Derisa partitë në pushtet, LSDM e BDI dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë kanë sqaruara pozicionet e tyre lidhur me rrethin e dytë zgjedhor, përkatësisht se kë do të mbështesin në balotazhin më 31 tetor, opozita shqiptare vazhdon konsultimet. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë për Alsat se bisedimet me Alternativën dhe Lëvizjen BESA po vazhdojnë në atmosferë pozitive dhe se shumë shpejt do të dalin më qëndrimin final. Këto partitë pritet të vendosin lidhur me mbështetjen në Tetovën dhe Zhelinë ku në garë janë kandidatët e Lëvizjes BESA kundër atyre të BDI-së dhe në komunat tjera ku në garë janë kandidatët…
Author: almakos
Personat që kanë qenë në kontakt me pacientët pozitiv nuk do të hynë në izolim nëse i kanë marrë dy vaksina anti kovid. Sipas Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të detyruar për izolim disa ditor janë vetëm personat që rezultojnë pozitiv me CoViD-19. Por, praktika e Infektologëve tregon se edhe personat e kontaktit janë subjekt i bartjes së virusit korona, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo. – Advertisements – Nuk duhet të ketë vendim për izolim për personat e kontaktit me pacientët pozitiv nëse ata kanë marrë së paku dy vaksina. Por, edhe pas imunizimit të…
Biznesmeni i mobilerisë Nazmi Çangu që u torturua dhe u grabit mbrëmjen e kaluar nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2016 ai është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Në procesin gjyqësor ndaj tij, Nazmi Çangu pohoi para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Burime nga policia e Krujës thanë për gazetaren Dorjana Bezat se borxhi i dhënë ndaj Ylvi Beqias nga biznesmeni i mobilerisë nuk ishte i vetmi pasi Çangu jepte para me fajde. Nisur nga kjo e…
Pas rreth tre vitesh jashtë funksionit, tre aeroplanët për shuarjen e zjarreve do të servisohen. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, nënshkroi marrëveshjen me kompaninë “ Titan”, përfaqësues të së cilës gjatë ditës së hënë pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut, për të dërguar aeroplanët për servisim në Valencia të Spanjës. – Advertisements – Servisimi do të duhet të përfundojë në afat prej 60 ditësh, nga momenti kur do t’i marrin aeroplanët nga Maqedonia e Veriut. Pra ky është maksimumi i afatit sa do të zgjasë servisimi. Ne shpresojmë që para vitit të ri t’i kemi…
Shumë nga hotelet në Ohër dhe Strugë njoftojnë se do t’i mbyllin bizneset e tyre muajt e ardhshëm. Thonë se të ardhurat e realizuara gjatë verës nuk janë të mjaftueshme për ta kaluar periudhën që pason. Dimri po afrohet, kriza me korona-virusin është prezent dhe është e pasigurt se si do të shkojnë gjërat më tej sa i përket masave të mundshme të reja kufizuese. Hotelet për momentin janë pothuajse bosh. – Advertisements – “Nëse vazhdon kështu, me siguri do të mbyllen hotelet. Do t’i mbyllim, s’ka tjetër. Për kë të punojë. Nuk ka njoftime e as turistë. Shumë masa…
Ky është momenti kur një prej autorëve të grabitjes në Nikël të Krujës del nga vila dhe largohet. Ai duket teksa lë vilën i veshur me të errëta dhe përvidhet jashtë saj duke hipur nga muri rrethues e duke u larguar i qetë. Kamerat e sigurisë në banesë kanë kapur momentet e hyrjes dhe largimit të autorëve, teksa pamjet janë sekuestruar nga policia për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes. Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit gjatë natës së kaluar, teksa autorët pasi kanë torturuar kryefamiljarin janë larguar me më shumë se 100 mijë euro para…
Një banorë i Haraçinës i moshës 24-vjeçare është arrestuar mbrëmë pasi është kapur duke trafikuar emigrantë nëpërmjet kufirit në Bogorodicë. – Advertisements – “Dje, në ora 19:00 në autostradën Shkup – Gjevgjeli policët e vendkalimit kufitar “Bogorodicë” kanë dhënë shenjë për të ndaluar vetura “BMW” me targa të Shkupit, por vozitësi nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe drejt vendkalimit kufitar “Bogorodicë”. Pas ndërmarrjes së masave, në afërsi të terminalit doganor është gjetur vetura dhe shoferi E.J. (24) nga Haraçina e Shkupit, njoftojnë nga MPB-ja. “Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 9…
Shtëpia e kthyer përmbys, kasaforta e boshatisur, çarçafi dhe jastëku të larë me gjak. Janë këto disa nga pamjet brenda shtëpisë së grabitur në Nikël të Krujës të biznesmenit Nazmi Çangu. Vëllai i kryefamiljarit, Flamur Çangu tregon se autorët kanë hyrë në shtëpi duke e hapur derën me trapan dhe se Nazmiu, i vëllai ishte përleshur me ta. “U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur).Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë…
Makina e gjetur e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në Fier ka qenë me targa të Kosovës. Gazetari Ervis Kuçi duke iu referuar burimeve policore raportoi për “BalkanWeb” se grupi hetimor po verifikon nëse targat janë reale apo false dhe nëse janë reale do të verifikohet se kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është. Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës në krim. Në makinën e djegur në vendin e…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave u arrestua shtetasi me inicialet E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në pranga ra dhe 23-vjeçari me inicialet K. E., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë. Ndërkohë, u arrestua edhe shtetasi me inicialet F. L., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. “E. Sh, 44 vjeç,…
Gjatë ditës së djeshme (23.10.2021) në ora 09:30 minuta në rrugën “Stevo Filipoviq” në Kumanovë, policia ka privuar nga liria 19 vjeçarin K.G. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, policia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, fara të kanabisit… Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja ndodhi më 10 korrik të këtij viti në vendin e quajtur lagja “Mirdita” në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. I riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me

