Author: almakos

Kompania “Austrian Construction Albania” shpk ka reaguar lidhur me operacionin e policisë dhe IKMT për të bllokuar punimet në një kompleks rezidencial që po ndërtohet në zonën e Saukut. Sipas policisë ky objekt ishte ndërtuar pa leje, ndërkohë që kompania që po zhvillon projektin ka publikuar lejet e miratuara nga Bashkia e Tiranës, në të cilën sipas tyre tregon se objekti është ndërtuar konform rregullave. Sipas shoqërisë “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”sh.p.k leja e dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe e firmosur nga Erion Veliaj parashikon ndërtimin e 33 vilave, ndërkohë që firma ka realizuar aktualisht 31 të tilla. “Miratimin e lejes…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për UNESCO-n, Zoran Ljutkov, po merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve “Rruga e Mëndafshit” në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Ljutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të promovuar bashkëpunimin me UNESCO-n dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e iniciativave që bashkojnë arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. “Vendi ynë ushqen respekt të veçantë për UNESCO-n, një organizatë që, me veprimet e saj,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë një tryeze të organizuar nga Ministria e Drejtësisë mbi projektin e ri të Kodit Penal ka deklaruar se “drejtësia nuk matet me shpejtësinë e ligjeve, por me cilësinë e mendimit që mbron lirinë”. Sipas Sokol Sadushit, procesi aktual i hartimit të Kodit Penal ka nevojë për një metodologji më të qartë dhe gjithëpërfshirëse, të mbështetur në transparencë dhe pjesëmarrje reale të institucioneve të drejtësisë, akademisë dhe shoqërisë civile. “Relacioni shpjegues flet për reformë, por mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analizën e ndikimit kriminologjik e social…

Lexo më Shumë

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegović, në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Qendra Kërkimore Ballkanike organizon konferencën shkencore me temë “Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit: Trashëgimia e Alija Izetbegović”. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 6 nëntor 2025, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Konferenca synon të hedhë dritë mbi një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Bosnjë e Hercegovinës Marrëveshjen e Dejtonit dhe të kujtojë trashëgiminë e qëndrueshme të Alija Izetbegović, e ndërtuar mbi themelet e paqes, drejtësisë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur hetim ndaj katër personave – dy burra dhe dy gra – të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, në bazë të nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Sipas akuzës, të dyshuarit kanë vepruar në grup dhe me forcë i kanë marrë një personi shumën prej 200 mijë denarësh. Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor, kur i dëmtuari kishte shkuar në një motel në Shkup me njërën nga të dyshuarat. Ajo i kishte propozuar të telefonojë një vajzë tjetër, me pretendimin se do ta ndihmonte për të gjetur “një…

Lexo më Shumë

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me makinë i armatosur dhe me municione luftarake. Në kuadër të operacionit të koduar “Akulli” u vu në pranga  ⁠Pëllumb Veseli, banues në Kukës. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip  “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të”, thotë policia. Njoftimi:  Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e…

Lexo më Shumë

Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë, pasi afati për formimin e qeverisë po afron me shpejtësi. Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të krijojë qeverinë e re, vendi do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme, një situatë që mund të sjellë pasiguri të mëtejshme. Glauk Konjufca, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar qeverinë e re. Ky mandat është një hap i rëndësishëm në procesin politik të vendit, por afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese është 15 ditë, që përfundon më 19 nëntor. Nëse qeveria nuk formohet…

Lexo më Shumë

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr. 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”. Ka qenë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekani për një borxh të pashlyer. I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë. Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave. Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor sot me fillim në ora 10, do ta mbajë seancën e 530-të, në të cilën do të debatohet rreth disa parashtresave dhe vërejtjeve të parashtruara nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave. MARKETING

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 2-3 ballë.

Lexo më Shumë