Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit.
VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301,919 votues, ndërsa opozita LSDM siguroi 125,824 vota.
Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me mbi 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota.
Partia Levica mori mbështetje nga 57,063 votues, ndërsa partia ZNAM nga 38,421. Koalicioni “Eksperienca për Sukses” (GROM, LDP, Integra, PCER) fitoi 13,000 vota.
Sipas të dhënave të KShZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883,937 qytetarë, prej të cilëve 833,984 fletëvotime ishin të vlefshme dhe 49,957 të pavlefshme. Pjesëmarrja e zgjedhësve ishte 48.29%.
Data 14.08.2026
Aktuale
- 76 ditë protestë, Diaspora zbret në shesh; mijëra qytetarë “pushtojnë” Kryeministrinë
- Vuçiq: Pavarësisht presionit, Serbia nuk do ta njohë Kosovën
- Vajza e cila dyshohet se bëri vetvrasje në Podujevë pasi konsumoj domestos, është familjare e ish deputetit nga Levizja Vetvendosje
- E reja vjen nga Florida në protestën e 76-të: Emigrova sepse në Shqipëri nuk gjeja punë si arkitekte
- Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Resnjës
- Tërmet në rajonin e Ohrit dhe Resnjës
- Alarm nga ethet e Nilit Perëndimor: Shënohet viktima e dytë në vend
- Së bashku në bregdet, kështu po e feston Gimbo ditëlindjen e 26-të



