Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”. Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane. Më tej ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore. Holta Zaçaj: Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që…
Author: almakos
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kandidati i tyre për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri ka lidhur marrëveshje pa miratimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të…
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së. Për këtë subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje urgjente. Në “ceremoninë” e koalicionit ishte edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti. Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%. Sylejman Meholli i LVV-së, të…
Gjoba absurde prej 4 milionë eurosh, e vendosur nga Tatimet, 3 vite pas shembjes së “Prestige Resort”, ka urdhëruesit politikë, por ka edhe zbatuesit e verbër të urdhrave. [embedded content] Siç ndodh rëndom në të tilla raste, pushteti gjen “kamikazët” e vet, të gatshëm të keqpërdoren dhe të firmosin shkelje ligjore, në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. I tillë është rasti i Olsi Kucës, inspektorit të Tatimeve VIP, i cili zgjodhi të bëhet “kurbani” i eprorëve. Në kundërshtim të ligjeve dhe të parimeve të kontrollit administrativ, Olsi Kuca mbajti gjallë një proces kërcënues prej më shumë se 2 vitesh ndaj…
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat akuzohet se shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën. Togat e zeza dënuan me 3 vite burg Mariela Berishën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul me 1/3 dhe u dënua përfundimisht me 2 vite qëndrim pas hekurave. Ndërsa ndaj ish-konkurrentes së “Për’Puthen” dhe ish-banores së BBV, u caktua 3 vite shërbim prove. Por, dënimi i zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar. [embedded content] Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë pasi dhunuan blogeren Klea Prenga më 9 Gusht 2024, teksa…
Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme.Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit.VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301,919 votues, ndërsa opozita LSDM siguroi 125,824 vota.Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me mbi 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota.Partia Levica mori mbështetje nga 57,063 votues, ndërsa partia ZNAM nga 38,421. Koalicioni “Eksperienca për…
Ish-kryeministri, Fatos Nano ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe raportohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, ai është shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve me mushkëritë. Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë. Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar. Themeluesi dhe kreu…
Në komunën e Prishtinës janë numëruar tashmë 60% e votave me postë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i VV-së për kryetar, Hajrulla Çeku, udhëheq në votat e diasporës me 54.88%. Megjithatë, në rezultatet e përgjithshme, kryeson Rama, i cili ka një avantazh prej 634 votash mbi Çekun.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë ka nxitur thirrje nga gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë që autoritetet ta marrin seriozisht çështjen e sigurisë së tyre “pothuajse të joekzistente”. Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg Kuvendit të Shqipërisë. Pak çaste më vonë, ndërsa gjyqtari Astrit Kalaja po përfundonte…
Në rrethin e parë janë zgjedhur dhjetë kryetar komunash të Shkupit, ndërsa në të tjerat do të ketë ketë rreth të dytë më 2 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në shumicën e komunave të Shkupit janë përpunuar 100 përqind e qendrave të votimit, ndërsa në katër komuna mungojnë të dhënat nga disa qendra të tjera.Në rrethin e parë u zgjodhën kryetarë komunash në komunat e Shkupit – Saraj, Çair, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë.Do të ketë rreth të dytë zgjedhor në katër komuna të Shkupit – Aerodrom, Qendër, Karposh…
Një 35-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim nga Norvegjia, është identifikua dhe prangosur sot në Pikën Kufitare të Morinës, teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Burime zyrtare nga Policia e Kukësit bënë me dije se i ndaluari është J.K., banues në Kosovë. “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe…
Shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit i takon VMRO-DPMNE-së së bashku me partnerët koalicion të qeverisë “VLEN” dhe ZNAM. Sipas ndarjes së mandateve, VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe Levica do të kenë nga gjashtë këshilltarë secila, LSDM do të ketë pesë këshilltarë, ose shtatë më pak se në zgjedhjet e kaluara, kur kishin 12 këshilltarë. Nga një këshilltar do të kenë partia ZNAM, koalicioni “Eksperiencë për sukses” dhe listat qytetare “Të pavarur së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”.Nga gjithsej 45 këshilltarë, sa ka Këshilli i Qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë gjithsej 25…

