Ile Petrevski
– Advertisements –
“Ballkan Enerxhi Grup” ka kërkuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës rritje të madhe të çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup për mbi 300 për qind. Çmimi i lartë i gazit natyror që nevojitet për prodhimin e energjisë termike në bursa vazhdon të thyejë rekorde, ndaj BEG ka dërguar kërkesë pranë KRRE-së që të rrisë çmimin e ngrohjes. Nga ky komision thonë se nuk do të lejojnë që çmimi të rritet aq shumë, shkruan Alsat.
“BEG ka paraqitur një kërkesë në Komisionin Rregullator i Energjetikës, në të cilën ka pasur parashikimet e veta, mbi atë çfarë do të thotë nëse çmimi i gazit natyror ka vlera të ndryshme”- deklaroi MARKO BISLIMOVSKI – KRYETAR i KRRE-së.
Nga Balkan Enerxhi nuk u përgjigjën konkretisht se sa rritje kërkojnë, por vetëm na thanë se sipas Rregullores për çmimet e energjisë termike, kompanitë që posedojnë licenca për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike, janë të obliguara që të dorëzojnë në KRRE të dhënat për kostot.
“Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe shërbimeve të ujit në Maqedoninë e Veriut i përcakton qëndrimet për tarifat, sipas të cilave, faturohet energjia termike deri te shfrytëzuesit përfundimtar”- thanë nga Ballkan Enerxhi Grup.
Çmimet e gazit natyror në bursat globale lëviz nga 1200 deri në 2000 euro për një metër kub. Kjo është shumëfish më tepër në krahasim me vitin e kaluar.



