Author: almakos

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë gjobën prej 4 milionë eurosh të vendosur nga Drejtoria VIP e Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, si antiligjore, abuzive dhe një akt të pastër hakmarrjeje. Kjo gjobë është vendosur plot 3 vite pas shembjes së resortit, ç’ka e bën situatën edhe më të pazakontë. [embedded content] Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, e lidh këtë vendim me zhvillimet e fundit ndaj grupit mediatik News24 dhe Panorama Group. “Kjo është thjesht dhe qartësisht vazhdimi i luftës që i bëhet, jo thjesht Prestige Resort por Grupit Hysenbelliu duke përfshirë News 24, Gazeta Panorama dhe BalkanWeb”, tha Teliti. Prestige Resort…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar, në Klinikën e Neurokirurgjisë për herë të parë u krye një operacion në tru me ndihmën e sistemit të stereotaksisë (biopsi cerebrale stereotaktike me kornizë). “Po shkruajmë një kapitull të ri në neurokirurgji. Është kënaqësi e madhe kur kemi zhvillim në institucionet publike shëndetësore, përmes aplikimit të metodave të reja. Bëhet fjalë për një procedurë minimalisht invazive që kryhet me ndihmën e një kornize që vendoset mbi kokën e pacientit. Më pas, me anë të llogaritjeve të veçanta tredimensionale, planifikohet me saktësi vendi i ndërhyrjes brenda kokës dhe merret material për analizë”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë,…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar para Komisionit të Venecias bllokimin e News24, teksa deklaroi se 200 gazetarë nuk u lejuan të hynin në redaksi. Vokshi theksoi se u mbyll një nga mediat më të mëdha në vend “Focus Media Grup”, ndërsa theksoi se dosjet e gazetarëve që rrezikojnë jetën e tyre, si edhe burimet nuk u lejuan të merren. “90 për qind e mediave kontrollohen dhe gazetarët kërcënohen e intimidohen. Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet…

Lexo më Shumë

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet. Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana tha se lëndime kanë pësuar tre persona. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Lexo më Shumë

Tabloidi britanik, “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim trafikantëve shqiptarë të drogës, teksa është ndalur tek vëllezërit Klevisi dhe Artur Hoxhosmani, ku përshkruhet jeta e tyre luksoze. Teksa i referohen pamjeve të publikuara në TikTok, Daily Mail shkruan se njëri prej tij shfaqej me të dashurën, vajzën e një ish‑ministri shqiptar, ndërsa ekspozonte pasuritë. “Vëllezërit kishin krijuar disa biznese, dhe zotëronin portofol pasurish luksi si apartamente dhe vila jo vetëm në zonat më të kërkuara të kryeqytetit Tiranë, por edhe në “Bregun e Gjelbër” pranë Jonit në Shqipëri. Njëri prej tyre kishte edhe një jaht në Dubai”, shkruan tabloidi britanik. Më…

Lexo më Shumë

Avokati Ulian Barjami u lirua nga qelia pasditen e djeshme, pas tre ditësh ndalim me urdhër të Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Arrestimi i tij erdhi pas një kallëzimi të bërë nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendoi se ishte kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Ndërkohë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet me iniciativë për këtë çështje, për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve procedurale që çuan në ndalimin e Barjamit. Sot, inspektorë të ILD-së kanë mbërritur në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të analizuar rrethanat e ndalimit. Gjykata e Elbasanit…

Lexo më Shumë

Hetimet për atentatin me eksploziv ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report, kanë marrë një tjetër drejtim, duke vënë në qendër të vëmendjes një emër të njohur të botës së krimit, Artur Shehu, 58 vjeç, një biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i njohur prej vitesh nga hetimet si një figurë me peshë në krimin e organizuar shqiptar, shkruan La Repubblica. Shehu aktualisht jeton në Florida, SHBA, ku udhëheq një jetë të tërhequr në qytetin e Miamit. Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias italiane ka marrë informacione nga qyteti i Vlorës për një përfshirje të mundshme të tij…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN reagoi ndaj ASH-Taravari pas mosrealizimit të censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke e cilësuar si “përgjigje ndaj akrobacioneve politike që u bënë për interesa personale”. “Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale”, thonë nga VLEN.Komenti drejtohet kryesisht ndaj Arben Taravarit, por edhe ndaj Isen Shabanit: “Menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri.”VLEN përfundon me një metaforë për situatën…

Lexo më Shumë

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur pasi humbi kontaktin me familjarët e tij derisa kishte shkuar për të mbledhë gështenja në një mal në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. Për gjetjen e tij është angazhuar edhe njësia për kërkim-shpëtim e Kosovës, ndërsa në anën tjetër të kufirit, ai po kërkohet nga njësia e Shqipërisë. “Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësit policor, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit. Arrestimi i tij u bë në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, ku u zbardh edhe vrasja e Lleshit e ndodhur më 5 gusht 2020 në Burrel. Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, në…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën pasdite në Prishtinë. Policia bën të ditur përmes raportit se m vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Lexo më Shumë

Që nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s. Zyra e BE në Tiranë thotë se kjo është pjesë e planit të rritjes së Bashkimit Evropian. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, BE thotë se të 11 bankat që operojnë në vend janë tashmë pjesë e sistemit, që do të thotë se qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta. “Ky zhvillim është pjesë e Planit të Rritjes të BE-së për Shqipërinë, duke e përafruar sistemin bankar shqiptar me standardet evropiane”, thuhet në postimin e BE. Postimi ne…

Lexo më Shumë