Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë pas përmbytjeve dhe shkatërrimeve masive prej motit të keq të të ditëve të fundit, që u vjen nga një gurore pranë shtëpive dhe hedhja e mbetjeve të shumta (fekale e ujëra të zeza), që dyshojnë se u vjen nga zona e Tiranës. Situata e reshjeve intensive të mesjavës, që shkaktuan anomali të ndryshme në disa zona të këtij rrethi, ka sjellë sot (22 nëntor) edhe reagimin e tyre. Në fshatin Borizanë operojnë edhe disa gurore, madje fare pranë banesave. Pikërisht një prej tyre ka bllokuar edhe përroin, i cili…
Author: almakos
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda. “Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025. Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftim. Ish-kreu i Shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024. Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe…
Sot është Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet…
Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedhja e ujit, është gjetur e pajetë. Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca. Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin. Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme.
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti. Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”. Si rezultat i të cilit, vunë në pranga…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.9 lekë dhe do shitet me 110 lekë.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall thirrje publike për ekspertë të cilët do të jenë pjesë e bazës së ekspertëve të Qendrës së Burimeve, i cili është i hapur për aplikim deri më 15 dhjetor të këtij viti. Krijimi i bazës së ekspertëve krijon një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të përfshihet do të ketë mundësinë të ndajë njohuritë, të punojë mbi sfida specifike, të krijojë zgjidhje dhe të japë kontribut të dukshëm në…
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Arben Zeqiri, vlerësoi veprimin e liderit të partisë për të dalë nga Aleanca Kombëtare për Integrim si një hap të guximshëm. “Shqiptarët na votuan kundër kësaj qeverie. Deri tani jemi në opozitë, në bllok opozitar, dhe qëndrojmë korrekt me votuesit tanë,” tha Zeqiri. Ai shtoi se veprimi i Selës është i guximshëm, veçanërisht në situatën kur ASH nuk arriti të fitojë asnjë nga komunat. “Të hysh në mes të dy fuqive – BDI-së në njërën anë dhe VLEN-I në anën tjetër – është një rrezik goxha i madh,” deklaroi…
Analisti politik Xhenur Iseni, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se Aleanca për Shqiptarët do të kishte qenë forca kryesore politike dhe do të kishte fituar përballë BDI-së, po të mos kishin ndodhur dy ndarjet e brendshme gjatë dy viteve të fundit. “E para që dua të them është se Aleanca për Shqiptarët, po të mos kishte kaluar këto ndarje, sot do të ishte forca e parë politike dhe do të fitonte përballë BDI-së si e vetme. Fatkeqësisht, Aleanca ka humbur kredibilitet,” tha Iseni. Ai theksoi se ndarjet e ASH-së kanë ndodhur në momente kritike, ku liderët e përfshirë…
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Arben Zeqiri, sonte në emisionin “Debat në Shenja” bëri të ditur se partia e tij është tërhequr nga koalicioni AKI, me qëllim që t’i rikthehet punës dhe konsolidimit të brendshëm. “Mendoj, ashtu si shumica e anëtarëve të kryesisë në mbledhjen e fundit, se është një veprim që duhet ta bëjë çdo parti politike: t’i kthehet vetvetes, anëtarësisë, substancës së vet, të bëjë analizat e duhura dhe të nisë riorganizimin,” deklaroi Zeqiri. Ai theksoi se pas çdo cikli zgjedhor, subjektet politike duhet të fokusohen tek vetja, pavarësisht presioneve të jashtme.“Edhe…
Pesë persona janë evakuuar sot nga autoritetet përkatëse në disa fshatra në Beratit për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik. Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë gjithashtu banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Gjithashtu prej mëngjesit shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga…

