Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit. Pas veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë sjellë një “realitet të ri ekonomik” me barriera më të larta tregtare dhe lëvizje më të kufizuara të kapitalit. Ai deklaroi se “rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.3 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar. Reshjet e shiut me intensitet të ulët prite të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit,…

Lexo më Shumë

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar Prokurorisë Publike të Shkupit një kallëzim penal kundër N.A., punonjës në Stacionin Policor Aerodrom pranë SPB Shkup, për dyshime për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në bashkëpunim, sipas nenit 236 dhe nenit 22 të Kodit Penal. Hetimet tregojnë se gjatë periudhës 5 janar – 7 maj 2025, N.A., në bashkëpunim me tre persona të tjerë nga Shkupi, ka marrë në mënyrë të paligjshme sende lëvizëse, përfshirë kabllo bakri nga instalime publike të një shoqërie aksionere në Shkup. Departamenti për kontroll…

Lexo më Shumë

Tensionet e papritura gjatë rinumërimit të votave në Mitrovicë kanë shkaktuar një atmosferë të nxehtë, duke nxitur debate dhe përplasje mes komisionerëve dhe prokurorëve. Çfarë e shkaktoi këtë situatë të tensionuar dhe si po e përballojnë palët e përfshira? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe vëzhgues të procesit zgjedhor. Ngjarjet filluan pas ndërprerjes së rinumërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, ku tensionet u rritën ndjeshëm. Pamjet e publikuara nga Mitropol tregojnë se situata u bë më e rëndë me kalimin e kohës, duke çuar në përplasje verbale mes komisionerëve dhe prokurorit të pranishëm. Kjo situatë…

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë ka ndodhur orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Siç bën me dije policia rreth orës 20:00 në lagjen 24 maji, 30-vjeçari B.S është goditur me thikë gjatë një sherri për motive të dobëta. Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, teksa po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit), Halil Snopçe, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kryetar legjitim i partisë mbetet Arben Taravari. “Aleanca për Shqiptarët ka një kryetar që quhet Arben Taravari. Edhe pse është në proces gjyqësor, kryetar legjitim për votat e ASH-së është Arben Taravari. Arben Fetai mund të krijojë fraksion tjetër ose parti tjetër, por kjo nuk është më e rëndësishme. Ai është pjesë e pushtetit, me përkrahësit e vet dhe të VLEN-it. Ne do të vazhdojmë të jemi opozitë dhe të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni,” tha Snopçe.…

Lexo më Shumë

Banorët janë mbledhur sot në mbrëmje jashtë godinës së Komisariatit të Pogradecit, në mbështetje të Kevi Muçllarit, që u arrestua nga uniformat blu pas incidentit të ndodhur në Këshillin Bashkiak dhe konfliktit fizik me një nga anëtarët e Këshillit. Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të banorit dhe bënë një deklaratë për mediat. “Kevi Muçllari mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin!”, thanë ata njëzëri. Gjithashtu banorët shprehen se këshilltari Shyti është njëkohësisht edhe punonjës i administratës së bashkisë, përveçse këshilltar, duke shkelur ligjin.

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe (krahu i Arben Taravarit), komentoi situatën brenda BDI-së duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit: “Një pjesë e BDI-së e udhëhequr me Izet Mexhitin fitoi pjesën tjetër të BDI-së.” Sipas Snopçes, Izet Mexhiti nuk ka qenë kurrë opozitë brenda BDI-së. “Faktikisht ai një vit ka pretenduar të jetë opozitë, por nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Për të gjitha akuzat që ia bën BDI-së, ka qenë partner dhe bashkëpunëtor i saj,” shtoi ai. Deputeti gjithashtu theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar të qëndrojë kritike ndaj veprimeve politike që i sheh të…

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita. “Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe. Ai theksoi rëndësinë e rolit kritik të partisë në skenën politike shqiptare dhe pozicionin e saj si zë opozitar. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia po pret analizat e ADN, nëse është i njëjti person me atë te gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të makinës në Skourta të Viotias. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit. Ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka dhënë shenja jete, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës. Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy…

Lexo më Shumë