Author: almakos

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit, ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Policia thote se gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë. Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës, përmes Fakultetit Filozofik, shënoi sot Ditën Botërore të Filozofisë me një aktivitet solemn, ku personalitete të njohura të mendimit akademik dhe filozofik theksuan rëndësinë e kësaj disipline në zhvillimin e shoqërisë dhe në mbrojtjen e lirisë së njeriut. Të pranishëm në ngjarje ishin studiues, profesorë, studentë dhe të ftuar nga fusha të ndryshme humaniste. Në fjalën e tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, theksoi se filozofia ka qenë historikisht një kritikë e fortë ndaj çdo forme dhune dhe kufizimi të lirisë. KUSHTRIM AHMETI, DEKANI I FAKULTETIT FILOZOFIK “Filozofia ka luajtur rolin e zërit…

Lexo më Shumë

Imazhe të papritura të takimeve midis shoferëve dhe kafshëve të egra vazhdojnë të shfaqen në rrugët e botës, duke krijuar situata të pazakonta dhe shpesh të rrezikshme. Një rast i tillë ndodhi së fundmi në Brazil, ku një anakondë gjigante bllokoi një rrugë të frekuentuar, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe shoferëve. Një video e regjistruar nga një kalimtar tregon një anakondë mbi pesë metra të gjatë që kalon me ngadalë një rrugë të autostradës Marechal Rondon. Pamjet e këtij incidenti shpejt u bënë virale në mediat sociale, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e internetit. Incidenti ndodhi në…

Lexo më Shumë

Edhe rast tjetër i një fëmije të helmuar në Kumanovë është regjistruar nga SPB Kumanovë. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili ka pirë disa tableta. Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës bëjnë të ditur se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup. “Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga SPB Kumanovë. Edhe një tjetër…

Lexo më Shumë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme. Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai…

Lexo më Shumë

Pasiguria për emrat që do t’i zëvëndësojë vendet boshe në Qeveri, pritet të zbardhet brenda ca ditëve. Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se konsultimet me VLEN-in për emrat e rinj të ministrave janë duke vazhduar dhe se në fillim të javës do të dihet gjithçka. Ai tha se për emrat nuk do të pritet përfundimi i kongresit të VMRO-së, por të njëjtat do të dorëzohen në fillim të javës së ardhshme. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Mendoj që në fillim të javës së ardhshme gjithçka do të dihet. Në fillim të javës së ardhshme do t’i parashtrojmë emrat. Më pas kemi…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet e përgjithshme. “Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze. Pas dekretit për shpërndarje i vjen rendi diskutimit për datën e zgjedhjeve. 21 dhe 28 dhjetor mund të bëhen zgjedhjet. Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, tha Osmani. Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit. Më herët Presidenca njoftoi për shpërndarjen e Kuvendit. “Në…

Lexo më Shumë

Shpenzimet minimale për një familje në nëntor arrijnë në 65.173 denarë, ndërsa me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë – 80.548 denarë, njoftoi Lidhaj e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Të dhënat nga LSM, e cila përgatit shportën minimale të sindikatës që pasqyron kostot e jetesës së një familjeje me katër anëtarë, tregojnë se këtë muaj nevojiten 23,534 denarë për ushqim dhe pije, dhe 6,130 denarë për shpenzime të përgjithshme. Krahasuar me tetorin, kur për shpenzime minimale mujore nevojiteshin 65.544 denarë, muajin e kaluar ka pasur një rënie prej 371 denarësh.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk. Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Në një pjesë të dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala theksohet se: “Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda…

Lexo më Shumë

Panorama.al ka siguruar përgjimet mes ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur me abuzimet me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, ku është marrë nën hetim edhe Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, e cila u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. Përgjimet: Evis Berberi: “Ja ta mendojme”. Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka Mendoje”. Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”. Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT-20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se qeveria është stabile dhe nuk mendojnë për zgjerimin e saj me deputetë të ri. “Koalicioni qeveritar ka një shumicë historikisht të qëndrueshme, dy të tretat, dhe në këtë moment nuk ka një mendim të tillë”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për mundësinë që krahu i Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët të hyjë në qeveri. Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, është larguar nga koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim”. Vendimi u mor në një mbledhje të kryesisë. Nga atje njoftuan se katër deputetët do të veprojnë si grup i pavarur…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi sot seancën paraprake për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Gjatë seancës, mbrojtja e Evis Berberit, nëpërmjet avokatëve të tij, kërkoi kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh, duke pretenduar se akuzat për korrupsion dhe pastrim parash nuk mbështeten me prova të mjaftueshme. Në rast se gjykata nuk do ta pranojë këtë kërkesë, mbrojtja e Berberit do të depozitoj kërkesën për gjykim të shkurtuar. Nga ana tjetër, i pandehuri Valter Begaj, përmes mbrojtësve të tij, kërkoi po ashtu kthimin e…

Lexo më Shumë