Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur patrulla të shtuara në lëvizje, të pajisura me kamera, radarë, alkooltestues, dronë e aparate fotografike, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që bëjnë gara shpejtësie, drift, parakalime të gabuara apo që bllokojnë qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar dyshe në rrugë, si dhe ata drejtues që drejtojnë mjetet nën efektin e alkollit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Gjatë ditëve të fundit të vitit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka treguar vëmendje të shtuar në menaxhimin e trafikut dhe konstatimin e shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit. Si…
Author: almakos
Finalizohet operacioni i koduar ‘Baldushku’ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sipas policisë në pranga ka rënë 25-vjeçari N.S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit I. Sh., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një…
Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 11 muajve të parë të këtij viti. – Advertisements – Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 11.6 miliardë lekë. INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me 11-mujorin e parë të vitit 2020 shënuan rritje me rreth 3.6 miliardë lekë. Gjatë 11 muajve të parë të këtij viti edhe importet shënuan rritje me rreth 4 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 12 miliardë lekëve kundrejt 8.1 miliardë lekëve që ishin…
Një aksion i madh antidrogë po zhvillohet në Kakavijë nga Policia Kufitare, Frontex dhe specialistët e Narkotikëve, ku deri më tani janë sekuestruar 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Policia njofton se vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve, të cilët kanë mundur të largohen nëpër pyll, duke përfituar edhe nga moti i keq me shi dhe mjegull. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e trafive të paligjshme,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, shkruan Alsat. Prej tyre: 33 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 37 të tjera për parkim të parregullt./Alsat.mk – Advertisements –
Policia e Elbasanit vijon veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit, mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021. Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si përkrahës të autorëve të krimit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën hetimore, me qëlim zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit A. B. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj,…
Propozim-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 do të jetë në rend të ditës së seancës së sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. – Advertisements – Në rend të ditës janë edhe propozim-vendimet për emërimin e anëtarëve të bordeve drejtuese të disa ndërmarrjeve publike: NP “Higjiena komunale”-Shkup, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, NP “Parqet dhe gjelbërimet”-Shkup, NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup, NQP Shkup-Shkup, NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup, NP “Lajka”-Shkup dhe NP “Deponia Drislla”-Shkup. Mes pikave, për të cilat do të debatojnë këshilltarët e Qytetit të Shkupit janë edhe Propozim-Vendimi për ndryshimin e Vendimit për subvencionimin e NP “Parqe…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por në krahasim me ditën e djeshme reshjet do të jenë në intensitet më të ulët. Nuk mungojnë as momentet me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, në viset malore reshjet do të jenë të dëborës. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimal prej 6 deri në 12 gradë. – Advertisements – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira ndërsa gjatë ditës me reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 3 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.
Një ide e pazakontë që kthehet në një fushatë të vërtetë humanitare. Nisma “Bëj retuit një vakt” nisi vetëm me dy pjesëmarrës, që në rrjetet sociale postuan foto të ushqimeve të shërbyera në shtëpi apo në restorant. Megjithatë, ideja fillestare mori një karakter të ri pasi ata vendosën, pas publikimit të fotove, ushqimet t’u jepeshin atyre që kishin më shumë nevojë. Për këtë temë në emisionin e sotëm “200” në Alsat, flet aktivistja e “Bë retuit një vakt”, Teodora Cvetkovska. – Advertisements – “Në fillim gjithçka filloi me gatimin e ndoshta 20 vakteve, te kush të ishte në shtëpi, në…
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sot në një deklaratë për media lidhur me vendimin për të mbështetur Qeverinë e Kosovës sa i takon përballimit të krizës energjetike. Ashtu siç u deklarua edhe nga kryeministri Edi Rama, qeveria shqiptare do të furnizojë me energji për dy ditë për festat e fundvitit, shtetin e Kosovës. “Kemi arritur që të sigurojmë 7680KW për datën 31 e 1 të këtij fundviti. Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji, do i kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga qershori deri në muajin shtator”, tha ndër të tjera…
Kanë vijuar kërkimet prej 48 orësh për gjetjen e 49-vjeçarit Tofik Xhika nga fshati Fushë Alije i Dibrës i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga ujërat e lumit Drin i Zi. Në ndihmë të banorëve, mësohet se këtë të martë kanë shkuar edhe polumbarët e ardhur nga Tirana, të cilët kanë kërkuar në një perimetër të konsiderueshëm lumin, në vendin ku dyshohet të ketë rënë Xhika dy ditë më parë, por pa arritur të gjejnë asnjë shenjë të tij në ujë. Nga ana tjetër janë dhjetra banorë, të cilët vijojnë kërkimet përgjatë bregut të lumit Drin i Zi, disa prej…

