Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar për herë të parë ekskluzivisht përgjimet në SkyEcc të Aurel Hoxhës, i cili nga biseda është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në gusht të vitit 2020. Nga bisedat e zbardhura, shihet se ai ishte më aktivi në të gjitha bisedat në vazhdim që përkojnë edhe pas zhdukjes dhe gjetjes së trupit të Klevis Lleshit. Kolaveri është vëllai i Agim Hoxhës, i vrarë dhe i gjetur i djegur në një makinë në Britaninë e Madhe në vitin 2013 nga Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit. Sipas emisionit “Në Shënjestër”, Aurel Hoxha më datë…
Author: almakos
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, është shprehur i bindur në fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 nëntor. Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi ka theksuar se do të vazhdojë fushatën afër qytetarëve, duke vizituar çdo lagje dhe vendbanim të Tetovës. Ai ka theksuar vendosmërinë për të mos lejuar “pazare të inxhinjeringut elektoral”, duke u zotuar për një proces të pastër dhe demokratik. “Në rrethin e dytë zgjedhor do të jemi bashkë me qytetarët në çdo lagje e vendbanim për ta rikthyer Tetovën…
Fatbardha Lleshi, nëna e 23-vjeçarit të vrarë Klevis Lleshi në një intervistë për emisionin “Në Shënjestër” dyshonte se vrasja e Klevis Lleshit, mund të ishte bërë për gjakmarrje. Kjo pasi prej disa vitesh familja Lleshi ishte në një konflikt të hapur me familjen e Ali Hoxhës, nga fshati Shtjefën i Matit, që ishte me banim në Mamurras. Një hasmëri e gjatë, e cila kishte nisur fillimisht në Britaninë e Madhe dhe që më pas saga e vrasjeve kishte mbërritur deri në Burrel. Në vitin 2012, Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit ka vrarë në Angli shokun e tij…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në vendin e njohur si Qafë Plloçë. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre është përfshirë nga flakët menjëherë pas përplasjes. Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë mundur të dalin në kohë prej automjeteve, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Intimiteti është një aspekt thelbësor i çdo marrëdhënieje, por për shumë gra, nisma për të krijuar një lidhje intime mund të jetë një sfidë e madhe. Çfarë e pengon një grua të marrë iniciativën për intimitet? Kjo është një pyetje që meritojnë një shqyrtim të thellë, duke zbuluar arsyet e vërteta që qëndrojnë pas kësaj hezitimi. Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik; ai përfshin një lidhje emocionale të thellë, respekt dhe komunikim të hapur. Nëse këto elemente mungojnë, është e natyrshme që një grua të ndjehet e pasigurt për të bërë hapin e parë. Një atmosferë e ngrohtë dhe…
Komuna e Gostivarit, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht do t’i nënshtrohen procesit të rivotimit, pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 19 tetor, nuk u arrit censusi i nevojshëm i daljes së votuesve dhe zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme. Sipas Kodit Zgjedhor, që një proces zgjedhor të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë së paku një e treta e votuesve, pra 33,33%. Në Komunën e Gostivarit, ku dalja ishte 33,31%, censusi nuk u arrit për 0.02 përqind, apo për 22 votues. Në Vrapçisht dalja ka qenë 25,18%, Mavrovë-Rostushë – 30,31% dhe në Qendër Zhupë –…
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, shpreson se pas zgjedhjeve lokale, vendi do të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar si pakicë në Kushtetutë, me qëllim zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane. Në një deklaratë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve, pjesë e së cilës është edhe MIA, Vajc tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do ta hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave. TOMAS VAJC, RAPORTUESI I PE-SË PËR RMV-NË “Vendi aktualisht është pjesë e procesit të anëtarësimit, por në fakt ende nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë së…
Prekja fizike është një nga gjuhët më të fuqishme të komunikimit njerëzor, e cila ndikon thellësisht në emocionet dhe shëndetin tonë. A e keni menduar ndonjëherë se si një përqafim apo një shtrëngim duarsh mund të ndryshojë ndjenjat tona dhe të ndikojë në nivelin e hormoneve të stresit? Kjo është një temë që meriton vëmendje të veçantë, sidomos në një botë ku izolimi është bërë gjithnjë e më i zakonshëm. Prekja është gjuha jonë e parë, para se të mësojmë të flasim. Një përqafim, një prekje në shpatull apo një shtrëngim duarsh janë mesazhe që truri i përkthen më shpejt…
Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra aktoren Egla Ceno, e cila akuzohet për veprën penale të “shpifjes” ndaj moderatorit, Saimir Kodra. Kjo çështje u hap pas deklaratave të Eglës gjatë periudhës ku ajo ishte banore e “Big Brother Vip”, ku ajo pretendoi se kishte pësuar ngacmime seksuale nga një moderator i emisioneve televizive. Pas këtyre deklaratave, Saimir Kodra depozitoi padi në gjykatë për mbrojtjen e reputacionit të tij. Sipas mediave, gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno ndryshoi disa herë versionet e mbrojtjes, duke mohuar fillimisht që të kishte përmendur emrin e plotë…
Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia 2”. Në seancë dëshmuan ish-anëtarë të Bordit Drejtues të Klinikës së Onkologjisë nga viti 2018 deri në vitin 2024, të cilët sqaruan se në mbledhjet nuk u ishte paraqitur gjendja e plotë financiare e Klinikës, por vetëm se nuk kishte tejkalim të buxhetit.Njëri nga dëshmitarët theksoi se nuk kishin anëtarë me ekspertizë ekonomike.Të akuzuarit Vasev dhe Nuhi e mohuan fajin. Gjykata Penale ia zgjati paraburgimin ish-drejtorit të Klinikës Onkologjike Nino Vasev. Mbrojtja e Vasevit, avokati Bobi Spirkovski, paralajmëroi ankesë ndaj vendimit për zgjatjen e paraburgimit për 30…
Policia e Tropojës ka nisur kërkimet për gjetjen e një 26-vjeçari, që u denoncua nga nëna e tij si i humbur në rrethana e motive ende të paqarta. Burime zyrtare thanë se bashkë me autoritetet e Kosovës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, po kontrollohet i gjithë territori ku ka humbur i riu, në vendin e quajtur “Kamenicë”. Denoncimi është bërë ditën e sotme (21 tetor), teksa kërkimet po kryhen edhe me dron nga ajri. “Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka tentuar të vetëdëmtohet si pasojë e një gjendjeje të rënduar psikologjike, e shkaktuar nga përndjekja e vazhdueshme nga ish-i dashuri i saj dhe një person tjetër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur teksa e mitura po jepte deklaratën në komisariat për rastin e përndjekjes. Në kushte të rënduara psikologjike, ajo ka përdorur një mjet prerës për të dëmtuar veten dhe ka ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje policie, duke e kafshuar. Sipas burimeve, vajza kishte pasur një lidhje me shtetasin Jetmir Llanaj, i cili u arrestua në mars…

