reaguar zyrtarisht ndaj shqetësimeve të ngritura nga eurodeputetë për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, pas ngjarjeve të 9 gushtit 2025 që përfshijnë grupin mediatik “Focus Media Group”. Në letrën e saj drejtuar anëtarëve të Parlamentit Europian, Kallas thekson se Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka qenë që në fillim në ndjekje të ngushtë të zhvillimeve dhe ishte institucioni i parë ndërkombëtar që reagoi publikisht më 13 gusht 2025. Ajo nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes rrugëve ligjore, duke respektuar lirinë e gazetarëve për të raportuar dhe…

Lexo më Shumë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa në zona të ndryshme të kryeqytetit. Uniformat blu bëjnë me dije njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes. I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta. Të arrestuarit janë: -K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së…

Lexo më Shumë

Zbardhen emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm  që u zhvillua mesditën e djeshme (13 tetor). Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë. Mësohet se në pranga kanë rëne: Endri Doda Ervin Cani Akil Kërtusha Blerim Heta B.M Maksim Suci alias Lika Stefan Mehmeti Ergys Tusha Jurgers Mullahi Hanson Mullahi Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi…

Lexo më Shumë

Gjithmonë ka ekzistuar një mister rreth banimit të njerëzve modernë në Kosovë, por tani, një zbulim i ri arkeologjik ka hedhur dritë mbi këtë çështje, duke provuar se njerëzit kanë jetuar në këtë rajon rreth 50 mijë vjet më parë. Universiteti i Tübingen-it në Gjermani, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka bërë një zbulim të rëndësishëm në Drenas, duke konfirmuar praninë e artefakteve që datojnë nga periudha e Paleolitit. Kjo është një ngjarje historike për Kosovën dhe për arkeologjinë në përgjithësi. Prof. Dr. Harald Floss, një nga arkeologët kryesorë të këtij projekti, shprehet se janë gjetur prova të…

Lexo më Shumë

Është ekstraduar nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku, ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor 2019. Policia e Shtetit Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh.. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohen edhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore dhe ato juglindore, por pa reshje. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim verilindje – juglindje dhe një shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë. Në det, pritet një situatë e qetë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë.

Lexo më Shumë

Të hënën, një shpërthim i fuqishëm tronditi Kajron, duke sjellë panik dhe frikë në mesin e banorëve, vetëm pak pas mbërritjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Egjipt. Ngjarja ndodhi në një bazë ushtarake, e cila është e njohur për aktivitetet e saj strategjike. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë ndjehej disa kilometra larg, duke shkaktuar thyerjen e dritareve dhe alarmimin e qytetarëve. Një re e madhe tymi u ngrit mbi zonën e shpërthimit, duke e bërë të dukshme nga çdo cep i qytetit. Banorët raportuan një përplasje të fortë, e cila shkaktoi panik dhe kaos në rrugët e…

Lexo më Shumë

Komisioni i Ligjeve shpalli vakancën duke ftuar kandidatët që të shprehin interesin e tyre për një periudhë 20 ditore. Argumentimi i dhënë nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte se procesi i mëparshëm ka rënë pasi është legjislatura e re parlamentare dhe deputetëtëve që kanë firmosur mbështetjen e kandidatëve të mëparshëm. Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, e kontestoi rihapjen e procesit duke fajësuar mazhorancën për situatën e krijuar, si një praktikë të përdorur dhe për institucione të tjera të pavarura. “Ne kemi kandidatë që nuk iu nënshtruan kurrë votimit dhe parlamenti nuk e mbylli atë procedurë,” argumentoi…

Lexo më Shumë

Vazhdon trendi i rritjes së frekuencës në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin RMV-Republika e Shqipërisë afër Dibrës, ku në periudhën janar-shtator, kanë kaluar mbi një milion udhëtarë, që është një numër rekord historik. “Në periudhën janar-shtator, vendkalimi kufitar “Bllatë” ka arritur një fluks të përgjithshëm prej 1.072.646 udhëtarëve, që është një rritje prej 74 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kjo shifër ishte 616.838 udhëtarë. Fluksi më i lartë ishte në gusht ose 207.601 udhëtarë, nga të cilët 71.259 ishin vendas, prej të cilëve 25.941 ishin hyrës dhe 45.318 ishin dalës. Nga numri i…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi 11 deri në 12 përqind ndaj kundërkandidatit të tij në garën për kryetar komune. Në një intervistë në emisionin “Debat në SHENJA”, Rexhepi u shpreh se kjo përparësi nuk është vetëm statistikore, por pasqyrohet edhe në mbështetjen që ai po merr çdo ditë në terren. “Në anketat e fundit rezulton se dallimi do të jetë mbi 11 ose 12% në favorin tonë. Kjo reflektohet edhe në vizitat e përditshme që kemi në terren. Një numër i…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në një intervistë në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi refuzimin e kundërkandidatit të tij, Bilall Kasami, për të marrë pjesë në debat. Rexhepi u shpreh se ky refuzim vjen si pasojë e frikës dhe panikut nga përballja me të vërtetën dhe faktet mbi gjendjen aktuale në komunë. “Nuk mendoj që janë të dyja – as arroganca, as diçka tjetër. Unë mendoj se është paniku. Ata janë në panik nga përballja me faktet dhe realitetin në Tetovë. Nuk mund të jesh njëkohësisht në panik dhe arrogant. Ata duhet të…

Lexo më Shumë