Violinisti i njohur Olen Çezari ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që ai ka me të ëmën, duke theksuar mamaja është njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij. Ai rrëfeu se e ëma ndaloi karrierën për të, iu përkushtua atij për 10 vite me radhë dhe këtë gjë Oleni nuk do ta harrojë kurrë. “Kemi raport të shumëfishtë, është nënë, shoqe dhe mësuese”, tha ai. Përpos muzikës, që Oleni e cilësoi pikën e tij të dobët, zbuloi se ka disa pasione të tjera, si avioni, zhytja, dhe veçoi si…
Author: almakos
Gjykata Administrative pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër. – Advertisements – Kjo do të thotë se rezultatet e votimit për kryetar dhe këshilltarë në atë vend janë anuluar. Në Dibër më 31 tetor nuk do të ketë raund të dytë votimi, por në vendvotimin e përmendur do të mbahet rivotim. Në raundin e parë, kandidati i Aleancës-Alternativës në Dibër, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se rivali Hekuran Duka nga BDI. Në këtë vendvotim janë regjistruar 697 votues. Në raundin e parë votuan 468 persona. Pocesta ka marrë 271 vota,…
Gjatë jetës së tij Olen Çezari është vlerësuar nga emra të mëdhenj botërorë. Një prej tyre ishte kantautori i madh italian Lucio Dalla, i cili e konsideroi atë si “gjeniun e violinës”. Teksa u shfaq një fotografi me të në programin “Dola te Ola”, Oleni rrëfeu se në vitin 2000 i vdiq babai dhe Lucio Dalla u bë për të baba i dytë. Ai theksoi se ka mësuar shumë prej tij, “mësova si bëhet muzika. Bashkë kemi shëtitur botën. Ishte vizionar”, tha Oleni, duke shtuar se fotoja ishte realizuar në rrugën që sot mban emrin e tij ku kishte dhe…
Historia e një djaloshi 18-vjeçar që gjatë regjimit komunist lexonte libra të ndaluar, rrëfehet me gjuhën e kinemasë në filmin me metrazh të shkurtër, “Mbjellja e pemëve”. Skenari që bazohet në një tregim të Ylljet Aliçkës e ndjek personazhin deri në qelitë e ftohta të diktaturës, ku tortura ishte mjet pune dhe sajesa e akuzave krejt e zakontë. Një regjisor i ri, e tregon këtë histori në filmin e tij të parë dhe përvojën me aktorët. “Në moment përveç librit të ndaluar i thoshin që ke dashur të arratisesh i shtonin dënimin që ti shtonin vitet. Artistët të dëgjonin, edhe…
Një ekzekutim mafioz ende pa gjurmë të sakta të autorëve tronditi mbrëmjen e kaluar Fierin. Biznesmen i njohur në zonë, Demir Backa, 57 vjeç u qëllua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qendre tregtare në Fier, në një zonë me lëvizje të shumta dhe në një rrugë kombëtare. Ai ndërroi jetë pak minuta pasi u qëllua nga të paktën dy persona, teksa e kaluara e tij, ka bërë që policia të hetojë në disa pista për të zbardhur krimin e rëndë. Burime bënë me dije se një prej pistave është ngritur mbi një krim të kryer…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2680 testime janë evidentuar 444 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë 4 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Xhetoni”, ku është goditur një veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Si rrjedhojë është arrestuar në flagrancë punonjësi i lokalit, E. X., 47 vjeç si dhe është shpallur në kërkim pronari, 36-vjeçari B. H,. Policia ka mundur të sekuestrojë 4 makineri për vendosjen e xhetonave dhe një shumë të konsiderueshme parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”. Njoftimi i…
Një inovacion i çuditshëm është publikuar në rrjetet sociale. Në një video të ngarkuar në ‘Youtube’, është prezantuar një jastëk transparent, i cili po ashtu luan një rol dytësor: mund të furnizohet me birrë. Siç shihet edhe në video, personi që reklamon produktin e ilustron rolin dytësor të jastëkut. Megjithatë, nuk dihet nëse gjendet në tregun e shitjeve ky lloj produkti.
Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie në Itali, është paraqitur sërish në komisariat dhe ka kërkuar të arrestohet, me argumentimin se nuk duronte nusen në shtëpi.30-vjeçari që banonte pranë Romës, ka thënë se nuk duronte dot bashkëjetesën me gruan. Pas një konflikti me ta, ai ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat, duke kërkuar që të arrestohej sërish. “Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, mësohet të ketë thënë burri. I riu është arrestuar nga policia, por jo për kërkesën e tij, po për faktin se ka thyer arrestin në…
Javën që po e lëmë pas ka pasur një rritje të interesimit për marrjen e dozës III të vaksinës anti-kovid. Sipas analizave të raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë çdo ditë ka pasur një rritje rapide prej mijëra dozash të treta në ditë. Por, akoma nuk morëm një përgjigje për shifrat që kanë lëvizur në pesë ditët e fundit. Se cilat janë kategoritë e qytetarëve që morën një dozë të tretë brenda këtyre ditëve dhe në cilat pika të vaksinimit kishte fluks të shtuar pa u vënë re nga media, mbetet për tu sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga e…
Studimet e reja mbi vaksinimin para dhe gjatë shtatzënisë. Dy studime të reja shkencore në revista me famë ndërkombëtare vijnë për të konfirmuar se vaksinat e koronavirusit janë të sigurta para dhe gjatë shtatzënisë, pa rritur rrezikun e abortit. Studimi i parë nga shkencëtarët norvegjezë, i botuar në revistën mjekësore amerikane “New England of Medicine”, studioi rreth 18.500 gra shtatzëna, duke përfshirë rreth 4.500 që kishin abortuar. Nuk u gjet asnjë lidhje midis vaksinave kundër Covid-19 (Moderna, Pfizer / BioNTech dhe AstraZeneca) dhe një rreziku në rritje të abortit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se…
Besiana Kadare do të jetë sërish ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), shkruan media serbe, “Kosovo Online”. Ajo ishte shefe e misionit shqiptar në këtë organizatë në vitin 2015, kur Kosova kërkoi të anëtarësohet atje. Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ajo ka magjistruar në letërsi moderne dhe krahasuese dhe media serbe shkruan se ajo njihet si person jashtëzakonisht i apasionuar pas Kosovës. Kadare është aktualisht ambasadore e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe është në atë detyrë që nga viti 2016. Vitin e kaluar, ajo…

