Author: almakos

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit. Arrestimi i tij u bë në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, ku u zbardh edhe vrasja e Lleshit e ndodhur më 5 gusht 2020 në Burrel. Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën pasdite në Prishtinë. Policia bën të ditur përmes raportit se m vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Lexo më Shumë

Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Zyra e BE në Tiranë thotë se kjo është pjesë e planit të rritjes së Bashkimit Evropian. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, BE thotë se të 11 bankat që operojnë në vend janë tashmë pjesë e sistemit, që do të thotë se qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta. “Ky zhvillim është pjesë e Planit të Rritjes të BE-së për Shqipërinë, duke e përafruar sistemin bankar shqiptar me standardet evropiane”, thuhet në postimin e BE. Postimi ne…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë detaje nga kapja e një sasie prej 61 kg drogë në aeroportin e Rinasit.  [embedded content] Droga ishte ndarë në 120 pako dhe e vendosur në dy valixhe. Sipas bluve, dy shtetas kinezë trafikuan kanabisin nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Pas zbulimit të drogës, blutë arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë me iniciale Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç. Sasia e kanabisit me përqindje të lartë THC u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. “Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike…

Lexo më Shumë

Sot bëhet një vit nga arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani i është drejtuar me një shkresë GJKKO, ku kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Në dokument thuhet se kërkuesi synon të rrëzojë vendimet e mëparshme të GJKKO-së, përkatësisht nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimin nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Në kërkesë përmendet se ndaj Ilir Metes është ngritur procedim penal pas kallëzimit të shtetasit Romeo Kara, i cili ka depozituar një padi në Prokurorinë e Posaçme duke përmendur emra…

Lexo më Shumë

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora e saktë kur akrepat lëvizin një orë prapa është ora 03:00 e mëngjesit. Pra, kemi një orë “më shumë” për të fjetur. Me kthimin në kohën e dimrit, dielli do të lindë dhe do të perëndojë më herët. Gjithashtu, ditët do të kenë më pak dritë në orët e pasdites. Në fakt, ora dimërore i referohet kohës standarde që përdoret gjatë pjesës më të madhe të vitit. Nga ana tjetër, ora verore u prezantua për…

Lexo më Shumë

Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature. Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të…

Lexo më Shumë

07:28 | 20 Tetor 2025E.HHajdutët thuhet se vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i bizhuterive në Muzeun e Luvër, Paris – duke përdorur një ashensor për të arritur në muze. Vjedhja e guximshme në muzeun më të vizituar në botë ndodhi ndërsa turistët ishin brenda Galerisë Apollo, ku ekspozohen një pjesë e Xhevahireve të Kurorës Franceze. Vjedhja gjatë ditës rreth 30 minuta pas hapjes, me vizitorët brenda, ishte ndër vjedhjet më të profilit të lartë të muzeut në kujtesën e gjallë. Dhe ajo vjen ndërsa stafi u ankua se mbipopullimi dhe stafi i pakët po e “tendosin” sigurinë. Megjithatë, Luvri ka…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve lokale, sipas të cilave në 43 komuna të vendit janë zgjedhur kryetarët që në raundin e parë të votimit. Ndërkohë, në 33 komuna të tjera, përfshirë Qytetin e Shkupit, procesi zgjedhor do të vazhdojë me raundin e dytë. Në katër komuna nuk është arritur censi i nevojshëm i pjesëmarrjes për vlefshmërinë e votimit. Konkretisht, në komunën e Gostivarit kanë votuar vetëm 33.31% e qytetarëve me të drejtë vote, duke mos përmbushur pragun e kërkuar. Situatë e ngjashme është shënuar edhe në komunat Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Për…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në emisionin “Debat në SHENJA”, ndër të tjera u ndal edhe te komuna e Dibrës gjatë komentimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale. “Është edhe komuna e Dibrës ku jemi shumë në epërsi ndaj kandidatit të pavarur dhe besoj që edhe kjo është temë për diskutim. Ziadin Sela dhe BDI janë në pozitën e tretë në Dibër, që flet shumë për natyrën e këtij koalicioni që nuk u pranua nga qytetarët,” u shpreh Fetai. Ai shtoi se prirje të ngjashme janë vërejtur edhe në komuna të tjera me shumicë shqiptare. “E njëjta ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, raportohet të jetë tepër e rënduar. Burime nga një spital privat në Tiranë konfirmojnë se ai ndodhet prej disa ditësh i shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas informacionit zyrtar të publikuar nga stafi mjekësor, Nano ka pësuar një arrest kardiorepsirator dhe aktualisht po trajtohet në kushte të rënda. “Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar,” – thuhet në deklaratën e spitalit. Lidhur me këtë situatë delikate, familjarët, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e afërt të Fatos Nanos u kanë bërë apel të gjithëve që të tregojnë mirëkuptim…

Lexo më Shumë

Një nga liderët e koalicionit AKI, Arben Taravari, ka bërë të ditur se dy kandidatët e koalicionit do të shkojnë përsëri në zgjedhje, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në raundin e parë. “Duke ju falënderuar për votën tuaj, jam i gëzuar të ndaj me ju lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord, të cilat do të certifikohen në raundin e dytë, pasi për fare pak nuk e kanë plotësuar censusin”, deklaroi Taravari. Ai e vlerësoi Gostivarin si “bazë të re të opozitës shqiptare”, ndërsa komentoi edhe për humbjet në disa komuna të tjera. “Kandidati Blerant…

Lexo më Shumë