Author: almakos

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do qëndrojë pas hekurave vetëm 2 vite. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, është provuar se Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. Gjithashtu i pandehuri Altin Hajri dyshohet se ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”. Akuzat ndaj ish-deputetit Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix” ka rezultuar se i Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt…

Lexo më Shumë

NJë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Haqim Ramadani, i cili e humbi garën për komunë e Bërvenicës ka thënë se është në kërkim të punës. “Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, ka shkruar Ramadani. Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi publikisht se Ramadani do të shkarkohet nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale për shkak mënyrës se si ka vepruar në zgjedhjet lokale.

Lexo më Shumë

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve. Sipas ministrit, pensionistet qe marrin një pension deri ne 20 mije leke do te marrin bonus 15 mijë lekë. Ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus 10 mije leke. “Paratë janë shpërndarë në ministritë e linjës. Bonusi i fundvitit do të jetë njësoj si bonusi që kanë marrë vitin e kaluar.  Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë,…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 2 nëntor në 33 komuna, janë evidentuar gjithsej 19.287 fletëvotime të pavlefshme për kryetarë komunash, që përbën rreth 5.6% të të gjitha fletëvotimeve të përdorura. Sipas të dhënave, nga gjithsej 345.525 votues që morën pjesë në votim, 19.287 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme.Në Qytetin e Shkupit, nga 167.575 fletëvotime, 10.528 fletëvotime rezultuan të pavlefshme, që përbën 6.3% të totalit. Kjo do të thotë se pothuajse çdo fletëvotim i gjashtëmbëdhjetë në Shkup ishte i pavlefshëm. Dalja në votime në Shkup në raundin e dytë ishte 35.33%, ndërsa në nivel kombëtar…

Lexo më Shumë

Përveç Belinda Ballukut SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë vartës të saj. Bëhet fjalë për Ervis Berberin, Gentian Gjylin, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashica, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.  Kujtojmë që Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbërriti këtë të hënë në ambientet e SPAK  i shoqëruar nga avokati i tij. Kujtojmë që Belinda Ballaku akuzohet së në bashkëpunim me vartësit e saj paracaktoi tenderin për tunelin e Llogarasë që iu dha një kompanie turke me një vlerë 50 mln euro më të lartë sesa tenderi i parë që u fitua nga kompania Gjoka Konstruksion, por…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, dje kanë marrë një përgjigje të qartë nga rezultatet. Taravari parashtron edhe pyetje nëse shqiptarët kanë fituar me rezultatet e djeshme.“Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet.Faleminderit të Gjithëve!Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën.Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan!Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 01.10.2025-31.10.2025 si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të kryera nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 16,801 urdhërpagesa të dhëna, 4,821 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes, informojnë nga MPB-ja. Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal 121 persona, nga të cilët 94 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, katër për ngasje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose prekursorëve, 15 për ngasje…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja duke kërkuar dënimin e tij me 3 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar, nëse dënohet, do qëndroje 2 vite pas hekurave. Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Altin Hajri- korrupsion ne zgjedhje, perkrahje e autorit te krimit- 3 vite burg/ 2 vute burg Ahmet Masha- Tregim i sekretit shteteror, perkrahje e autorit te krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e dy shtetasve kinezë pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Mësohet se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve. Sipas burimeve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare, shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, erdhën në Tiranë…

Lexo më Shumë

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është marrë i pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë. [embedded content] Vartësi i Belinda Ballukut qëndroi rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme, por në dalje nuk pranoi të flasë, duke thënë se “nuk kemi bërë të bërë asnjë deklaratë”. Ndërkohë avokati i tij mbrojtës, konfirmoi se Gjyli është marrë i pandehur për tunelin e Llogarasë. Edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u mor e pandehur po për këtë tender, të premten e 31 tetorit. Numrit dy të qeverisë iu komunikua akuza e shkeljes së barazisë në tendera. Akuzat per Ballukun Në…

Lexo më Shumë

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli është deklaruar për “Front Online” ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me pagesa të fryra që arrijnë mesatarisht deri në 35 euro për anëtar të familjes. “Faturat e fryra të energjisë në mesatare deri në 35 euro për anëtarë të familjes. Dhimbje për popullin, përgjegjësi për qeverinë. Qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme: faturat e energjisë janë fryrë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa dimri afrohet dhe shumë familje nuk kanë mundësi të ngrohen si duhet”, thotë Qorrolli. Ai ka theksuar se situata është…

Lexo më Shumë