Author: almakos

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se të dhënat për jehonën e votuesve gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do të publikohen çdo dy orë. Në paraqitjen e parë para mediave, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëri të ditur se deri në orën 09:15 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22.379 qytetarë, që përbën 2.88% të trupit votues. “Jehona e votuesve deri në orën 9:00 është 2.88%, përkatësisht gjithsej kanë votuar 22.379 votues. Këto të dhëna janë bazuar në rezultatet e përpunuara nga 76% e vendvotimeve,” deklaroi Kondarko. Ai theksoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Dibrës, ku sot zhvillohet raundi i dytë i votimit për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa ndërprerë. “Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zhvillohet në 27 vendvotime, nga të cilat 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën e vetme të votuesve janë regjistruar 19763 persona ndërsa në raundin e parë votuan 40,72 për qind”, deklaroi Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor. Dje, shtoi ai, të drejtën e tyre të votës e…

Lexo më Shumë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit tha që “qytetarët duhet të mendojnë mirë se kujt ia japin votën në balotazh, sepse nuk do të japim buxhet për ata që nuk dinë të punojnë.” Limaj e cilësoi këtë deklaratë si një ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor. Limaj theksoi se është e paqartë se si Kurti vlerëson se kush qeveris mirë dhe në çfarë baze mund të bëhen këto vlerësime, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të ndikuar në zgjedhje. Ndër tjerash, ai e ftoi Kurtin të…

Lexo më Shumë

Banorët e Komunës së Tetovës në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale kanë mundësi të votojnë për njërin nga dy kandidatët për kryer komune të cilët bazuar në numrin e votave sot arritën në raundin e dytë të votimit. Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë njoftoi se votimi ka filluar dhe zhvillohet pa probleme. “Në të gjitha 117 vendvotimet në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë, nga ora 7 filloi dhe normalisht po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e sotme lokale”, informojnë nga KKZ Tetovë. Në Komunën e Tetovës do të votojnë 87.878 qytetarë me të drejtë…

Lexo më Shumë

Aparatet biometrike të identifikimit, të përdorura për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, po përdoren sërish në votimin e sotëm. Votuesit identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë – edhe nëse dokumentet u kanë skaduar deri më 19 tetor – përmes pajisjeve biometrike me gjurmën e gishtit të madh të dorës së djathtë. Votimi kryhet fshehurazi, personalisht dhe me stilolaps të kaltër. Fletëvotimi është i vlefshëm vetëm nëse është qartësisht i rrethuar numri i kandidatit ose listës. Votimi në grup, fotografimi dhe mbajtja e armëve në qendrën e votimit janë të ndaluara. Votuesve që kanë nevojë për ndihmë…

Lexo më Shumë

Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Dalan Alliaj 36 vjeç. Autori është shtetasi Bertil Alliaj, një person në kërkim i dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe rezulton të jetë kushëri me viktimën. “Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje…

Lexo më Shumë

Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperatura minimale do të zbresë në…

Lexo më Shumë

Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, do të zhvillohet sot, (2 nëntor), ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Ish-udhëheqësi socialist, një prej figurave më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, do të përcillet me nderimet më të larta shtetërore. Dita e sotme është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Personalitete, miq dhe të afërm do të nderojne me homazhe liderin historik të PS dhe ish kryeministrin, duke vendosur kurora me lule. Sipas programit zyrtar, homazhet publike do të nisin në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në 11:00. Më pas, në orën 11:15, do të…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohet sot në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 33 komuna ku mbahet votimi, vetëm tri gra janë kandidate për postin e kryetares së komunës. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, vetëm një grua u zgjodh kryetare komune. Nga gjithsej 44 kryetarë komunash të zgjedhur, kjo përfaqëson vetëm 2.2 për qind përfaqësim gjinor. Në këto zgjedhje morën pjesë 309 kandidatë për kryetarë komunash, prej të cilëve vetëm 32 ishin gra, ose 10.35 për qind e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Në 16 komuna dhe në Qytetin e Shkupit garoi vetëm…

Lexo më Shumë

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Lexo më Shumë

Në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, janë konstatuar mbetje kockash në brendësi të liqenit termal që u zbulua nga turistë çek disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë janë gjetur fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore. Mbetjet janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të rastit.

Lexo më Shumë

Nëpunës të Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, rajoni i Ohrit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas MPB-së, gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt ushqimor në fshatin Mesheishtë, komuna Debërcë, të cilin e përdorte G.M., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi dhe lëndësh narkotike. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 1.357 copë municione të kalibrave të ndryshëm, 488 kërcej të bimës së kanabisit, një kuti me fishekë kalibri 7.62 mm, dy revolverë të vjetër, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike,…

Lexo më Shumë