Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se më 4 nëntor 2025, rreth orës 21:30, në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria tre persona të mitur nga ky qytet. Sipas njoftimit, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, në afërsi të tyre është gjetur dhe konfiskuar sasi marihuane. “Të miturit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Në prani të prindërve është zhvilluar bisedë zyrtare me ta,” thuhet në komunikatën e SPB Tetovë. Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren parashtresat përkatëse…
Author: almakos
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Mensën e Studentëve në Prishtinë, ku një miu është parë duke lëvizur në hapësirën e ushqimit. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim mes studentëve, të cilët kërkojnë siguri për ushqimin që konsumojnë. Si do të reagojë drejtoria për të siguruar një ambient të pastër dhe të sigurt? Pamjet e publikuara nga studentët kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Një situatë e tillë është e papranueshme për një institucion që ofron shërbime ushqimore për studentët. Prania e brejtësve në ambiente të tilla është një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme…
Gjatë ceremonisë mortore të ish-liderit socialist dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, disa prej socialistëve të brezit të vjetër na risollën në kujtesë një ngjarje që, siç e pohuan edhe vetë, ndryshoi rrjedhën e politikës shqiptare, një histori që lidhet ngushtë me median tonë. Ishte tetori i vitit 2005, kur Partia Socialiste pas dorëheqjes së Nanos, ndodhej në një udhëkryq. Kongresi i Jashtëzakonshëm duhej të zgjidhte kryetarin e ri, por në ditën e parë, platforma e Edi Ramës u rrëzua me shumicë votash. Në atë moment, askush nuk e mendonte se fati i PS-së dhe i vetë Ramës do të ndryshonte brenda…
Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Në bisedat mes tyre, më 26 dhjetor 2024, Ervis Berberi i kërkon Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim. “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i…
Janë zbardhur përgjimet e bisedave mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Beberi, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë. Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku lë takim me vartësin e saj Ervis Berberi më 29 gusht 2021. “Në darke o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”. Pjesë nga dosja: Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”. Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben…
Elon Musk, një nga mendimtarët më të njohur të teknologjisë, ka bërë një parashikim të guximshëm: telefonat inteligjentë siç i njohim sot do të zhduken brenda pesë viteve. Ai beson se këto pajisje do të zëvendësohen nga teknologji të reja të bazuara plotësisht në Inteligjencën Artificiale. Në një intervistë të fundit në podkastin e Joe Roganit, Musk shpjegoi se telefoni i së ardhmes do të jetë një ndërfaqe e thjeshtë që lidh përdoruesin me AI-në, pa nevojën për sisteme operativë ose aplikacione tradicionale. Kjo ide ngre pyetje të mëdha mbi mënyrën se si ne do të ndërveprojmë me teknologjinë. “Imagjinoni…
Është gjetur shëndosh e mirë 15-vjeçarja nga Prizreni, Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 31 tetor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Po, është gjetur shëndosh dhe mirë, policia është duke trajtuar rastin në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Punë Sociale”, tha ai. Ndryshe, familjarët e 15-vjeçares kishin raportuar se ajo kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më. /Telegrafi/
Panorama Online ka siguruar pjesë nga dosjen hetimore për aferën e tunelit të Llogarasë, e cila po shqyrtohet SPAK ku ministarja e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, është marrë e pandehur. Në bisedat mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, para se ai të bëhet drejtor i ARRSH, lidhur me tunelin e Llogarasë, ministrja i drejtohet duke i thënë që “po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, mos më zhgënje”. Bisedat mes tyre janë zhvilluar para se Evis Berberi të merrte postin e kreut të ARRSH-së, ndërsa Balluku e uron për emërimin, duke i shkruar “Ta gëzosh,…
Deri më sot paradite në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) janë parashtruar 16 ankesa për procedurën për grumbullim dhe konstatim të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, që u mbajt të dielën më 2 nëntor. Afati për parashtrim të ankesave përfundon sot në orën 16:30 përkatësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve. Ankesat u paraqitën nga Haqim Ramadani, i mbështetur nga VLEN-i, në lidhje me procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në qendrat e votimit 2034, 2033, 2032, 2035, 2034, 2033, 2032, 2035 në Bërvenicë. Në këtë komunë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Jovica…
Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur në zonën e Saukut shembjen e disa vilave, që siç thotë policia janë ndërtuar pa leje.[embedded content]Por kompania “Austrian Construction Albania” thotë se IKMT ka nisur të prishur ndërtimet duke mos pasur asnjë dokument. Gjithashtu kompania thekson se ndërtimet janë bere me leje nga bashkia e Tiranës. Kompania që po zhvillon projektin ka publikuar lejet e miratuara nga Bashkia e Tiranës, në të cilën sipas tyre tregon se objekti është ndërtuar konform rregullave. Sipas shoqërisë “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”sh.p.k leja e dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe e firmosur nga Erion…
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka lançuar një platformë të re, Paviza.eu, e cila ofron informacion të detajuar mbi rregullat e udhëtimit në zonën Schengen. Kjo faqe është krijuar për të ndihmuar qytetarët në orientimin e tyre në një sistem të ri udhëtimi, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të kuptueshëm. Faqja Paviza.eu përmban të gjitha informacionet e nevojshme për ata që planifikojnë të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo është ndarë në seksione të ndryshme për të ofruar një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në informacionin e kërkuar. Qytetarët mund…
Kryeministri Edi Rama shmangu sot komentet lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, Rama u pyet nga gazetarët mbi hetimin ndaj Ballukut, por zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje dhe të mbyllë konferencën me ambasadorin e BE. Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE. Pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.

