Author: almakos

Vajza 6-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia që goditi sot familjen Azizllari në Maliq, ka mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është dërguar me urgjencë për shkak të djegieve të shumta në trup dhe gjendjes së rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se e mitura po trajtohet në repartin e djegie-plastikës, ku i janë kryer ekzaminimet e para dhe po iu nënshtrohet analizave të thelluara nga ekipi mjekësor. Në një prononcim për “News24”, xhaxhai i fëmijëve ka treguar se vajza ka mundur të dalë vetë nga shtëpia dhe ka shpëtuar falë ndihmës së fqinjëve. “Vajza…

Lexo më Shumë

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe djali i saj Luka, 14 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre, në Maliq.  Ajo ka treguar se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë, për shkak se ishin me spektrin e autizmit. Sipas saj, babai i familjes ishte i vetmi që punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët “Jetonin shumë keq, nuk merrnin as…

Lexo më Shumë

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë njoftuar se deri në orën 17:00 numri i votuese është 39,61% në nivel shtetëror.Dalja më e madhe është në komunën e Vevçani 61.84%, Demir Kapija 57,65%, Probishtipë 56.43%, Çashkë 65,50%…Dalja më të vogël ka në Vrapçishtë me 20,94%, Mavrovë dhe Roshtushë 25,89%, Pllasnicë 32,87%, Radovish 31,57%…Jehona e votuesve për Qytetin e Shkupit është 39,65%. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, si pasojë e asfiksisë nga tymi në banesën e tyre. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, duke theksuar se Bashkia qëndron pranë tyre në këtë moment të vështirë. “Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë. Ngjarje të tilla na…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet. Informimi profesional, i saktë dhe në kohë i publikut për rrjedhën e procesit zgjedhor është thelbësor për besimin në zgjedhje. Gjatë mëngjesit, siç theksohet në kumtesën e tyre, në SHGM janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske: Në Shkup (Komuna Karposh, VV 2626): Gazetares Elida Zylbeari iu tentua t’i merrej telefoni dhe u…

Lexo më Shumë

Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse duke blerë mijëra dronë Skydagger dhe Bayraktar nga Turqia. Kjo blerje ka shkaktuar një reagim të fortë nga Serbia, e cila e sheh këtë veprim si një kërcënim për sigurinë rajonale. Reagimi serb ka qenë i ashpër, me presidentin Aleksandar Vuçiç që e ka quajtur sjelljen e Turqisë si një provokim të papranueshëm. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve dhe ka akuzuar Turqinë për përpjekje për të ringjallur ndikimin e saj në Ballkan. Ekspertët e mbrojtjes vlerësojnë se dronët turq do të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se deri në ora 15:00 të drejtën e votës në të gjithë territorin e vendit e kanë shfrytëzuar 515.069 votues. Nga KSHZ thanë se jehona e votuesve është 31,16%, që paraqet përqindje përafërsisht të njëjtë me zgjedhjet e vitit 2021.Krahasuar me daljen deri në orën 13:00, që ishte 20.12% përqind, vërehet një rritje prej 10 përqind, teksa dalja më e lartë mbetet në komunat lindore, ndërsa më e ulët, në komunat në zonën e Pollogut. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesë, vajza 6-vjeçare e familjes është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim të specializuar në një qendër të djegieve. Burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup. E mitura është e vetmja e mbijetuar nga ngjarja tragjike që ndodhi në banesën e familjes Azizllari, ku humbën jetën nëna Merjeme Azizllari dhe djali 14-vjeçar. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një dyshek sfungjeri, në…

Lexo më Shumë

Shefi i Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të ODIHR-së për zgjedhjet lokale në vend, Mateo Mekaçi sot deklaroi se vëzhguesit i ndjekin të gjitha aspektet lidhur me zgjedhjet dhe theksoi se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe proceset parazgjedhore, si dhe proceset pas ditës së zgjedhjeve. Mekaçi, i cili sot ishte sot në vendvotimin në Shkollën fillore “Liria” në komunën e Çairit, theksoi se Misioni përbëhet nga 250 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët vëzhgojnë në tërë territorin e vendit. “Ne jemi këtu si një mision vëzhgues ndërkombëtar, për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar nëse…

Lexo më Shumë

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, në përgjigje të arrestimit të avokatit Ulian Barjami, ka shpallur bojkot 5-ditor të të gjitha proceseve penale në të gjitha nivelet, nga data 20 deri më 25 tetor. Në një vendim unanim, Komiteti thekson se pas kontaktit të drejtpërdrejtë me avokatin Barjami dhe shqyrtimit të hollësishëm të ngjarjes, situata u konsiderua “tepër e rëndë” dhe kërkon reagim institucional urgjent. Bllokimi i proceseve gjyqësore përfshin si çështjet në hetim ashtu edhe në gjykim, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përjashtim nga bojkoti vetëm për çështjet që lidhen…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes tragjike në Maliq, ku humbën jetën nga asfiksia Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, fqinjët e familjes kanë folur për mediat, duke ndarë detaje nga jeta dhe vështirësitë me të cilat përballeshin të ndjerët. Një nga fqinjët, Benereta Pashollari, tregoi se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se nëna përpiqej të kujdesej për dy fëmijët, të cilët ishin me spektrin autik. “Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime…

Lexo më Shumë

Austriaku Felix Baumgartner hyri në histori si njeriu i parë që theu murin e zërit pa ndihmën e ndonjë automjeti, duke realizuar një hidhje spektakolare nga 39 kilometra lartësi mbi Tokë. Ky mision i guximshëm, i njohur si Red Bull Stratos, e çoi Baumgartnerin në kufirin e hapësirës, ku ai u hodh drejt Tokës me një shpejtësi që arriti 1.357 kilometra në orë, ose Mach 1.24. Kjo arritje e jashtëzakonshme e bëri atë një simbol të guximit dhe eksplorimit njerëzor. Gjatë rënies, Baumgartner u përball me kushte ekstreme, ku temperatura ra deri në −70 gradë Celsius. Për 30 sekondat e…

Lexo më Shumë