Author: almakos

Varianti Omicron i Covid ka shënuar një rritje të rasteve gjatë ditëve të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tantros Antanom Gebregesous, gjatë një konference për mediat deklaroi se varianti Delta dhe Omicron janë aktualisht më kërcënueset. Ai ka shprehur shqetësim për transmetueshmërinë e lartë të tij, ndërsa bën thirrje për respektim të masave. ‘Delta dhe Omicron janë aktualisht më kërcënues. Të dy këto variante po çojnë në shifra rekord duke shkaktuar një rritje dramatike të shtrimeve në spital. Jam shumë i shqetësuar që Omicron ka një transmetueshmëri të lartë dhe se po përhapet me shpejtësi në…

Lexo më Shumë

Një nga metodat më të reja të vjedhjes së veturave është vërtet inovative. Nëse shihni një shishe plastike të mbërthyer midis rrotave dhe parafangos, dijeni që jeni në rrezik. Hajdutët e dinë se shumica e shoferëve, të cilët zbulojnë tinguj dhe dridhje të çuditshme nga vetura pasi të ndezin atë, do të reagojnë në shpejtësi. Kjo do të thotë ndalim urgjent dhe inspektim vizual i veturës. Në nxitim, shoferët pothuajse kurrë nuk e fikin veturën. Dhe kështu krijohet mundësia për hajdutët me përvojë. Kjo metodë e vjedhjes është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në SHBA, ndërsa tani është përhapur edhe në…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së në Fier, ka lëshuar disa urdhër arresti për disa zyrtarë policie në këtë zonë. Në pranga ka rënë, shefi i seksionit të krimeve në Mallakastër, Komisar E. M. Nën Komisari i Policisë së Mallakastrës E. V., dhe disa inspektorë. Sipas njoftimit të SHÇBA ato akuzohen për kultivim droge e shpërdorim detyre. Njoftimi i SHÇBA: Fier – Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier në bazë të urdhrit të ekzekutimit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ka ekzekutuar vendimin penal datë 28.12.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov sonte doli përfundimisht nga burgu i Shuto Orizarës. Lirimi i Mijallkovit nga paraburgimi vjen pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesën e palës mbrojtëse mbi vendimin për paraburgimin e Mijallkovit në rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan Alsat. – Advertisements – Mijalkovit iu caktua masa e paraburgimit për “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit pikërisht para një jave ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Thesari” me garanci 11 milionë euro. Sipas informatave të Alsat nga organet hetimore, pikërisht këto 11 milionë euro me të cilat Mijalkov garanton se nuk do të arratiset, në fakt janë nën…

Lexo më Shumë

 31 Dhjetori, nata e ndërrimit të viteve nuk do të ketë orë policore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një deklartë për mediat ka thënë se është marrë pasi është analizuar situata e pandemisë. “Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiologjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital. Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do…

Lexo më Shumë

Igor Stefanovski – Advertisements – Ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijallkov do ta festojë vitin e ri 2022 në liri. Gjykata e Apelit ia shfyqizoi paraburgimin për rastin “Parcelat në Vodno. Burime gjyqësore për Alsat bëjnë të ditur se nuk do kishte vendim nëse njëri nga gjykatësit e Apelit, Enver Bexheti, nuk do kthehej në punë, edhe pse ishte në pushim mjekësor, shkruan Alsat. “Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit pranohet ankesa e të akuzuarit dhe ndryshohet vendimi i shkallës së parë, kështu që të akuzuarit i hiqet masa e paraburgimit dhe urdhërohet i njëjti të lirohet menjëherë për…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, i cili realizoi krimin nën kërcënimin e një pistolete lodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra…

Lexo më Shumë

Ile Petrevski – Advertisements – “Ballkan Enerxhi Grup” ka kërkuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës rritje të madhe të çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup për mbi 300 për qind. Çmimi i lartë i gazit natyror që nevojitet për prodhimin e energjisë termike në bursa vazhdon të thyejë rekorde, ndaj BEG ka dërguar kërkesë pranë KRRE-së që të rrisë çmimin e ngrohjes. Nga ky komision thonë se nuk do të lejojnë që çmimi të rritet aq shumë, shkruan Alsat.  “BEG ka paraqitur një kërkesë në Komisionin Rregullator i Energjetikës, në të cilën ka pasur parashikimet e veta, mbi atë çfarë…

Lexo më Shumë

Gjyshi 88-vjeçar diplomon në të njëjtën ditë me mbesën 23-vjeçare. Një 23-vjeçare dhe gjyshi i saj 88-vjeçar e mbyllën bukur 2021-shin me plot sukses. Melanie Salazar nga San Antonio mori diplomën e saj në artet e komunikimit nga Universiteti i Teksasit më 11 dhjetor. Ajo u diplomua në të njëjtën ditë me gjyshin e saj, Rene Neira, i cili u diplomuar në ekonomi. “Kur ishim në skenë u ndjeva e mbytur nga emocionet, heshta. Nuk kam mundur t’i dëgjojë duartrokitjet, por më thanë se shpërtheu i gjithë stadiumi”, tha vajza. Gjyshi dhe mbesa filluan arsimin e tyre të lartë së…

Lexo më Shumë

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Fier. Paraprakisht mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij. Sipas “News24”, aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet  K.Th., 20 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo më Shumë

Lindi si një histori dashurie mes dy të rinjve që sfiduan këdo për të qenë bashkë, por gjithçka zgjati 6 vjet. Nga kjo histori dashurie erdhi në jetë një fëmijë sot 9 vjeç i cili endet mes 2 prindërve të divorcuar dhe për shkak të kësaj marrëdhënie sot është dhe pa shkollë. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka qenë sot 34-vjeçari, babai i fëmijës i cili pavarësisht se e ka fituar edhe me gjykatë sot është ndarë nga i biri dhe pengohet me dhunë për ta takuar. Për të rifituar djalin i duhet të rinisë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar sot vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve. Manastirliu tha se pavarësisht heqjes së orës policore, rregullat mbeten dhe se do të kërkohet kujdes i shtuar. “Është një vendim që komiteti teknik e ka bazuar në situatën në vend, indikatorët e incidencës dhe situatës në tërësi, ka vlerësuar që data 31 të jetë një ditë e hapur, duke qenë se ka bërë një vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon. Sigurisht është shqetësues dhe varianti Omicron, por 31 dhjetori pavarësisht se do jetë…

Lexo më Shumë