Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me ar.më zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait. Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten.…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gullbovc, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje para shtëpisë së tyre. Sipas raportimeve, i dyshuari për këtë vrasje është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait. Raportohet se gjatë kohës që njerëzit po mbërrinin për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar fillimisht për të marrë bashkëshorten e tij. Pas disa minutash, ai është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me ar.më zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë. Të…
Driton Morina dhe Naim Morina janë dy vëllezërit që u vranë sot me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës. Ata u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh. Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre. Si ndodhi ngjarja? Sot, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar…
Fuqimisht jemi të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit transevropian me rëndësi strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë Evropën, porositi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, pasi me homologun e tij bullgar Grozdan Karaxhov e nënshkruan Marrëveshjen për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, njoftoi raportuesi i MIA-s. “Marrëveshja është ëndërr e gjeneratave në të dyja anët e kufirit, diçka për të cilën kemi lexuar, diçka që na është mësuar kur ishim fëmijë se të dy shtetet, dy…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi. I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe eshte shpallur ne kerkim. Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre. Viktimat jane të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se procesi zgjedhor në këto komuna ka përfunduar dhe rezultatet përfundimtare janë konfirmuar. Për tre komuna janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me rrjedhën e votimit, Brvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare, ndërsa Kondarko tha se ato do të shqyrtohen sot në seancë publike të Komisionit që fillon në orën 14:00. Përveç kësaj, janë paraqitur tre ankesa në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Gjatë seancës dëshmoi Agim Gjini, për vrasjen e Elvis Dedjas. Gjini ka qenë i dënuar më herët në kuadër të hetimeve për këtë çështje. Ai tregoi se ka punuar në një karburant në pronësi të Festim Qolit dhe Elvis Dedjas (Loshi), dy persona të lidhur me njëri-tjetrin përmes biznesit dhe miqësive të vjetra. “Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por patën një konflikt për një vajzë. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ishte në Durrës. Kishte frikë se…
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka komentuar Raportin e KE-së për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me konstatimin e disa eurokomnesarëve se Shqipëria është para Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së.“Ti bëjmë ndryshimet kushtetuese do të jetë më mirë, dhe më pas të marrim veto dhe probleme të reja, dhe atëherë do të fitojmë pesëshe”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.Mickoski shtoi se pas zgjedhjeve, qeveri do të merret me reforma në gjyqësor.“Jam shumë i kënaqur me Raportin, për shkak se nuk ka regres. Ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori, dhe…
Zëdhënësi i AUV-it, Muharrem Shahini ka folur për ndalimin e importit të shpezëve nga Hungaria, Gjermania dhe Italia. Ai tha se situata është nën monitorim të vazhdueshëm nga AUV-i. “Fjala nuk është vetëm për Hungari, është edhe për shtetin e Gjermanisë dhe Italisë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në momentin që e ka marrë njoftimin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisioni Evropian, ku është lajmëruar se në ferma komerciale dhe tek shpezët e egëra është përhapur Gripi i Shpezëve”. “Në momentin që hyjnë në Kosovë, çfarëdo regjioni, çfarëdo shteti edhe nëse nuk është i infektuar,…
Studentja, 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur mbrëmë në Tetovë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, nuk ka elemente të veprës penale. Megjithatë kanë filluar hetimet. Mediat lokale raportojnë se viktima është identifikuar si Daorsa Spahiu nga Gjakova. Prokuroria thotë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. Po ashtu është konfirmuar se në lidhje me rastin do të merren në pyetje disa persona. “Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar krerët e VLEN-it, për rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.Kurti shkruan se ky sukses është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it, vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe një shans për reforma në RMV.“Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të…
Aktivistë dhe përfaqësues fetare janë ngritur në protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore. “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar. “Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë”, tha Akil Pano. “Nëse projekligji kalon jeni duke shkatërruar familjen, shoqërinë. Flasim për rrëmbimin e fëmijëve, të jetës”, shtoi ai. Protestës para Parlamentit iu bashkuan për disa minuta edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të PD-së.

