Një ide e pazakontë që kthehet në një fushatë të vërtetë humanitare. Nisma “Bëj retuit një vakt” nisi vetëm me dy pjesëmarrës, që në rrjetet sociale postuan foto të ushqimeve të shërbyera në shtëpi apo në restorant. Megjithatë, ideja fillestare mori një karakter të ri pasi ata vendosën, pas publikimit të fotove, ushqimet t’u jepeshin atyre që kishin më shumë nevojë. Për këtë temë në emisionin e sotëm “200” në Alsat, flet aktivistja e “Bë retuit një vakt”, Teodora Cvetkovska.
“Në fillim gjithçka filloi me gatimin e ndoshta 20 vakteve, te kush të ishte në shtëpi, në banesë, në ndonjë hapësirë që do na jepnin, dhe pas 6 vitesh ne gatuajmë më shumë se 200 vakte çdo të premte dhe të shtunë ua ndajmë të pastrehëve por edhe njerëzve që janë në rrezik social. Kështu, nga diçka që filloi krejtësisht në mënyrë naive, në rrjetet sociale, tani është bërë një lloj tradite, kështu që vijnë edhe kompani dhe gatuajnë çdo të premte dhe ndihmojnë”, tha Cvetkovska.




