Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin. Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.
Author: almakos
Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas publikimeve të disa video përgjimeve në rrjete sociale.Dehari ka thwnw se materialet e publikuara janë të montuara e të pavërteta dhe shtoi se, kanë për qëllim cenimin e jetës së tij private.“Në ditët e fundit, po përballem me një fushatë të ulët shantazhi dhe manipulimi, e cila synon të dëmtojë personalisht dhe politikisht figurën time. Në këtë fushatë përdoren materiale të montuara, të fabrikuara dhe plotësisht të pavërteta, që cenojnë jetën time private dhe përpiqen të prishin marrëdhëniet me njerëzit e mi të afërt dhe me qytetarët që…
Prokuroria ka dërguar në gjyq dy vëllezërit, Klisman dhe Arjon Hasaj, të cilët akuzohen se ekzekutuan me armë zjarri Ramazan Matajn, krim i ndodhur më 5 Janar 2024, rreth orës 07:15 në vendin e quajtur “Dragoç”. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, shtetasit A.H. dhe K.H., të akuzuar për pesë vepra penale”, njoftoi organi i akuzës. Ndaj dy vëllezërve janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve…
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Evropian të Hyrjeve dhe Daljeve (EES), do të hyjnë në seksione të veçanta të kalimeve kufitare me Bashkimin Evropian të destinuara vetëm për ta. Ministria e Brendshme kroate shpjegoi se kishte informuar menjëherë të gjithë qytetarët e vendeve në rajon se, që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Elektronik dhe Elektronik të Sigurisë (EES), rregulla të reja kanë hyrë…
Shoqata Kulturore Vizioni-M ka njoftuar se në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria kanë organizuar një aktivitet të radhës lidhur më çështjen Çame. Ja dhe njoftimi i plotë:Shoqata Kulturore Vizioni-M ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria me tematikën “Çamëria dhe problemi Çam sot”, një aktivitet i radhës për të përkujtuar perpecitë dhe historinë e Çamëve, si dhe thirrjen e tyre për drejtësi.Në përpjekje për të mbajtur gjallë ndodhitë rreth Çamëve, kësaj radhe kemi nderin të kemi këta ligjërues:z. 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐭𝐚 – historianz. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚 – kineast,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimi pasuror. Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli do të përballen me akuzën për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” Si ndodhi ngjarja? Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj, shtetasi Edvar Agalliu kishte telefonuar bashkëshorten duke i kërkuar me urgjencë 2 milionë lekë, pasi ndodhej në rrezik për jetën dhe vetëm pas pagesës mund të kthehej i…
Gianluca Soncin hyri me forcë në shtëpinë e ish-partneres së tij, Pamela Genini, në Milano, mbrëmjen e së martës duke përdorur çelësat që i kishte bërë kopje fshehurazi disa javë më parë. 52-vjeçari më pas e vrau atë. Pikërisht në atë moment, ajo po fliste në telefon me ish-të dashurin e saj, të cilit i kishte besuar frikën, sulmet dhe kërcënimet me vdekje të biznesmenit. Pamela Genini e mbylli papritur telefonatën. Mesazhi i fundit i dëshpëruar “Kam frikë, ai i ka bërë një kopje të çelësave të mi. Hyri me forcë. Telefono policinë”. Ky ishte mesazhi i fundit i dëshpëruar që ajo i…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.
Tensionet e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë kaluar përtej stadiumit, duke rezultuar në një incident të dhunshëm në Cyrih, ku një familje shqiptare u sulmua nga një tifoz serb. Çfarë ndodhi pas fishkëllimës së fundit? Ndeshja e zhvilluar të shtunën në mbrëmje përfundoi me një fitore 1-0 për Shqipërinë, një rezultat që shkaktoi gëzim te tifozët shqiptarë, por gjithashtu tensione të mëdha në mesin e tifozëve serbë. Atmosfera e nxehtë u ndje edhe jashtë stadiumit, veçanërisht në Cyrih. Pas përfundimit të ndeshjes, një familje shqiptare, e përbërë nga një baba, një nënë dhe vajza…
23:32 | 15 Tetor 2025E.HÇfarë e bën të fuqishme një pasaportë? Qartazi, hapja ndaj udhëtimeve, aftësia për të shkuar sa një vend në tjetrin me një kalim të shpejtë, pa vizë. Henley Passport Index është një nga renditjet që mat forcën e një pasaporte dhe për herë të parë në 20 vjet, pasaporta amerikane ka rënë nga dhjetëshja kryesore. Tani lista kryesohet nga tre vende aziatike: Singapori që ofron kalim pa viza në 193 destinacione, Koreja e Jugut me 190 vende dhe Japonia, 189. SHBA-të janë në vend të 12-të bashkë me Malajzinë. Të dyja ofrojnë kalim pa viza në…
Koalicioni AKI sonte mbajti tubimin qendrore në komunë e Çairit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Bujar Osmanit, i ka rënë një barrë shumë e rëndë për ta bërë ndryshimin e ndryshimit të rrejshëm.Ai tha se në takimet me njerëzit ka ndjerë zhgënjimin e thellë të atyre që dikur votuan për “ndryshim”, por morën si shpërblim “poshtërim”.“Votuam për ndryshim dhe morëm poshtërim. U zhgënjyen njerëzit, por jo deri në fund. Prandaj unë, Ali Ahmeti, i ftoj të gjithë ata që besuan, që shpresuan, që u mashtruan të mos dorëzohen.”, deklaroi Ali Ahmeti.Ahmeti theksoi se më 19 tetor është momenti…

