Author: almakos

Në prag të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama do të gëzojë disa familje në qytetin e Lezhës, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se ky është një moment i veçantë për 97 familje që do të gëzohen sot me banesat e reja, ndërkohë që të tjera do të hyjnë për vit të ri. Mes të tjerash Rama tha se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra, ndërsa shtoi se duke nisur nga nesër në mendimet e tij do…

Lexo më Shumë

Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën. Po ndërsa emërimi i tij, u bë publik asokohe në media, skandali me publikimin e pagave, nxori në pah sa paguhet ai nga shteti shqiptar. Kështu ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, paguhet 153,300.00 në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit.

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili – Advertisements – Gjatë aksionit policor në Kumanovë dhe Shkup ku u arrestuan dhjetë persona, janë sekuestruar drogë, lëndë tjera narkotike dhe deviza. Ministri i brendshëm Spasovski tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre pjesëtarë të policisë dhe pesë doganierë. Ai tha se aksionit i ka paraprirë hetim nëntë mujor. Grupi tashmë i arrestuar, sipas Spasovskit ka pranuar një dërgesë nga Egjipti në aeroportin e Shkupit me mbi 1 milion tableta pseudoefredin, në vlerë prej mbi 100.000 dollarë. Nga aeroporti të njëjtat me fugon i kanë dërguar në Kumanovë, shkruan Alsat. “Fugoni është gjetur tek…

Lexo më Shumë

Gazetar: Fatlume Dervishi – Advertisements – Mospërmbushja e disa prej premtimeve me të cilat Zaev erdhi në pushtet, sipas analistit Petar Arsovski, ishte një ndër arsyet që solli largimin e tij. Megjithatë, ndikim patën edhe çështje të tjera, shkruan Alsat. “Mendoj se ndoshta mbi rezultatet në zgjedhjet lokale ndikuan këto premtime për të cilat flisni dhe të cilat nuk u përmbushën, që kishin lidhje me shtetin e së drejtës dhe të tjera. Dorëheqja e Zaevit është reagim emotiv por edhe se ai refuzon të jetë edhe më tej viktimë e Bashkimit Evropian i cili disa herë radhazi premton fillimin e…

Lexo më Shumë

Para dy ditësh, konflikti në Partinë Demokratike gati mori një përthyerje shumë të dhunshme. Madje, pati dhunë. Këto ditë në media qarkulloi portreti i një personi, i cili deri para pak ditësh ishte krejtësisht i panjohur për ne. Ndoshta, mund të kishte tërhequr vëmendjen e dikujt që ndjek rregullisht lajmet britanike, sepse ai është personazh i mediave britanike. Ai është dëbuar nga Britania e Madhe me dyshimet se është i përfshirë në veprimtari kriminale. Në fakt, autoritetet britanike e kanë dëbuar mbështetur në dyshime, pa dhënë fakte të cilat do të mund të provonin se personi në fjalë ishte i…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se nga 3.449 teste të kryera 269 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-142, Manastir-17, Ohër-16, Kavadar dhe Strumicë nga 14 raste të reja, Prilep-13, Veles-9, Shtip dhe Resnjë nga 7 raste të reja, Vallandov-5, Tetovë dhe Kriva Pallankë nga 4, Gjevgjeli dhe Negotinë nga 3 raste, Kumanovë, Bogdanci, Radovish dhe Demir Hisar nga 2 raste të reja dhe Sveti Nikollë dhe Krushëvë nga 1 rast, shkruan Alsat. – Advertisements – Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 353 pacientë të shëruar nga Kovid-19 dhe 7 të tjerë të cilët e kanë…

Lexo më Shumë

“Qeveria zbrazi hidro-rezervuarët në verë dhe shiti energji të lirë, në kohën kur rryma thyen rekorde për të importuar rrymë të shtrenjtë. Humbja është dhjetëfishuar”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. – Advertisements – “Qeveria në vend që të gërmojë për thëngjill ka bërë tenderë të panevojshëm në TEC dhe tani po vjedh rrymë nga Evropa dhe po paguan gjoba në miliona euro. Kur vendet në mbarë botën dhe rajonin po punonin për furnizimin me gaz, qeveria nuk lëvizte asnjë gisht. Tani si pasojë ka njoftim për rritje të çmimit të ngrohjes. Qeveria është e paaftë për të menaxhuar sektorin energjetik”, shtojnë nga…

Lexo më Shumë

Databaza që po qarkullon ditët e fundit përmes aplikacionit “WhatsApp”, ka zbuluar edhe pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama të mandatit të dytë. Duke marrë parasysh pozicionet e punës për emrat specifikë, konstatohet se dokumenti është përgatitur dhe ka dalë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Në këtë artikull gazeta “Panorama” është fokusuar te pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit qeverisës para zgjedhjeve. QEVERIA Kryeministri Edi Rama sipas databazës që po qarkullon përmes aplikacionit “WhatsApp”, por që nuk dihet burimi fillestar, merr një rrogë bruto prej 228,730.00 lekësh. Kjo është rroga bruto që parashikohet në borderonë…

Lexo më Shumë

Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Unaza” dhe ka arrestuar 6 të rinj që shpërndanin drogë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi 2-javor, falë punës së mirëorganizuar, finalizuan operacionin e koduar “Unaza” si rezultat i të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për media nuk deshi të komentojë nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re. – Advertisements – “Nuk do të komentoj asgjë, dhe për të gjitha zhvillimet e ardhshme në këtë fushë do të marr një vendim shtesë”, tha ministri. Kuvendi sot ka konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit si kryeministër, e cila tërheq dorëheqjen e gjithë Qeverisë. Pas dorëheqjes, shumica parlamentare pritet të propozojë liderin e ri të LSDM-së dhe zëvendësministër aktual të Financave, Dimitar Kovaçevski, për mandatar të ardhshëm për formimin e Qeverisë së re.

Lexo më Shumë

Një database ka publikuar pagat dhe të dhënat personale për më shumë se 637 mijë qytetarë shqiptarë. Ky fakt, ka tronditur jo vetëm opinionin publik shqiptar, por ka bërë jehonë edhe në mediat në Ballkan dhe Evropë. Të shumta janë mediat që i kanë kushtuar artikuj këtij skandali, duke e cilësuar si “tronditje të madhe”. “Euroactiv” shkruan në artikullin e saj se kjo është hera e dytë që rrjedhin të dhëna personale të qytetarëve në Shqipëri, pas sistemit të patronazhistëve, pak para zgjedhjeve vendore të 25 prillit. “Nëseurope.fr” po ashtu i ka kushtuar një shkrim publikimit të të dhënave. Skandali…

Lexo më Shumë